Mode
Thursday, December 14, 2017

ARKETIME


ARKETIME TE FATURAVE TË OSHEE 

Faturat e energjisë elektrike mund t’i paguani menjëherë me 0 (zero) komision në çdo zyre postare.
Paguani dhe informohuni me shërbimin tonë të shpejtë dhe të sigurt në të gjithë Shqipërinë!
Me paraqitjen e Librezës OSHEE, apo faturës së energjisë elektrike ju mund të:
1. Paguani faturën e energjisë elektrike
2. Paguani detyrimin e prapambetur ne formen e Akt-Marrveshjes me OSHEE
3. Informoheni mbi detyrimet e prapambetura dhe kamatvonesat
Gjithçka me 0 (zero) komision!
Kujdes! Pas kryerjes së pagesës ju do të pajiseni me mandatin që vërteton këtë veprim dhe mund të vulosni Librezën OSHEE. Ruajeni mandatin si provë të shlyerjes së detyrimit tuaj!

ARKETIME TE FATURAVE TE UJIT 

Faturat e konsumit mujor të ujit për Tiranën dhe Durrësin, si dhe faturat e prapambetura të UKT dhe UKD mund të paguhen menjëherë, në të gjitha zyrat postare, ku mund të:
1. Informoheni mbi vlerën e detyrimit
2. Paguani direkt në sistemin e UKT dhe UKD (online)
3. Hiqni në çast detyrimin ndaj UKT dhe UKD
4. Dokumentoni pagesën e faturave tuaja

ARKETIME TE GJOBAVE TE POLICISE 

Në të gjitha zyrat postare , ju mund të bëni:
1. Kontrollin për gjobat e kundravajtjeve rrugore në sistem (ONLINE)
2. Kryerjen e Pagesës së Gjobës
3. Verifikimin për heqjen e gjobës në momentin e pagesës (ONLINE)

TATIM PER TAKSAT VENDORE 

- Bazuar ne marreveshjet e lidhura me Bashkite Posta Shqiptare kryhen arketimin e detyrimeve te  personave juridik / fizik qe kane per bashkite ne te cilat jane nen juridiksion. 

- Klienti cili do te paraqitet ne sportelet e postes shqiptare duhet te jete i paisur detyrimisht me faturen per arketim te leshuar nga Bashkite respektive. Arketimi kryhet ne sistem dhe manualisht.

- Klienti pajiset me një kopje të mandat arkëtimit ,i cili nenshkruhet dhe vuloset nga Punonjesja e sportelit si edhe nenshkruhet nga klienti qe arketon vlerat.


KONTRIBUTI I SIGURIMEVE SHOQERORE  (Kontribut vullnetar dhe kontribut i bujkut privat I perllogaritur nga Drejtorite Rajonale te ISSH) 

- Arketimet e sigurimeve kryhen pasi klienti paraqet formularin e njoftimit per pagesen e kontributit vullnetar I plotesuar nga Drejtoria rajonale e Sigurimeve Shshoqerore

- Sherbimi I arketimit te kontributit  te bujkut kryhet pasi klienti paraqet nje urdher veprimi I plotesuar nga drssh.


LEGALIZIMET E DOKUMENTAVE NE MINISTRINE E JASHTME

- Bazuar ne marreveshjen e lidhur me Ministrine e Jashtme Posta Shqiptare luan rolin e ndermjetesit  duke i ardhur ne ndihme klientit per legalizimin e dokumentave qe do te perdoren jashte shtetit. Sherbimi i legalizimit kryhet  ne gjithe zyrat postare te Postes Shqiptare per llogari te Ministrise se Puneve te Jashtme. Sherbimi financiar  perfshin arketimin e  vleres  se pulles se  takses konsullore dhe komisionin e sherbimit.

- Punonjesi i pranimit  ne sportelin e zyres postare ben verifikimin paraprak per saktesine e vertetimit te dokumentave te cilat dergohen per t’u legalizuar.


VERTETIMI I GJENDJES GJYGJESORE 'Deshmi penaliteti'

- Bazuar ne marreveshjen e lidhur me Ministrine e Drejtesise, Drejtorine e Pergjithshme te Burgjve, Posta Shqiptare pranon ne sportelet e Zyrave Postare aplikimet e klienteve per pajisjen me Certifikate te Gjendjes Gjyqesore, Deshmi Penaliteti. Klienti paraqitet ne sportel me nje mjet Identifikimi dhe ploteson formularin e aplikimit per Deshmi Penaliteti. Pasi eshte plotesuar formulari, kryhet arketimi i vleres se Pulles Gjyqesore. Arketimi kryhet ne Sistem dhe klienti pajiset me mandat arketimi te nenshkruar nga arketari i zyres postare dhe nga klienti.

SHERBIMI I LEGALIZIMIT TE DOKUMENTAVE NE AMBASADEN ITALIANE

- Bazuar ne marreveshjen e lidhur me Ambasaden Italiane, Posta kryen shërbimin financiar te legalizimit te dokumentave për llogari të “Ambasadës së Italisë”. Sherbimi realizohet mbi legalizimin e dokumentave ne Ambasaden Italiane . 

Me pare klienti duhet te kete perkthyer dokumentat qe do te legalizoje ne perkthyes te betuar e te njohur nga Ministria e Drejtesise dhe t’i kete legalizuar ne Ministrine e Jashtme. Tarifa e legalizimit  percaktohet nga Ministria e Jashme Italiane  , eshte ne Euro dhe ne sistem konvertohet me    leke. Arketimi i vleres qe nevojitet per legalizimin e dokumentave kryhet ne sistem, dhe klienti pajiset me mandatin e arketimit. 


ARKETIMET E TARIFAVE TE SHKOLLIMIT NE UNIVERSITETE MATURA SHTETERORE etj

Posta Shqiptare kryen ne te gjitha Zyrat postare sherbimin e arketimit te  tarifave shkollore si me poshte :

1. Arketim per mature shteterore
2. Vertetim per kurse pasuniversitare
3. Tarife, vertetim notash
4. Tarife regjistrimi per master
5. Tarife regjistrimit ne universitet
6. Legalizim per MASH
7. Arketim per AKP (Agjensia Kombetare e Provimeve)

Cdo  klient  duhet te paiset me faturen per arketim te leshuar nga universitetet. Arketimi mund te behet si ne sistem dhe manualisht. Pas kryerjes se sherbimit klienti pajiset me mandat arketimi te nenshkruar nga punonjesja dhe klienti.


SHITJE PULLA TAKSE ME VLERA TE NDRYSHME

- Posta Shqiptare eshte licensuar nga Ministria e Finances si agjent shitjesh I pulles se takses per zyrat noteriale . Ne  zyrat postare shiten pulla takse te prerjeve te ndryshme.

AKREDITIMET DOGANORE

- Bazuar ne marreveshjen me Drejtorine e Pergjithshme te Doganave Posta Shqiptare luan rolin e agjentit Doganor per kryrjen e zhoganimeve  e objekteve nderkombetare qe jane objekt i procedurave doganore. Per realizimin e ketij sherbimi veprohet si me poshte:

-Agjenti doganor i Postes Shqiptare, ne baze te dokumentacionit te dhene nga perfaqesuesja e autoritetit doganor, sipas pershkrimit te mallit, per kodin e nomenklatures se mallrave 9900,do te percaktoje vleren qe klienti duhet te shlyeje per llogari te Drejtorise se Pergjitheshme te Doganave. 

- Vlera e detyrimit doganor do te vendoset ne njoftimin qe merr klienti. Kjo vlere nuk do te kete te perfshire komisionin e postes. Vlera e detyrimit doganor e vendosur ne lajmerim, njoftimin e klientit do te gjenerohet nga eterna postare(sipas perkatesise se sektoreve), per t’u  vijuar me pas nga punonjeset e perpunimit ne filialin/degen e postes perkates. Arketimi kryhet ne sistem dhe klienti pajiset me mandat arketimi.

ARKETIME KOPSHTE/ÇERDHE

- Posta Shqiptare kryen  sherbimin e arketimit  te faturave per femijet qe frekuentojne kopshtet dhe cerdhet.

- Çdo prind femije paraqitet  me  faturen per arketim çdo muaj te leshuar nga  Qendrat Ekonomike te  Zhvillimit dhe Edukimit te Femijeve.  Sherbimi realizohet  ne sistem, dhe klienti pajiset me mandat arketimi te nenshkruar nga punonjesja dhe klienti.


ARKETIMET PER AKOMODIMIN NE KONVIKTE

- Posta Shqiptare kryen arketimin  e  pagesave te akomodimit te studenteve, realizohet me paraqitjen e studentit ne sportelet e postes, i cili eshte i paisur nga  Ndermarja  e Trajtimit te Studenteve me formularin perkates. Ne baze te  formularit  behet pagesa ku shenohet numri i godines dhe nr i dhomes qe do te akomodohet. Studenti pajiset me mandat arketimi te nenshkruar nga punonjsja.


Arketime|Pagesa|Sherbimet Bankare|Tarifat e Sherbimeve|Kursi i Këmbimit Valutor |
Copyright 2017 Posta Shqiptare

social

Na ndiqni në 

                      Email