Mode
Thursday, March 30, 2017

 

Minimize

Telegrama SMS

Në zyrat tona postare realizohet shërbimi i pranimit të telegrameve me S.M.S   dhe të shpërndara në adresën e marrësit nga punonjësit e shërbimit postar.
Minimize

Kutia Postare

Një nga shërbimet që ofron "Posta Shqiptare" është pajtimi i kutisë postare pranë zyrave postare qëndrore nëpër rrethe të vendit. 
E gjithë korrespodenca e ardhur në drejtimin tuaj do të grumbullohet tek kjo kuti pranë zyrës postare. 
Ju do të pajiseni me numrin dhe çelësin e kutisë kundrejt tarifës përkatëse. Ju mund të merrni në kohën që dëshironi korrespondencën tuaj. 
Tarifa shiko lidhjen 2/10.
Minimize

Reklamacioni

Reklamimi i  objektit postar EMS
Për ndjekjen e fatit të një objekti postar EMS dërguesi ka të drejtë të bëjë reklamim, brenda 6 muajve nga data e postimit për mosmbërritje në destinacion të objektit. Reklamimi behet ne zyrat postare te sherbimit EMS. Reklamimi eshte falas.Reklamimi behet online nepermjet sistemit Rugby, Sistem i Sherbimit te Konsumatorit. Afati kohor i kthimit te Pergjigjeve  te reklamimeve nga administratat e destinacionit eshte 10 -24 ore pune.

Reklamimi i objektit postar te regjistruar
Për ndjekjen e fatit të një objekti postar të rregjistruar, dërguesi ka të drejtë të bëjë reklamim, brenda 6 muajve nga data e postimit për mosmbërritje në destinacion të objektit. 
Reklamimi bëhet pranë çdo zyre postare, pavarësisht nga zyra postare ku është postuar objekti 
Reklamimi bëhet kundrejt pagesës. Reklamimi behet online ne sistemin PRIME, Sistem i Sherbimit te Konsumatorit.Afati kohor i kthimit te pergjigjeve te reklamimeve nga administratat e destinacionit eshte 6 - 35 ore pune Shërbimi i vecantë (lajmërim marrje), plotëson kërkesën tuaj për çdo lloj informacioni lidhur me fatin e objektit tuaj. 

Reklamimi i objektit postar koliposte
Për ndjekjen e fatit të një objekti postar koliposte dërguesi ka të drejtë të bëjë reklamim, brenda 6 muajve nga data e postimit për mosmbërritje në destinacion të objektit. 
Reklamimi bëhet pranë çdo zyre postare, pavarësisht nga zyra postare ku është postuar objekti 
Reklamimi bëhet kundrejt pagesës. Reklamimi behet online ne sistemin Cricket, Sistem i Sherbimit te Konsumatorit. Afati kohor i kthimit te Pergjigjeve  te reklamimeve nga administratat e destinacionit eshte 12 -160 ore pune.

Minimize

Posta Direkte

"Posta Shqiptare Sh.A" ofron shërbimin më shumicë për klientë të mëdhenj për fatura të ndryshme si dhe shërbimin e postës direkte të adresuar dhe të paadresuar, që është një mjet komunikimi me anë të reklamës dhe marketingut. Me anë të këtij shërbimi kompani, firma dhe biznese të ndryshme postojnë në sportelet tona, (ose sipas dëshirës ne, me mjetet tona tërheqim në adresën e dhënë) broshura, fletëpalosje, katalogje të ndryshme me anë të të  cilave reklamojnë dhe promovojnë mallrat dhe shërbimet e tyre. 
Ne operojmë me tarifa konkurruese, cilësi shërbimi dhe shpërndarje në të gjithë territorin e vendit

Tarifat e Postës Direkte pa adresë: 

  • Për objekte reklamë me peshë deri ne 20 gr. Tarifa është 1.44 lek/copë.
  • Për objekte reklamë me peshë 21 – 50 gr. Tarifa është 2.52.lek/copë.
  • Për objekte reklamë me peshë 50 – 100 gr. Tarifa është 3.24.lek/copë.
Aplikohet ulje tarife për një sasi mbi 10000 objekte të postës direkte: 
  • 10%  - për objekte me peshë 21 – 100 gr. 
  • 5%   - për objekte me peshë deri në 20 gr. 
  • Tarifat e shërbimit të postës direkte me adresë: 

Minimize

Gjurmimi i objekteve

IPS (Sistemi Postar Nderkombetar ) eshte nje sistem postar nderkombetar i integruar i cili kombinon perpunimin e postes DHE menaxhimin operacional
IPS siguron nje  pamje te sakte dhe te plote te levizjes se objekteve postare duke mbuluar cdo zone ndermjet origjines dhe destinacionit perfshire  dhe zyrat e shkembimit tranzit , transportuesit nderkombetar dhe trajtimin permes doganes.
Objekitvi : Permiresimi i cilesise se sherbimit te postes nderkombetare nepermjet matjes se plote te procesit te shperndarjes se objekteve postare , monitorimi i objekteve postare dhe dergesave  nga derguesi tek marresi,


Sistemi IPS ofron:
-Gjurmim te  objekteve EMS  nga vendi i origjines ne destinacion dhe anasjelltas.
-Sigurimi i informacionit per objekte  te rregjistruara dhe kolipostare
-Perpunimi automatik i pakove, objekteve te rregjistruara ne Filialin e Tranzitit te Postave dhe gjenerimi i dokumentave standarte te UPU-se
-Cilesi , saktesi dhe shpejtesi informacioni
Sistemi IPS automatizon proçesin postar nderkombetar nga fillimi ne fund; per posten ajrore, per SAL -(posten tokesore dhe ajrore) dhe perfshin karakteristikat e nevojshme:
-Trajtimin e postes tokesore.
-Perpunimin e postes hyrese dhe dalese me shume fleksibilitet, prodhim te Buletineve te Verifikimit.
-Intineraret: me shume fleksibilitet per azhornimin e etapave ajror, me anije dhe intenerari.
-Perpunimi i brendshem: trajtimi i pjesshem i dergesave te brendeshme
Minimize

Shërbimi ndaj klientit

Per mbarvajtjen e punes dhe te sherbimit ,Filiali i ‘’ Postes Shqiptare’’ sh.a Tirane kerkon te marre me qera 2 ambjente konkretisht:

1.Rruga e Dibres ne segmentin nga Medreseja deri tek Selvia .

2.Rruga Bardhyl ne segmentin nga Njesia Administrative Nr.4 deri tek kryqezimi I Porcelanit        Per me teper 

Minimize

Gjurmoni dërgesën tuaj

Gjurmoni  dergesen  tuaj.
Per  te  pare  destinacionin   e dergesave  te  kryera.
 
klikoni ketu.

Sherbimet postare qe ofron Posta Shqiptare |Koliposta|Vecantë|Lista e mallrave të ndaluara|Tarifa|Kodi Postar |
Copyright 2017 Posta Shqiptare

social

Na ndiqni në