Mode
Monday, July 24, 2017

Gjithmonë pranë jush dhe në shërbimin tuaj

Misioni

Shoqëria “Posta Shqiptare” sh.a, është një shoqëri tregtare e cila funksionon bazuar në ligjin Nr. 9901 date 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”. Si një shoqëri shtetërore, aksionet e saj zotërohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga Ministria e Zhillimik Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërrmarrjes, në 100% të kapitalit të saj. Burimi i të ardhurave të shoqërisë bazohet tërësisht nga aktiviteti i saj tregtar në shërbime postare, financiare dhe shërbime të tjera të karakterit tregtar. Pra Posta Shqiptare është një shoqëri tregtare e cila nuk financohet nga buxheti shtetit, por i krijon të ardhurat e saj nga aktiviteti tregtar, pra është një shoqëri me vete-financim.


Posta Shqiptare është kompania publike e shërbimeve e orientuar nga klienti që me rrjetin e saj të shtrirë në të gjithë territorin e vëndit deri në zonat më të thella rurale, ofron gamë te gjerë shërbimesh postare e financiare me cilësi e çmime konkuruese për individët, bizneset, institucionet, madje për të gjithë ata që nuk kanë akses në sistemin bankar.
Aktiviteti i gjithë shërbimeve postare është  parashikuar nga legjislacioni në fuqi për postat në territorin e Republikes së Shqipërisë. Aktiviteti i shërbimeve financiare dhe bankare në përputhje me legjislacionin bankar dhe liçencën e lëshuar nga Banka e Shqipërisë. Shoqëria siguron ofrimin e shërbimeve postare dhe financiare në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Shërbimet postare përfshijnë: Korrespondencen, letrat, shtypshkrimet, paketat e vogla, kolipostën, telefaksin, telegrame sms.


Aktiviteti postar mbulon fushat e mëposhme: Prodhimin, emëtimin, vënjen në qarkullim dhe tërheqjen nga qarkullimi të pullave postare dhe objekteve të lidhura me to, pranimin, përpunimin, veprimin dhe shpërndarjen e objekteve postare.
Aktiviteti i shërbimeve financiare përfshijnë: Shërbimet financiare e bankare, aktivitete sigurimi, shërbime transporti, shërbimet ndërmjetëse të lidhura me qarkullimin e parave, kryerjen e veprimeve bankare për llogari të të treteve, transferta parash, bonot e thesarit e shërbime të tjera. Shoqëria brënda caqeve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, do të kryejë çdo operacion tregtar dhe financiar që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me objektin e saj. Kjo përfshin gjithashtu hapjen e veprimtarive dhe kryerjen e shoqërive të reja si dhe pjesmarrjen në kapitalin e shoqërive të tjera brënda dhe jashtë vëndit.

Objektivat
Konsolidimi i pozicionit në tregun e shërbimeve për garantimin e qëndrueshmërisë financiare nëpërmjet arritjes së standardeve të njëjta të shërbimit të ofruara në gjithë infrastrukturën e kompanisë . Rritja e vazhdueshme e cilësisë dhe standarteve të shërbimit për të arritur kërkesat  e Bashkimit Europian për Cilësinë dhe Standartet. Përshpejtimi i sistemit të informatizimit, si një alternativë reale për të përballuar konkurencen në tregun e shërbimeve. Shndërrimin e Postes Shqiptare në një supermarket e lidër të shërbimeve, me prezencën e saj  në çdo familje shqiptare.

Bashkëpunim i vazhdueshëm me organizmat ndërkombëtare per t’u përfshirë në projektet rajonale e globale të zhvillimit të shërbimit mbështetur në teknologjitë modern. Posta Shqiptare mbështetur në potencialet e saje  të brendëshme ekonomike dhe njerëzore është e bindur në plotësimin sa më shpejt të standarteve europiane, duke patur mbështetje te vazhdueshme të qeverisë shqiptare, të partnerëve të saj strategji brenda dhe jashtë vëndit.
Faqja e pare|Rreth Nesh|STANDARTET E CILËSISË|Kontaktoni|Programi i Trasparencës|NJOFTIME |
Copyright 2017 Posta Shqiptare

social

Na ndiqni në