Drejtorët e Departamenteve

Z.Vangjush Andoni ka lindur më 8 korrik 1968 në qytetin e Korçës.

Është diplomuar Inxhinier Elektronik në Universitetin Politeknik të Tiranës, në vitin 1992. Z. Andoni ka filluar eksperiencën si Inxhinier Elektronik në Radio Televizionin Shqiptar.

Në vitet 2000-2009, Z. Vangjush Andoni punoi në Postën Shqiptare ku ka qenë pjesë e projekteve inovative të kompanisë dhe nga viti 2004 ka drejtuar sektorin e Teknologjisë së Informacionit.  Në janar 2006 u emërua Drejtor i Teknologjisë së Informacionit pranë Postës Shqiptare.

Nga  periudha shkurt 2009 – shkurt 2013  Z. Andoni ka punuar pranë kompanisë konçesionare Aleat shpk/Safran Group.  Në periudhën nga janar 2014 deri në qershor 2017 ka mbajtur postin e Zv Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare dhe në periudhën nga data 6 qershor 2017 deri në 9 nëntor 2017, Z. Vangjush Andoni kreu me përkushtim detyrën e Administratorit të Postës Shqiptare sh.a.

Aktualisht Z. Vangjush   ushtron detyrën e Drejtorit të Departamentit të shërbimeve pranë Postës  Shqiptare sh.a.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X