Mode
Saturday, February 25, 2017

 

 

 

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi

Të nderuar miq,

Në cilësinë e Drejtorit të  Përgjithshëm të Postës Shqiptare, vlerësoj si prioritare rritjen e performancës së shërbimit për qytetarët në çdo skaj të vendit. Objektiv madhor për ne do të mbetet performanca ekonomiko-financiare e shoqërisë. Posta Shqiptare tashmë duhet të ketë ambicien për tu kthyer në një institucion lider në treg duke ofruar një gamë më të madhe shërbimesh postare, financiare, bankare, etj.  Për ta realizuar këtë, nevojitet dedikim i plotë dhe përgjegjshmëri nga i gjithë stafi i shoqërisë, në mënyrë që  Posta Shqiptare të jetë një histori suksesi në menaxhimin e kompanive publike. Posta Shqiptare do të jetë gjithnjë e gatshme që sfidat ti kthej në mundësi zhvillimi për këtë sektor shërbimesh kaq të rëndësishëm për vendin.

Z. Majlind Lazimi  u lind në 6 maj të vitit 1984. Në  qershor të vitit  2008 ai është  diplomuar me titullin  Master Shkencor (Msc) në Banking dhe Finance, Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomikut, Departamenti i Bankë- Financë, Universiteti i Mesdheut Lindor, Qipro. Në gusht të vitit 2008  është pajisur me diplomën  Profesionale mbi : “Vlerësimin e Investimeve dhe Menaxhimin e Riskut” dhënë nga “John Deutch Institute”, “Queen`s University – Ontario, Kanada. Në vitin 2007  ka marrë diplomën e nivelit Bachelor (B.A), në Financë-Bankë, Departamenti i Bankë – Financë, Fakultetit i Biznesit dhe Ekonomikut, Universiteti i Mesdheut Lindor, Qipro. Diplomuar me titullin “ Top Student Award” me rezultate të shkëlqyera CGPA 4.00. Nga viti  2007 deri në  qershor 2008  ka punuar si  Asistent Pedagog ne Departamentin e Bankë – Financë, Fakulteti i  Biznesit dhe Ekonomikut, Universiteti i Mesdheut Lindor (EMU), Qipro. Z. Lazimi gjithashtu është i paisur me certifikate profesionale nga Instituti Kanadez i Bankierëve.

Në periudhën shtator 2009 – shtator  2010 ka ushtruar funksionin e  Këshilltarit të  i Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të  Jashtme.

Nga shtator i i 2010 – Janar  2011 ka ushtruar  funksionin e  Këshilltarit të Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të METE. Gjatë periudhës  janar 2011 – janar 2013 ka mbajtur pozicionin e Shefit  të Kabinetit ne Ministrinë e Ekononomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Nga muaji  janar 2013 - vazhdim – Shef i Kabinetit & Sekretar për  Çështjet Ekonomike, LSI. Në tetor të vitit 2013, z. Lazimi u emërua zv/ Ministër i Integrimit Evropian.  Ai ka kryer një sërë trajnimesh  dhe kualifikimesh si dhe ka marrë pjesë në dhjetëra takime bilaterale e konferenca të rëndësishme ndërkombëtare.

Drejtori i Përgjithshëm|Struktura Organizative|Historik|Vizioni|Të dhëna Ekonomiko-Financiare|Mundësi Punësimi|Legjislacioni|Cmime të Postës Shqiptare|Politikat e Privatesisë|Rregullore per mbrojtjen e te dhenave Personale|Trajnime|Aktivitete|Buxheti|Projekti i marrëveshjes së bashkimit me përthithje |
Copyright 2017 Posta Shqiptare

social

Na ndiqni në