Mode
Saturday, November 18, 2017

 

Minimize

Telegrama SMS

Në zyrat tona postare realizohet shërbimi i pranimit të telegrameve me S.M.S   dhe të shpërndara në adresën e marrësit nga punonjësit e shërbimit postar.
Minimize

Kutia Postare

Një nga shërbimet që ofron "Posta Shqiptare" është pajtimi i kutisë postare pranë zyrave postare qëndrore nëpër rrethe të vendit. 
E gjithë korrespodenca e ardhur në drejtimin tuaj do të grumbullohet tek kjo kuti pranë zyrës postare. 
Ju do të pajiseni me numrin dhe çelësin e kutisë kundrejt tarifës përkatëse. Ju mund të merrni në kohën që dëshironi korrespondencën tuaj. 
Tarifa shiko lidhjen 2/10.
Minimize

Reklamacioni

Reklamimi i  objektit postar EMS
Për ndjekjen e fatit të një objekti postar EMS dërguesi ka të drejtë të bëjë reklamim, brenda 6 muajve nga data e postimit për mosmbërritje në destinacion të objektit. Reklamimi behet ne zyrat postare te sherbimit EMS. Reklamimi eshte falas.Reklamimi behet online nepermjet sistemit Rugby, Sistem i Sherbimit te Konsumatorit. Afati kohor i kthimit te Pergjigjeve  te reklamimeve nga administratat e destinacionit eshte 10 -24 ore pune.

Reklamimi i objektit postar te regjistruar
Për ndjekjen e fatit të një objekti postar të rregjistruar, dërguesi ka të drejtë të bëjë reklamim, brenda 6 muajve nga data e postimit për mosmbërritje në destinacion të objektit. 
Reklamimi bëhet pranë çdo zyre postare, pavarësisht nga zyra postare ku është postuar objekti 
Reklamimi bëhet kundrejt pagesës. Reklamimi behet online ne sistemin PRIME, Sistem i Sherbimit te Konsumatorit.Afati kohor i kthimit te pergjigjeve te reklamimeve nga administratat e destinacionit eshte 6 - 35 ore pune Shërbimi i vecantë (lajmërim marrje), plotëson kërkesën tuaj për çdo lloj informacioni lidhur me fatin e objektit tuaj. 

Reklamimi i objektit postar koliposte
Për ndjekjen e fatit të një objekti postar koliposte dërguesi ka të drejtë të bëjë reklamim, brenda 6 muajve nga data e postimit për mosmbërritje në destinacion të objektit. 
Reklamimi bëhet pranë çdo zyre postare, pavarësisht nga zyra postare ku është postuar objekti 
Reklamimi bëhet kundrejt pagesës. Reklamimi behet online ne sistemin Cricket, Sistem i Sherbimit te Konsumatorit. Afati kohor i kthimit te Pergjigjeve  te reklamimeve nga administratat e destinacionit eshte 12 -160 ore pune.

 

 

Minimize

Posta Direkte

"Posta Shqiptare Sh.A" ofron shërbimin më shumicë për klientë të mëdhenj për fatura të ndryshme si dhe shërbimin e postës direkte të adresuar dhe të paadresuar, që është një mjet komunikimi me anë të reklamës dhe marketingut. Me anë të këtij shërbimi kompani, firma dhe biznese të ndryshme postojnë në sportelet tona, (ose sipas dëshirës ne, me mjetet tona tërheqim në adresën e dhënë) broshura, fletëpalosje, katalogje të ndryshme me anë të të  cilave reklamojnë dhe promovojnë mallrat dhe shërbimet e tyre. 
Ne operojmë me tarifa konkurruese, cilësi shërbimi dhe shpërndarje në të gjithë territorin e vendit

Tarifat e Postës Direkte pa adresë: 

  • Për objekte reklamë me peshë deri ne 20 gr. Tarifa është 1.44 lek/copë.
  • Për objekte reklamë me peshë 21 – 50 gr. Tarifa është 2.52.lek/copë.
  • Për objekte reklamë me peshë 50 – 100 gr. Tarifa është 3.24.lek/copë.
Aplikohet ulje tarife për një sasi mbi 10000 objekte të postës direkte: 
10%  - për objekte me peshë 21 – 100 gr. 
5%   - për objekte me peshë deri në 20 gr. 
Tarifat e shërbimit të postës direkte me adresë: 


Tarifa shiko lidhjen extra
Minimize

Gjurmimi i objekteve

IPS (Sistemi Postar Ndërkombëtar ) është një sistem postar ndërkombëtar i integruar i cili kombinon përpunimin e postës dhe menaxhimin operacional.

IPS siguron një  pamje të saktë dhe të plotë të lëvizjes së objekteve postare duke mbuluar çdo zonë ndërmjet origjinës dhe destinacionit përfshirë dhe zyrat e shkëmbimit tranzit , transportuesit ndërkombëtar dhe trajtimin përmes doganes.

Objekitvi : Përmirësimi i cilësisë së shërbimit të postës ndërkombëtare nëpermjet matjes së plotë të proçesit të shpërndarjes së objekteve postare, monitorimi i objekteve postare dhe dërgesave  nga dërguesi tek marrësi,

Sistemi IPS ofron:
-Gjurmim të  objekteve EMS  nga vendi i origjines në destinacion dhe anasjelltas.
-Sigurimi i informacionit për objekte  të rregjistruara dhe kolipostare
-Përpunimi automatik i pakove, objekteve të rregjistruara në Filialin e Tranzitit të Postave dhe gjenerimi i dokumentave standarte të UPU-së
-Cilësi , saktësi dhe shpejtësi informacioni
Sistemi IPS automatizon proçesin postar ndërkombëtar nga fillimi në fund; për postën ajrore, për SAL -(postën tokësore dhe ajrore) dhe përfshin karakteristikat e nevojshme:
-Trajtimin e postës tokësore.
-Përpunimin e postës hyrëse dhe dalëse me shume fleksibilitet, prodhim te Buletinëve të Verifikimit.
-Intineraret: më shumë fleksibilitet për azhornimin e etapave ajrore, me anije dhe intenerari.
-Përpunimi i brendshëm: trajtimi i pjesshëm i dërgesave të brëndshme

Letra|Paketa|Shtypshkrime|Kartpostale|Cecograme|Komunikimet e gjyqësorit|Koliposta|EMS|Ekspres i brendshëm|Vecantë |
Copyright 2017 Posta Shqiptare

social

Na ndiqni në 

                      Email