Mode
Saturday, November 18, 2017
Minimize

Drejtori i Pergjithshem

Laert Duraj është Administrator i Postës Shqiptare Sh.a.

Laerti ka lindur në Tepelenë më 10 Nëntor 1972. Ka ndjekur studimet e larta për “Administrim – Biznes” në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës në periudhën 1991 -1995.

Karriera e tij si manaxher ka nisur shumë herët, duke filluar në fushën e telekomunikacioneve në operatorin e vetëm të telefonisë në atë kohë, Albtelecom sh.a., si Drejtor i Zonës së Tepelenës dhe për të vijuar më pas si Drejtor në Filialin e Shërbimeve të Reja në Tiranë. Në vitin 2004 Laerti emërohet Drejtor Marketingu në Drejtorinë e Përgjithshme të Albtelecom sh.a. ku është shquar për arritjet e tij në krijimin e një imazhi të ri për Albtelecom si markë, nëpërmjet produkteve cilësore dhe fushatave tërheqëse marketing.

Karriera e tij është e lidhur ngushtësisht dhe me arsimin. Në Shtator 2006, Laerti është një nga themeluesit e parë të Universitetit Europian të Tiranës ku do të punojë për disa vite si kancelar i tij detyrë e cila përfshinte administrimin dhe menaxhimin e Universitetit. Më pas, Laerti vijoi sërish me arsimin e lartë, si një nga themeluesit e “Kolegjit Profesional të Tiranës”, shkolla e parë dhe e vetme e arsimit të lartë profesional, një fushë e cila, e lënë pas dore prej shumë vitesh, po rikthehej tashmë si një nevojë në treg.

Në karrierën e tij si menaxher i suksesshëm, Laerti është dalluar për mënyrën dhe stilin e veçantë të drejtimit dhe administrimit, në ngritjen e skuadrave dhe frymës së grupit, në krijimin e historive të suksesit.

Laerti është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai vjen nga një familje arsimtarësh dhe gjithashtu edhe bashkëshortja është pjesë e këtij sistemi, si pedagoge në Universitetin e Tiranës. 

Krahas, karrierës së sukseshme si manaxher, Laerti është pjesëmarrës në angazhime publike. 

Drejtori i Pergjithshem|Zv. Drejtorët e Përgjithshëm|Organigrama |
Copyright 2017 Posta Shqiptare

social

Na ndiqni në 

                      Email