Mode
Thursday, December 14, 2017

 

Treguesit Ekonomiko-Financiarë për 6-Mujorin e parë të vitit 2017

Sipas treguesve të 6 mujorit të parë të vitit 2017, Posta Shqiptare rezulton  me performancë financiare pozitive, me fitim të realizuar në masën 79.8mln lekë, i cili përfaqëson një tejkalim prej rreth 13 herë,ose +86.9 mln lekë më shumë nga programi. Tejkalimi i fitimit ështërezultat i realizimit  të të ardhurave në masën 100.4%, ose +5 mln lekë më shumë se programi si dhe realizimit të shpenzimeve  në masën 93.1%, ose -81.9 mln lekë më pak nga programi. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,  të ardhurat janë rritur me 1.9% më shumë.

(000/leke)

Treguesit Ekonomiko-Financiarë për 3-Mujorin e parë të vitit 2017

                                                                                                                                                                                                                                                      (000/leke)


Të dhënat Ekonomiko-Financiare

Shifrat financiare për vitin 2014 janë mjaft pozitive krahasuar me 2013, kur Posta Shqiptare regjistrohej me humbje. 2.5 milion dollarë ose 301 milion leke të reja është fitimi i kompanisë për vitin 2014, me një realizim prej 110% të planit financiar.

Shërbimet financiare e bankare përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave të Postës Shqiptare, me 51%, ndërkohë që 49% të të ardhura vijnë nga shërbimet postare apo shërbime të tjera që kompania ofron në zyrat e saj. Një nga pikat më të forta të kësaj kompanie mbetet rrjeti i madh i zyrave postare në të gjithë territorin e vendit, ç’ka lejon që të jetë më pranë komunitetit edhe në zonat më të thella.

Nje nga objektivat afatgjata eshte domosdoshmëria për modernizimin e shërbimeve në mënyrë që Posta Shqiptare të jetë sa me konkurruese në një treg që sa vjen e liberalizohet. Pjesë e këtij modernizimi është edhe dixhitalizimi i sistemeve manaxhuese të burimeve njerëzore, logjistikes apo shërbimeve të ndryshme që ofrohen në zyrat postare. Ambiciet afatgjata të kompanisë jane për t’u kthyer në një Poste Banke duke ju referuar modeleve të disa vendeve të zhvilluara të cilat e kanë aplikuar me sukses. Një objektivë me rëndësi për vitin 2015 është edhe rikonstruksioni i disa zyrave postare në të gjithë vendin të cilat janë amortizuar dhe duhen kthyer në kushte optimale pune dhe shërbimi.

Fale rezultateve pozitive te vitit 2014 u mundesua edhe rritja e pagave të punonjesve me 10% si edhe futja e sistemit të bonuseve per vitin 2015.


Të Dhëna Ekonomiko Financiare

Shoqëria Posta Shqiptare SHA  në vitet 2005-2011 është  fuqizuar ekonomikisht, duke u paraqitur me një performancë financiare dhe lider në tregun e shërbimeve. Fitimi dhe të ardhurat e shoqërise, rezultojnë  me rritje nga njëri vit në  tjetrin, ku në fund të vitit 2011, përkatësisht fitimi është rritur rreth 1.5 herë  më  shumë, krahasuar me vitin 2005, ndërsa të ardhurat  janë  rreth 1.8 herë  më  shumë.
Numri i objekteve postare të pranuara si dhe të objekteve për frymë të popullsisë është rritur rreth 3 herë e gjysëm më shumë, çka tregon për një  rritje të besueshmërisë  ndaj Postës. Në fund të vitit 2011, mbi 148 mijë pensionistëve iu dorëzohet pensioni në shtëpi, nga  62 mijë  pensionistë që e merrnin pensionin në shtëpi, në vitin 2005.

Transaksionet financiare janë gati të dyfishuara.
Në plotësimin e misionit tonë të ofrimit të shërbimeve, kemi përdorur më  me efikasitet, rrjetin tonë  të gjerë postar, i cili ështe rritur si nga pikpamja sasiore dhe cilësore. Eshtë shtuar numri i zyrave postare nga 531 që ishin ne vitin 2005, në  553 ne vitin 2011,  dhe është  vënë në funksion , edhe  posta lëvizëse.

Me moton, për të qënë sa më afër klientit,  konsideruar atë  “mbret” dhe për ti shërbyer në kohë sa me të shpejtë, është  shtuar edhe numri i  sporteleve postare, ku ofrohet një gamë e shumëllojshme me rreth 79 shërbime postare,  financiare, bankare, bisnesi, etj.
Ndër këto shërbime, përveç atyre tradicionaleve, me vlerë të vecantë mund të përmendim shërbimet e ofruara gjatë  vitit 2010 e në  vazhdim, të shitjes së  Çertifikatave të Sigurisë  Elektronike dhe Internet  falas në  çdo zyrë postare në  mbështetje të  nismës së Qeverisë “Shqipëria në  moshën e internetit”.

Fuqizimi i flotës së transportit, është realizuar me rritjen e  numrit të mjeteve motorike (automjete dhe motorcikleta), në dispozicion të Qëndrës Tranzite dhe të filialeve, duke u rritur rreth 5 herë më shumë, nga viti 2005. Për sigurimin e vlerave monetare, gjatë  transpotimit të tyre, të gjitha filialet janë pajisur me mjete të tipit blind. Gjithashtu, ofrohet shërbimi i transportit ne çdo skaj të Shqipërisë, me 50% te çmimit të tregut. Me shtimin dhe riaktivizimin e shërbimeve të ofruara, njëkohësisht janë hapur dhe fronte te reja pune, ku per këto 5  vjet e gjysëm , janë punësuar rreth 655 punonjës të rinj, duke ndikuar sado pak në  një problem tepër të ndjeshëm social, uljen e papunësise dhe rritjen e mirqënies së  familjeve shqiptare,

Ndër prioritetet e shoqërisë ka qënë dhe mbetet kualifikimi dhe trajnimi i burimeve njerëzore me synim perafrimin e niveleve kualitative me standartet europiane.
Vendosja e kritereve sipas niveleve bashkohore  në rekrutimin e punonjësve të rinj, ka çuar në rritjen e numrit të punonjësve me arsim të lartë, gjë që tregon për rritje të nivelit profesional në punë si dhe të atij etiko-kulturor.
Me mjetet e vetë shoqërisë janë kryer investime në  vite, të cilat janë rritur me rreth 18 herë nga viti 2005, duke synuar:

·         kthimin në  identitet të zyrave ekzistuese, rritjen e performancës së zyrave postare në  zonat periferike dhe rurale

·         zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve në sportelet universale

Posta Shqiptare, duke krijuar një performancë të re dhe të qëndrueshme, është kthyer në  lider në fushën e shërbimeve. Kapitalet e saj, janë dyfishuar, në  krahasim me vitin 2005.