Mode
Monday, October 23, 2017

Pagesa


Posta Shqiptare ne zbatim te legjislacionit dhe marreveshjeve dy paleshe kryen edhe sherbime financiare ne formen e pagesave


PAGESA E PERFITIMEVE NGA SIGURIMET SHOQERORE 

Bazuar ne marreveshjen me ISSH Posta Shqiptare kryen pagesat e perfitimeve nga sigurimet shoqerore per personat perfitues sipas fondeve te akorduara nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore. Sherbimi realizohet ne sportelet e zyrave postare ne qytet e fshat si dhe prane qendrave  te banimit.

Pensioni i paguhet vete pensionistit prane sporteleve te Postes Shqiptare, me paraqitjen e dokumentave te identifikimit ( karte identiteti apo pasaporte biometrike) sipas fondit qe ISSH i ka akorduar dhe ngarkuar ne sistemin me te cilin operojme per pagesat e pensioneve Portali on-line. 

Pensionistit  i  dorezohet pensioni  edhe ne shtepi sipas kerkesave te tij. Pas pageses personi qe perfiton pension pajiset me mandat pagese te nenshkruar nga llogaritarja dhe arketarja e zyres postare dhe nga pensionisti.


PAGESA E SHERBIMIT FUNERAL 

Posta Shqiptare kryen prane Zyrave Postare edhe pagesen e shpenzimeve te sherbimit te varimit per shtetasit shqiptare sipas listes emerore e perfitueseve  te shpenzimeve te varrimit se bashku  me Urdher Pagesat  qe dergohet nga  DRSSH/ALSSH. Pagesa e shpenzimeve  te varrimit ne shume te menjehereshme i jepet personit te shenuar  ne urdher pagese, me paraqitjen e dokumentit identifikues te perfitusit dhe behet pagesa perkatese. Mbi bazen e Urdher Pageses, per çdo perfitues pritet mandat pagese  e cila nenshkruhet nga perfituesi  dhe punonjesi  i sherbimit qe kryen  pagesen.

PAGESA E LEJE LINDJEVE 

Posta Shqiptare kryen edhe pagesen e perfitimeve per leje lindje, bazuar ne marreveshjen  me ISSH. Sherbimi realizohet nepermjet sistemit dhe manualisht. Pagesa ne sistem realizohet me paraqitjen e perfituesit ne sportelet e zyrave postare ne filjal/dege, pas  verifikimit te  kartes se ID dhe shumes sipas raporteve te akorduara nga ISSH kryhet pagesa. Perfituesi pajiset me mandat pagese te nenshkruar nga punonjesja dhe perfituesi.


PAGESAT E NDIHMES EKONOMIKE DHE PERSONAVE ME AFTESI TE KUFIZUAR 

Bazuar ne marreveshjet e lidhura me Njesite Administrative ( Bashkite ) Posta Shqiptare kryen pagesat e Ndihmes Ekonomike dhe Pagesat e Personave me aftesi te kufizuar. Pagesa e ndihmes ekonomike realizohet ne sistem Eterna dhe ne menyre manuale. Pagesat fillojne vetem pasi te jete xhiruar fondi i akorduar per kete kategori personash nga ana e njesive administrative ne llogarite perkatese te Drejtorive te Filialeve te Postes. Personi Perfitues paraqitet prane sporteleve te Zyrave Postare i pajisur me mjet identifikimi. Pasi realizohet pagesa, perfituesi pajiset me mandat pagese te nenshkruar nga punonjesja dhe personi perfitues.

PAGESAT E TRANSPORTIT MESUES / NXENES 

Bazuar ne marreveshje me Drejtorite Rajonale Arsimore Posta Shqiptare kryen “Pagesat e transportit nxenes/mesues”. Drejtorite Rajonale Arsimore sjellin  listepagesat me emrat e nxenesve/mesueseve perfitues, te cilat perpilohen  sipas shkollave, dhe me pas kryhet pagesa ne Zyrat Postare. Perfituesi pajiset me mandat pagese per vleren qe ka perfituar.

SUBVENCIONI I LIBRIT 

Bazuar ne marreveshje me Drejtorite Rajonale Arsimore Posta Shqiptare kryen “Pagesat e subvencionimit te teksteve shkollore Drejtorite Rajonale  Arsimore sjellin  liste pagesat  te  cilat perpilohen  nga  ata, sipas  shkollave  ku  studjojne  nxenesit  perfitues. Perfituesi pajiset me mandat pagese per vleren qe ka perfituar.



SHERBIMET E NXENESVE EKSELENTE 

Bazuar ne marreveshje me Drejtorite Rajonale Arsimore Posta Shqiptare kryen pagesat e e nxenesve ekselente. Drejtorite Rajonale Arsimore sjellin  liste pagesat  te  cilat perpilohen  nga  ata, sipas  shkollave  ku  studjojne  nxenesit  perfitues. Sherbimi kryhet ne Zyrat Postare dhe pas kryerjes se pageses perfituesi pajiset me mandat pagese per vleren qe ka perfituar.

Arketime|Pagesa|Sherbimet Bankare|Tarifat e Sherbimeve|Kursi i Këmbimit Valutor |
Copyright 2017 Posta Shqiptare

social

Na ndiqni në 

                      Email