Mode
Sunday, April 30, 2017
Minimize

Programi i Transparencës për Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje Posta Shqiptare sh.a.) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. Posta Shqiptare sh.a. do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Posta Shqiptare sh.a. nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.postashqiptare.al  si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. 

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Posta Shqiptare sh.a është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. 

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Posta Shqiptare sh.a.  janë:

1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Posta Shqiptare sh.a ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Posta Shqiptare sh.a dhe përkatësisht: Ligji nr. 9887, datë datë. 10.03.2008 “Për mbrojtjen të dhënave personale” i ndryshuar, Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

7. Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:

·         i plotë;

·         i saktë;

·         i përditësuar;

·         i thjeshtë në konsultim;

·         i kuptueshëm;

·         lehtësisht i aksesueshëm;

·         i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Posta Shqiptare sh.a vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit  www.postashqiptare.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

§ Strukturën organizative të autoritetit publik; 

§ Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;

§ Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës; 

§ Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit; 

§ Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime; 

§ Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit; 

§ Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara; 

§ Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;

§ Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;

§ Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Posta Shqiptare sh.a. një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

§ AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

§ Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Posta Shqiptare sh.a.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

                           

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Sektori Përgjegjës

 për Përgatitjen e Materialit  apo

 disponimin e tij.

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. 

Neni 7/1/a/d

Skemë

Tabelë e funksioneve, detyrave dhe kompetencave të drejtorëve/ive, arsimit, kualifikimet e drejtuesve.

Struktura e pagave Drejtoria e Pergjithshme.

Struktura e pagave kategoria e dyte.

Struktura e pagave kategoria e pare.

Struktura e pagave qendra tranzite.

Struktura kategoria e pare dhe  e dyte e degeve.

Struktura pagave filiali tirane.

Pas miratimit ne Keshill Mbikqyres.

Përditësohet

Në faqen zyrtare  në menunë “Rreth Nesh/Struktura Organizative, Drejtori i Pergjithshem”

Sektori i burimeve

njerëzore

Akte ndërkombëtare
ligje;
akte nën
ligjore;
dokument politikash;
dokument tjetër.

Neni 7/1/b

 

 

Ligje

Akte nënligjore

 



Pas botimit në fl /zyrtare

 

Në faqen zyrtare në menunë “Rreth Nesh / Legjislacion”






 

Posta Shqiptare dhe të tjerë institucione.

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,
adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat
e ankimit të vendimit përkatës.

Neni 7/1/c/g



Neni 13

Format kërkese
Format ankese
Shpjeguese

Vendim për tarifen e shërbimit të dhënies së informacionit (dokumentacionit) të kërkuar

Adresë postare: Terminali Center , Kthesa e Kamzës, pranë spitalit “Hygeia”, Kodi Postar 1001,
Adresë e-mail:
www.postashqiptare.al

Pas miratimit të Programit të transparencës.

Menjëherë në rast ndryshimesh

Në faqen zyrtare në menunë

Programi i Transparences

Drejtoria Juridike

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe
kontakt
et e koordinatorit për të drejtën e informimit.

Neni7/1/ç

Adresë postare: Terminali Center , Kthesa e Kamzës, pranë spitalit “Hygeia”, Kodi Postar 1001,
Adresë e-mail:
www.postashqiptare.al

ORARI: e Hene- e Enjte ora 8.oo -16.30

Epremte 8.00- 14.00

Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit.

Në faqen zyrtare në menunë “Koordinatori”

Drejtoria Juridike

Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

Neni 7/1/d

 Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare,

Statuti i Shoqërisë Posta Shqiptare

Rregullore


Rregullore për hetimin administrativ të sinjalizimit dhe mbrojtjen e konfidencialitetit në         Posta Shqiptare Sh.A


Rregullore e sherbimit financiar bankar

Rregullore e sherbimit universal 


Statuti Posta Shqiptare

Menjëherë pas botimit në fl /zyrtare.

 

Përditësohet ne raste ndryshimesh

Në faqen zyrtare në menunë “ Rreth nesh/Legjislacioni”

 

 

 DÇJuridike

Mekanizmat monitorues;
Raporte  auditi;
Dokumentet me tregues performance;

Neni7/1/dh

Raporte auditimi(KLSH)

 


 

Menjëherë pas depozitimit në Posta Shqiptare ose publikimit në faqen zyrtare të monitoruesve.

Në faqen zyrtare në menunë Programi i Transparences

 

 

 




Drejtoria e Burimeve Njerezore dhe

 Sherbimeve Mbeshtetese

Buxheti 

Neni 7/1/e 

Buxheti

Buxheti 2015

Buxheti 2016

Pas miratimit nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik ,Turizmit Tregtise dhe Sipermarrjes

Në faqen zyrtare në menunë “Rreth Nesh , Të dhëna Ekonomike Financiarei”

Drejtoria Ekonomike

Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë

Rregjistri

Regjistri i realizimit 2015

Regjistri i parashikimit 2016

Regjistri i realizimit 2016

Regjistri i parashikimit 2017

Menjëherë pas dërgimit në APP

Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparences”

Drejtoria Juridike

Shërbimet e autoritetit për publikun.

Neni 7/1/f

Sherbime Postare

Sherbime Financiare

Sherbime te tjera

Përditësohet periodikisht.

 

 

 

Në faqen zyrtare në menunë “Sherbimet”

Drejtoria e Sherbimit Postare, Drejtoria e Sherbimit Bankare Financiare

Interpost Shpk

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.

Neni 7/1/gj

Ne perputhje me kërkesat ligjore

Në faqen zyrtare në menunë Rreth Nesh”

Posta Shqiptare

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014 

 

Neni 7/1/i 

Tabelë 

Pas miratimit të programit të transparencës.

Në faqen zyrtare në menunë 

“Programi i Transparencës”
Me kufizime të identitetit të ankuesit. 

Koordinatori

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

Neni 7/1/k

 Sherbimet Postare, Gjurmimi i dergesave Postare,



 

Në faqen zyrtare në menunë “Rreth Nesh”


Informacione të tjera  të dobishme.

Neni 7/1/l dhe shkronja “h” e nenit 31 të Ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar.

Marreveshje bashkepunimi

Njoftime per shtyp

 

Perditesohen Periodikisht

Ne faqen zyrtare ne menunë “Njoftime”

Posta Shqiptare

Mbajtja e dokumentacionit nga Posta Shqiptare

Neni 7/1/h

Ruajtja e dokumentacionit ne sistemin arkivor te insititucionit behet ne perputhje me kuadrin ligjor per arkivat ne R.Sh.

Afatatet e ruajtjes se dokumentave

Në faqen zyrtare në menunë “Publikime”

DBNJSHMA/specialisti i Arkiv - Protokollit


 

V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Posta Shqiptare sh.a. vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.postashqiptare.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

 

VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

Programi i Trasparencës|Rregjistrimi i kerkesave dhe pergjigjeve|Kordinatori per te drejten e informacionit |
Copyright 2017 Posta Shqiptare

social

Na ndiqni në