Mode
Friday, September 22, 2017
Minimize

Zv. Drejtor i Përgjithshëm Entel Agolli

                    


Z.Entel Agolli ka lindur në qytetin e Korçës.

Z.Agolli ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit në vitin 2009, dega Ekonomi Politikat Agrare pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. 
Në vitin 2011 po në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit në degën Ekonomi Politikat Agrare Z.Agolli është diplomuar me titullin Mas­ter Shkencor. 
Në vitin 2014 përfundon studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Europian të Tiranës në degën Juridik dhe në vitin 2016 diplomohet me titullin Master Shkencor në degën Juridik me drejtim në të Drejtën Penale, Universiteti Beder. 

Z.Agolli ka kryer një sërë kualifikimesh në fushën ekonomike dhe juridike si dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca të zhvilluara në fushën e ekonomisë dhe atë të drejtësisë. 

Në karrierën e tij, Z.Agolli ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Sigurisë dhe Cilësisë në Postën  Shqiptare sh.a dhe nga viti 2014 ai është një nga Administratorët e Shoqërisë Posta Shqiptare sh.a.