Mode
Tuesday, January 17, 2017

 

Minimize

EBQ - ENQ

Është pjesë e segmentit të shërbimit të shpejtë që Posta Shqiptare e ofron në të gjithë Shipërinë. Brënda dy orëve ne dorëzojmë çdo lloj porosie brënda Tiranës dhe ditën tjetër deri në orën 10 ne çojmë porositë e klientëve në të gjithë vëndin me tarifa me ekonomike se çdo kompani tjetër private që operon në tregun e liberalizuar.
Shërbimi ekspres i brëndshëm 2 vitet e fundit është zgjeruar dhe ka shumfishuar numrin e objekteve të pranuara dhe të shpërndara dhe ka rritur numrin e klienteve si nga popullata edhe të atyre zyrtare duke shtuar kështu numrin e kontratave të lidhura midis tyre dhe Postës Shqiptare.Për klientet me kontrate që kryejnë shërbim ekspres përmanent dhe me volume të konsiderueshme, Posta Shqiptare ofron tarifa preferenciale dhe siguron standartet në shpejtësi. 

Minimize

Ekspres Tirana

Për qytetin e Tiranës për më tepër se një vit funksion shërbimi më i ri “Ekspres Tirana” për çdo ditë të javës nga e hëna në të diel 24 orë non stop. Nepërmjet numrit telefonik 2 378 493 ju mund të surprizoni të afërmit tuaj duke dërguar një dhuratë, një tufë lule apo atë çka ju dëshironi, dokumenta, kartolina etj . 

Ky shërbim ju vjen në ndihmë brënda 30 minutave në të gjithë qytetin e Tiranës. Mjafton një telefonatë dhe korrieri do të jetë menjëherë tek ju për të marrë porosinë tuaj dhe për ta dërguar atë në destinacionin e dëshiruar. Kjo është ajo cfarë ne i ofrojmë klientëve tanë duke rritur besimin e tyre por dhe kënaqësinë tonë të shërbimit.

Minimize

Legalizimi i dokumentave me Ambasadën Greke

Është shërbimi ekspres  që ofrohet 100% nga Posta Shqiptare,  i cili kryhet nëpërmjet  Ambasadës Greke në Tiranë si dhe Konsullatave Greke në Korçë. Klientët paraqiten në sportelin e zyrës postare me  dokumentat  për legalizim në Ambasadë,  mandat pagesën e paguar në Bankë si dhe fotokopjo të kartës së identitetit. 
Në rastin kur  një nga pjestarët e familjes  në dokumentin e paraqitur në Ambasadë, ka kombësinë Greke, atëherë legalizimi I dokumentave bëhet pasi gjëndja civile përkatëse përgjigjet zyrtarisht Ambasadës Greke.
Për qytetin e Tiranës legalizimi realizohet brënda 24 orëve nga koha e pranimit dhe për të gjitha rrethet e vendit deri në skajet më të largëta për 48 orë. 

Minimize

Dëshmia e Penalitetit

Është shërbimi ekspres  që ofrohet 100% nga Posta Shqiptare I cili kryhet nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve(DPB) . 

Rastet e aplikimit në poste nga qytetaret  janë :
1.       Kur personat kërkojnë vërtetim të gjëndjes gjyqsore për dënim
2.       Kur personat kërkojnë vërtetim të gjëndjes gjyqsore për Ambasada
3.       Kur personat kërkojnë vërtetim të gjëndjes gjyqsore për jashtë shtetit 

Në 553 zyrat postare të gjitha filialeve pranojne zarfat në të cilat përmbahen fotokopje  e kartës së identitetit, formulari  I cili plotësohet në zyrën postare  si edhe mandati I arkëtimit  me  detyrimin për DBP .
Për qytetin e Tiranës legalizimi realizohet brënda 48 orëve nga koha e pranimit dhe për të gjitha rrethet e vendit deri në skajet më të largëta për 72 orë. 

Minimize

Legalizimi i dokumentave me Ministrinë e Punëve të Jashtme

Është një ndër  llojet e  shërbimit ekspres që ofrohet  nga Posta Shqiptare. Shpejtësia, saktësia, besueshmëria e këtij shërbimi sollën si rrjedhim rritjen e numrit të klientëve që ja besonin Postes Shiptare këtë shërbim.

Në 553 zyrat postare të gjitha filialeve pranojnë zarfat,  në të cilat përmbahen dokumentat për legalizim në Zyrën Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme si edhe arkëtohen të gjitha detyrimet për Zyrën Konsullore. Për qytetin e Tiranës legalizimi realizohet brënda 24 orëve nga koha e pranimit dhe për të gjitha rrethet e vëndit deri në skajet më të largëta për 48 orë. 

Ne jemi në shërbim gjatë gjithë ditëve të javës me qëllimin e vetëm që t’i vijmë në ndihmë qytetarëve, duke ju kursyer kohën e tyre të çmuar dhe shpenzimet për ata që detyroheshin të vinin nga rrethet e të prisnin në rradhët e gjata. 

Realizimi i këtij shërbimi nëpërmjet Postës Shqiptare jo vetëm ofron shpejtësi, garanci, lehtësi besueshmëri për të gjithë klientët por i ka dhënë fund penalizimit të qytetarëve nëpërmjet abuzimit të sekserëve.
Zbatimi i tarifës - Tarifa e shërbimit ekspres postar për Tiranë, Shkodër, Lezhë  janë 170 lekë për dy drejtime (Nisje – Mbërritje, Dërgues - Marrës) pavarësisht nga pesha.

Për qytetet e  tjera janë 380 lekë për dy drejtimet

Kur në postë paraqitet vetë personi identifikimi i tij kryhet nëpërmjet:

- Fotokopjes së pasaportës.
- Fotokopjes të kartës së identitetit .
- Dokument tjetër.

 Vërtetimi i dokumentave që legalizohen:

- Çertifikata - të vulosura në Prefekturë
- Raporte mjekësore - të vulosura në Drejtorinë e Shëndetit Publik ose Ministrinë e Shëndetësisë.
- Dëftesa e shkollës - e miratuar nga Drejtoria Arsimore ose Ministria e Arsimit
- Vërtetim pune - e miratuar nga Zyra e Punës dhe Ministria e Punës
- Vërtetim nga subjekte private - Firma e Presidentit të subjektit e vërtetuar nga Noteri.
- Vërtetim i Sigurimeve Shoqërore - nga Sigurimet Shoqërore dhe Instituti i Sig. Shoqërore në Tiranë.
- Dëshmi Penaliteti – Origjinale
- Dokumenta Universiteti – Firma e Rektorit
- Vendim Gjyqi – Kancelarët e Gjykatave (jo më vonë se 3 muaj nga data e lëshimit).
- Vërtetime nga Prokuroria – Prokurori apo Kancelari
- Vërtetim Pronësie – Hipoteka e rrethit apo Hipoteka qëndrore Tiranë
Dokumenta që nuk legalizohen
  1. Dokumenta që vijnë nga vende të ndryshme me vulë Apostile.
  2. Çdo dokument i lëshuar nga institucione të shteteve të huaja.
EMS|Ekspres i brendshëm |
Copyright 2017 Posta Shqiptare

social

Na ndiqni në