Mode
Tuesday, January 17, 2017

Struktura

Minimize

NJOFTIM MBI SHPERBLIMIN E PENSIONISTEVE

Mbështetur në VKM nr. 885, datë 16.12.2016 “Për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit, 2016”, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare sha, nënshkruan sot marrëveshjen, ku Posta Shqiptare merr përsipër të kryejë pagesën e shpërblimit të festave të fundvitit pensionistëve, në qendrat e saj paguese, duke organizuar punën sipas një grafiku të veçantë, të miratuar për këtë qëllim, me orar veprimi nga ora 07.30 deri në orën 20.00, çdo ditë, duke filluar nga data 21.12.2016.
Pagesat e shpërblimit evidentohen me listëpagesë të veçantë. Listëpagesat do jenë ato që përdoren për pagesat e pensioneve.
Në rastet e pagesave për persona të autorizuar, dokumentet e identifikimit do të shërbejnë edhe për pagesën e pensionit.
Më poshtë do të keni grafikun e shpërndarjes së shpërblimit për pensionistët.
Pagesa e shpërblimit do të kryhet në qendrat paguese të pensioneve në të gjithë vendin, duke filluar nga data 21 - 30.12.2016.
Grafiku i shpërndarjes së pagesave është pjesë e marrëveshjes midis ISSH dhe POSTËS SHQIPTARE sha.
Të gjithë ata që nuk do të mund ta tërheqin këtë shpërblim deri më 30 dhjetor do të mund ta marrin atë bashkë me tërheqjen e pensionit në Janar e në vazhdim.

Minimize

Lazimi: Posta Shqiptare, synim drejt modernizimit dhe inovacionit

  

Drejtori i Postës Shqiptare takim me Drejtorin e Microsoft për Europën Qëndrore dhe Lindore

  

Drejtori i Postës Shqiptare z. Majlind Lazimi zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Microsoft për Europën Qëndrore dhe Lindore, z. Michael Kogeler.

Gjatë takimit, z.Lazimi bëri një prezantim të institucionit që ai drejton, për veprimtarinë dhe shërbimet që Posta ofron.

Z. Lazimi theksoi se bashkëpunimi i Postës Shqiptare me Microsoft, është mjaft i frytshëm, sidomos për përdorimin e disa licensave utilitare të ngjashme me administratat postare ndërkombëtare.

Gjatë diskutimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Microsoft për Europën Qëndrore dhe Lindore, z. Lazimi, shprehu gatishmërinë e kompanisë për të marrë eksperiencat dhe praktikat më të mira në këtë industri, si dhe theksoi faktin se për modernizimin e Postës Shqiptare do të vlerësohej mbështetja e gjigantit Microsoft me ide dhe projekte inovative, të cilat kanë rezultuar histori suksesi në vende të ndryshme të botës.

Z. Lazimi i prezantoi z. Kogeler një projekt inovativ dhe shumë të rëndësishëm që pritet të lancohet në fillim të vitit 2017, Digital Post Office, i cili fokusohet kryesisht tek zonat rurale dhe periferike. Nëpërmjet këtij projekti synohet një zgjidhje teknike për të dixhitalizuar pjesën e mbetur të rreth 200 zyrave postare që nuk janë të lidhura me sistemin qëndror të Postës Shqiptare.

Gjithashtu një projekt strategjik që po shqyrtohet për vitin e ardhshëm është edhe hyrja në tregun e pagesave përmes celularit. 

E-commerce është një tjetër mundësi e vërtetë biznesi që konsiderohet si potencial i së tashmes, duke synuar të zhvillohet edhe një platforme autentike e Postës Shqiptare të një tregu dixhital, ku konsumatorët të blejnë online dhe njëkohesisht të marrin edhe shërbimin postar përmes Postës.

Gjithashtu, në kuadër të një shërbimi më të mirë ndaj klientëve, së shpejti do të vendosen edhe Bankomatet Postare, të cilët do të luajnë rolin e një zyre postare që shpërndan pakot. Këto paisje automatike janë konceptuar që t’u japin mundësi klientëve të tërheqin pakot e tyre, duke u vetshërbyer 24 orë në 7 ditë të javës.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Microsoft, z. Michael Kogeler, shprehu gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme, dhe cilësoi takimin si mjaft pozitiv me një nga klientët më të rëndësishëm të Microsoftit në Shqipëri. Gjithashtu, z.Kogeler premtoi edhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së informacionit, në organizimin e disa seminareve dhe trajnimeve, që do të ishin shumë të rëndësishme për Postën Shqiptare, për t’u adaptuar me tregun vendas dhe ndërkombëtar me synimin final për  një shërbim sa më cilësor për konsumatorin.

Minimize

Në ditëlindjen e saj, Posta Shqiptare në ndihmë të “Shtëpisë së të Moshuarve”

         

 104-vjetori i krijimit të Administratës së Parë Postare

Me rastin e 104- vjetorit të krijimit të Administratës së Parë, Posta Shqiptare me qëllim përmbushjen e një objektivi të rëndësishëm të kësaj kompanie siç është përgjegjësia sociale, organizoi një aktivitet në mbështetje të  "Shtëpia e të Moshuarve”, një institucion, i cili ofron akomodim në mbështetje të moshës së tretë.

Aktiviteti i zhvilluar në ambientet e "Shtëpia e të Moshuarve”, kishte si qëllim përmbushjen e disa nevojave bazike të këtij institucioni, përmes një donacioni, me paisje të ndryshme elektro-shtëpiake.

Gjatë aktivitetit, Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare  z. Majlind Lazimi, tha se këtë vit kishin vendosur ta festonin ndryshe 104 vjetorin e krijimit të Postës Shqiptare, duke ju ardhur në ndihmë moshës së tretë. “Këtë vit vendosëm të mos e festonim me ekspozita, por zgjodhëm që si lajtmotiv të festës tonë të kishim mbështetjen ndaj një shtresë e cila ka nevojë për kujdesje, siç janë të moshuarit, ndaj vendosëm që të kontribuonim sado pak për të ndihmuar në nevojat që ka ky institucion social”- tha z. Lazimi.

Z. Lazimi theksoi me tej se “Ne si Postë Shqiptare nuk duam të shikohemi thjeshtë në planin e një kompanie publike tregtare, ku gjatë gjithë vitit krijojmë mundësinë që t’ju shërbejmë klientëve tanë, por ti shikojmë pikërisht disa shtresa të shoqërisë siç janë të moshuarit, jo thjeshtë si klientë që marrin çdo fund muaji pensionin e tyre, por mbi të gjitha duam të shpërblejmë pikërisht këtë përkrahje të tyre, këtë besim të tyre tek Posta Shqiptare, në këtë ditë jubilare për ne, siç është përvjetori i 104-t i Postës Shqiptare.  Në fakt jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë filialet tona, kemi shprehur interesin që Posta Shqiptare sipas mundësive që ka, të kontribuojë dhe të shprehë këtë përgjegjësi sociale në institucione të ndryshme siç janë jetimoret, institucionet e fëmijëve me aftësi të kufizuar, etj.”

Ndër të tjera, Z. Lazimi shtoi “jam shumë i lumtur që patëm mundësi të bashkëpunomin, dhe pse jo t’ju rikthejmë sado pak buzëqeshjen këtyre të moshuarve, pavarësisht vështirësive ekonomike dhe sociale që secili prej tyre ka.”

Në fund të fjalës së tij, z.Lazimi theksoi faktin se Posta Shqiptare nuk do të shfrytëzojë vetëm ditët e rëndësishme siç është kjo e sotmja, por gjatë gjithë vitit do të ketë ndjeshmërinë dhe sensitivitetin për të qenë sa më afër shtresave në nevojë.

Gjithashtu gjatë këtij aktiviteti, Drejtoresha e “Shtëpia e të Moshuarve”, znj, Anila Peçi, falenderoi Postën Shqiptare në emrin e të gjithë të moshuarve për ndihmën dhe donacionin utilitar që Posta Shqiptare kontribuoi sot.

Minimize

Lazimi: Posta Shqiptare e ka nisur rrugëtimin e saj drejt inovacionit

 

Posta Shqiptare merr pjesë në "Smart Balkan Forum"

U zhvillua forumi Ndërkombëtar "Smart  Balkan Forum", ku në fokus janë zhvillimet inovative dhe risitë teknologjike në shoqëritë publike dhe private.

Në këtë aktivitet pjesëmarrës ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, i cili foli për rolin e institucionit që ai drejton. Gjatë fjalës së tij, z. Lazimi u ndal në faktin se ështe e qartë se postat sikurse shumë industri e biznese të tjera, nevojitet që të gjejnë modele të reja biznesi të cilat reflektojnë tregun e sotëm dhe nevojat e konsumatorit.

Me tej, z. Lazimi shtoi se Posta Shqiptare manaxhimin e inovacionit nuk e konsideron si një koncept apo nje proces të lehte, sepse jo domosdoshmërisht idetë e reja përkthehen në rritje volumesh dhe të ardhurash, prandaj deri më tani Posta Shqiptare është treguar mjaft e kujdesshme në hapat që ka hedhur apo planifikuar drejt inovacionit.

Gjatë fjalës së tij z. Lazimi tha se Posta Shqiptare duhet të gjejë një pozicionim të ri në treg, që do të thotë dixhitalizim, por edhe përdorim më eficencë të burimeve aktuale duke i vënë ato në përdorim të një shërbimi më të përsonalizuar ndaj konsumatorit. “E-commerce është një mundësi e vërtetë biznesi që ne e kemi parë si potencial të së tashmes, duke menduar të zhvillojmë edhe një platforme autentike të Postës Shqiptare të një tregu dixhital ku konsumatorët të blejnë online dhe njëkohesisht të marrin edhe shërbimin postar nga ne”-tha z. Lazimi.

Një theks i rëndësishëm nga kjo administratë i është vënë një tjetër projekti inovativ që ka të bëjë me projektin Digital Post Office, i cili fokusohet kryesisht tek zonat rurale dhe periferike. Nëpërmjet këtij projekti synohet një zgjidhje teknike për të dixhitalizuar pjesën e mbetur të rreth 200 zyrave postare që nuk janë të lidhura me sistemin qëndror të Postës Shqiptare.

Një ndër prioritetet e Postës Shqiptare vazhdon të mbetet shërbimi ndaj klientit, i cili është një mundësi e shkëlqyer për inovacion dhe si pasojë Posta Shqiptare është shumë e interesuar për ta përmirësuar dhe zhvilluar atë më tej. Në kuadër të një shërbimi më të mirë ndaj klienteve janë edhe Bankomatet Postare të cilët do të luajnë rolin e një zyre postare që shpërndan pakot. Këto Paisje Automatike janë konceptuar që t’u japin mundësi klienteve të tërheqin pakot e tyre në mënyrë automatike, të vetshërbehen 24 orë në 24 e të mbarojnë punë më shpejt duke shmangur radhët që krijohen në zyrat postare që shpërnadajnë pakot.

Në fund të fjalës së tij, Z. Lazimi theksoi se barrierat e brendshme dhe të jashtme që hasen në drejtim të inovacionit, janë shumë të rëndësishme për të kuptuar dhe për t’u ndërgjegjësuar për pritshmëritë e Postës Shqiptare  dhe të klientëve tanë, pasi duhet të jemi realist për kushtet dhe stadin aktual të zhvillimit të vendit. Madhësia e tregut është një tjetër barrierë, pasi Shqipëria është një treg i limituar, me fuqi blerëse të moderuar dhe hezitues për ndryshime dhe adaptime teknologjike. “Gjithsesi, ne tashmë e kemi nisur rrugëtimin tonë drejt ndryshimeve dhe transformimit të domosdoshëm, i cili do të jetë i gjatë por i sigurtë. Inovacioni nuk është thjesht opsion por domosdoshmëri për ekzistencën e operatorëve postar në treg dhe shpresoj që të ecim më shpejt me hapin e kohës sikurse dëshirojnë klientët dhe partnerët tanë”- përfundoi z. Lazimi.

Minimize

Aplikimet pronësore dhe biografike të Arkivave i kalojnë Postës Shqiptare

 

Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit

Prej datës 21 nëntor të gjitha kërkesat për dokumente pronësore dhe biografike që gjenden në Arkivat e Shtetit do të kryhen në Postën Shqiptare, sipas praktikës ndërkombëtare arkivore të “kërkimit me pagesë“. Marrëveshja mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Postës Shqiptare u nënshkrua sot në mjediset e Arkivit Qendror Shtetëror në Tiranë, nga drejtorët e përgjithshëm, Ardit Bido dhe Majlind Lazimi. Marrëveshja parashikon që aplikimi për këto dokumente do të kryhet në të gjitha pikat e autorizuara të Postës Shqiptare dhe përgjigja do t’u kthehet qytetarëve në të njëjtën pikë ku kanë aplikuar, 23 ditë pas aplikimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, dr. Ardit Bido theksoi se kjo përbën një reformë tërësore. “Filozofia e Arkivave është që ato janë të hapura për këdo që i dëshiron, por lehtësojnë dhe ofrojnë shërbim në shtëpi për këdo që i kanë nevojë arkivat. Prandaj, kjo marrëveshje e negociuar prej dy muajsh është e një rëndësie të veçantë dhe një reformë tërësore. Ne e kemi kthyer shërbimin e dokumenteve pronësore dhe biografike nga diçka atipike shqiptare, në përputhje të plotë të praktikës ndërkombëtare arkivore të “kërkimit me pagesë“. Prej datës 21 nëntor, qytetarët nga i gjithë vendi nuk do të duhet të udhëtojnë katër herë për në Tiranë, por mjafton të shkojnë në pikën më të afërt të Postës dhe të aplikojnë. 23 ditë më vonë mjafton të shkojnë sërish për të marrë përgjigjen. Ky ndryshim rrënjësor vjen në përputhje me prioritetet kyç të qeverisjeve shqiptare, që është transparenca, lufta ndaj korrupsionit, që shmanget kur qytetari dhe specialisti kërkues nuk kanë kontakt të drejtpërdrejtë, si edhe shërbimi i shpejtë dhe cilësor ndaj qytetarëve. Nga ana tjetër, kjo marrëveshje mundëson që burimet njerëzore të arkivit t’I japin peshën e nevojshme shërbimit ndaj studiuesve, që për shkak të specifikave të deritanishme, ishte lënë pas dore” – tha z. Bido.

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, z. Majlind Lazimi theksoi se “Posta Shqiptare prej vitesh është një partner serioz për shumë institucione, të cilat kërkojnë bashkëpunimin tonë për kryerjen e shumë shërbimeve me interes publik.  Marrëveshja e sotme është një tjetër procedurë me rëndësi që i besohet Postës Shqiptare, si një institucion efikas dhe eficent në kryerjen e shërbimeve. Posta Shqiptare do të vazhdojë ti shërbejë qytetareve me të njëjtin përkushtim sikurse për çdo shërbim tjetër që ne ofrojmë.”

Kjo reformë e shërbimit të dokumenteve me karakter social-juridik të qytetarëve parashikon që qytetarët do të plotësojnë formularin e aplikimit në Postë, së bashku me pagesën e tariffës së “kërkimit me pagesë“ dhe dokumentet bashkalidhur. Përgjigja do të jepet në afat standard prej 23 ditësh, në mënyrë që të mos ketë përshpejtim abuziv të kërkesave të diferencuara për qytetarë të ndryshëm. Tarifat e shërbimit janë të njëjta me më parë, ndërkohë që qytetarëve do iu ulen kostot e transportit dhe sorollatja në zyrat e Arkivit Qendror Shtetëror dhe Arkivave Shtetërore Vendore, për një shërbim që tashmë do ta marrin pranë shtëpisë.

Të dhënat e detajuara dhe rregulloret e shërbimit do të gjenden të publikuara në faqen online të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, si edhe pranë pikave të autorizuara të Postës Shqiptare.

Minimize

Njoftim

Posta Shqiptare shpall konkursin per ripunimin e dy temave per emisionet e pulles postare shqiptare 2017 – 2018

Sipas vendimit nr. 6 dhe nr. 7 te Komisionit Shteteror te Pulles Postare Shqiptare, afati i dorezimit eshte data 5 dhjetor.

DEKLARATE PER TE DREJTEN E AUTORIT.pdf

Rregullat per pjesmarrjen ne konkurimin per bocetat e emisioneve per vitin 2017 - 2018.pdf

Temat e emisioneve per vitin 2017 2018 ripunim .pdf

Minimize

Dritëro Agolli bën 85 vjeç, emetohet sot pulla nga Posta Shqiptare

     

Me rastin e 85 vjetorit të lindjes, Posta Shqiptare ka vendosur t’i dedikojë pullën postare shkrimtarit dhe akademikut të shquar Dritëro Agolli.

Pulla postare është realizuar nga autori Petraq Papa, dhe ka një vlerë prej 120 lekësh.

Tirazhi i kësaj pulle postare është 34.250 pulla si dhe 250 copë FDC ( Zarfi i ditës së parë).

Emisioni i kësaj pullë përbëhet nga një seri me një pamje, një tabak të përbërë prej nëntë pullash, si dhe nga zarfi i ditës së parë.

Posta Shqiptare ka ekskluzivitetin e emetimit dhe prodhimit të pullës postare shqiptare, nëpërmjet të cilës pasqyron ngjarje të rëndësishme historike, kulturore, sportive, shqiptare apo ndërkombëtare.

Të dhëna mbi pullën postare:

Data e emetimit: 13.10.2016

Emisioni përbëhet nga 1 pullë

Autor: Petraq  Papa

Vlera e pullës: 120 lekë

Tirazhi: 34.250 pulla (120 lekëshe)

Përmasat e pullës: 31 x 43 mm

Kompozimi i tabakut: 9 pulla në tabak

Kompozimi i tabakut për shërbim postar:

28 pulla në tabak (120 lekëshe)

Zarfe të ditës së parë me pullë: 250 copë

Çmimi i zarfit të ditës së parë me pullë: 320lekë

Shtypur në Shqipëri nga Adel CO

Minimize

Stamboll: Zhvillohet Kongresi i 26-të Botëror i Postave, pjesëmarrëse edhe Posta Shqiptare


Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, z. Majlind Lazimi mori pjesë në Kongresin e 26-të të Unionit të Përbotshëm të Postave (UPU), zhvilluar më 20 Shtator- 7 Tetor 2016, në Stamboll, Turqi. Pjesëmarrës në këtë kongres ishin personalitete dhe autoritete të larta të shtetit turk, Kryeministri Yildirim, ministra të shumë shteteve anëtare dhe titullarë të institucioneve postare nga 192 vende të ndryshme të botës, si dhe aktorë të tjerë të tregut postar ndërkombëtar.
Çështjet kryesore të cilat u diskutuan nga pjesëmarrësit në konferencë, lidhen me sfidat që përballet dhe mundësitë që ofron sektori postar, identifikimi i klientëve dhe tregjeve potenciale, si dhe cilat modele biznesi duhet të implementohen për t’iu përshtatur sa më mirë kërkesës së tregut dhe trendeve të zhvillimit ekonomik dhe financiar botëror. 
Këtë kongres e përshëndeti edhe Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare Z. Lazimi, i cili gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti në plan ndërkombëtar, ku secili aktor ka dhe jep kontributin e tij. Z. Lazimi gjatë takimeve dhe diskutimeve theksoi nismat dhe projektet e ndërmarra nga Posta Shqiptare mbi dixhitalizimin e shërbimeve postare dhe financiare, zhvillimin e një platforme të re gjithëpërfshirëse për mbështetjen e zhvillimit të tregtisë elektronike (e-commerce), projekti i pagesave nëpërmjet telefonit (mobile payment platform) si një instrument i rëndësishëm në përfshirjen financiare të të gjithë qytetarëve, etj. Gjithashtu, me të pranishmit u nda projekt ideja e krijimit në një plan afat-mesëm të PostBank, e cila do të kishte një impakt të rëndësishëm për sektorin financiar bankar në vend.
Në panelet e mbajtura gjatë kongresit u diskutuan një sërë çështjesh si: risitë dhe invovacioni në shërbimet postare dhe financiare, sfidat e tregtisë elektronike (e-commerce), krijimi i lehtësirave në tregti dhe zhvillimi i sektorit të bizneseve të vogla dhe të mesme (SME) nëpërmjet rrjetit postar, përfshirja financiare dhe shërbimet financiare nëpërmjet postës, si dhe roli i shtetit në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori. Për më tepër, u vlerësua kontributi i sektorit postar në ekonominë lokale, rajonale dhe ndërkombëtare në tre dimensione, në atë ekonomik, social dhe ambjental.

Minimize

Shenjtërimi i Nënë Terezës më 4 shtator, Posta Shqiptare i dedikon pullën ditës së shënuar

        

  

Shenjtërimi i Nënë Terezës në datën 4 shtator vjen edhe me pullën e posaçme postare që Posta Shqiptare do të emetojë në nder të saj.

Pulla postare është realizuar nga autori Gentjan Gjikopulli, i cili ka përdorur stilin Rilindas Italian me ngjyrat e ngrohta e sfondin e errët, ndërkohë që drita hyjnore bie mbi veshjen e thjeshte të Nënë Terezës duke njëjtësuar këtë akt shenjtërimi si pjesë të Historisë së Artit dhe asaj Botërore. Kjo pullë është njëkohësisht edhe një vepër artistike e cila vlerëson këtë ditë të shenjtë si një ngjarje shumë të rëndësishme jo vetëm në historinë shqiptare por edhe në atë botërore.

Posta Shqiptare ka ekskluzivitetin e emetimit dhe prodhimit të pullës postare shqiptare, nëpërmjet së cilës pasqyron ngjarje të rëndësishme historike, kulturore, sportive, shqiptare apo ndërkombëtare.

Nënë TEREZA (Agnes Gonxhe Bojaxhiu, 1910-1997). Misionare katolike e përkushtuar ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe nevojtarëve, lindi në Shkup më 26 gusht 1910 në një familje katolike shqiptare të vendosur atje nga Shkodra. Në 1928 u vendos ne Kalkutë të Indisë ku kaloi të gjithë jetën e saj duke shërbyer dhe përkushtuar të varfërve e nevojtarëve. Nënë Tereza është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, përfitimet dhe shpërblimet prej të cilave i përdori në mbështetje të veprimit të saj humanitar në gjithë botën. Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997 dhe u varros në Kalkutë. Sot Urdhri i Nënë Terezës numëron mbi 4000 misionarë dhe mbi 100 mijë vullnetarë, që veprojnë në rreth 100 vende të botës. Misioni i saj në Shqipëri u hap më 1991 dhe po këtë vit kërkoi dhe mori pasaportën shqiptare. Në tetor 2003 Papa Gjon Pali II organizoi një ceremoni të madhe në Vatikan për lumturimin e Nënë Terezës, ndërsa ajo pritet të bëhet Shenjt në 4 shtator 2016 në një ceremoni të drejtuar nga Papa Francesco në Vatikan. Data 4 shtator do të shënohet në Kalenderin Apostolik si “Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës”.

Të dhëna mbi pullën postare:

Data e emetimit: 04.09.2016

Emisioni përbëhet nga 1 pullë

Autor: Gentjan Gjikopulli

Vlera e pullës: 120 lekë

Tirazhi: 39000 pulla (120-lekëshe)

Përmasat e pullës: 31 x 43 mm

Kompozimi i tabakut: 9 pulla në tabak

Kompozimi i tabakut për shërbim postar: 28 pulla në tabak (120-lekëshe)

Karnete: 3000 copë

Çmimi i karnetës: 205 lekë

Zarfe të ditës së parë: 400 copë

Çmimi i zarfit të ditës së parë me pullë: 370 lekë

Shtypur në Shqipëri nga Adel CO  

Minimize

Te nderuar qytetare

Me poshte po ju listojme hapat qe duhet te ndiqni ne rastet kur pagesen e detyrimit doganor per terheqjen e pakove tuaja do ta kryeni ne poste:

1 - Juve do t'ju vije ne adresen tuaj njoftimi nga Posta Shqiptare per mberritjen e pakos tuaj ne Shqiperi dhe ndalimin e saj ne dogane. Lajmerimi do te permbaje edhe shifren e detyrimit doganor se bashku me tarifat postare.

2 - Pasi merr lajmerimin, klienti i drejtohet zyres postare qendrore te qytetit ku banon dhe dorezon ne sportel karten e idenitetit, e cila skanohet nga sportelisti i Postes.

3 - Klienti kryen arketimin e detyrueshem ne sportelin e Postes Shqiptare dhe pajiset me mandat pagesen.

4 - Klienti paraqitet nje dite me vone prane zyres postare per te bere terheqjen e objektit.

Minimize

Njoftim mbi proçedurat Doganore

Posta Shqiptare, duke marrë shkas nga vendimi i fundit i qeverisë, në lidhje me uljen e tavanit për përjashtimin nga detyrimet doganore, në 22 euro për blerjet online dhe 45 euro për dërgesat nga individët jashtë vendit, duke vlerësuar interesin më të mirë të qytetarëve si dhe për të reduktuar burokracitë dhe kostot proçeduriale, nga java e ardhshme do të inicioj proçedura të reja lehtësuese për të gjithë klientët e saj.

Nga data 22 gusht, për të gjitha objektet postare të ardhura nga jashtë vendit, për të  cilat duhet të ndiqen proçedurat doganore dhe të paguhet vlera e detyrimit doganor, qytetarët mund të zgjedhin Postën Shqiptare për realizimin e saj, duke mos pasur më detyrimin për të ardhur në Tiranë.

Me marrjen e njoftimit nga Posta Shqiptare, për objektin postar që ka detyrime doganore, qytetari do të mund të paraqitet në zyrën postare qendër të filialit/degës me Kartën e Identitetit (ID), ku do të kryej edhe proçedurën përkatëse, duke patur mundësinë që të realizojë edhe pagesën e detyrimit në sportelet e Postës Shqiptare, për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Veprimet e plotësimit të deklaratës së thjeshtuar doganore, do të kryhen nga agjenti doganor i Postës dhe dokumentacioni i plotësuar do të vijohet për në Doganë.

Më pas, objekti postar do të vijohet në zyrën postare të qytetit ku banon qytetari.
Minimize

“Shqipëria në Euro 2016”, Posta Shqiptare i bën një dhuratë speciale publikut shqiptar

    

Data e emetimit: 10.06 .2016

Emisioni përbëhet nga 1 seri me 2 pulla

Autor: Petraq Papa

Vlerat e pullave: 70 lekë dhe 100 lekë

Tirazhi: 808.500 pulla (70 lekëshe), 458.500pulla (100 lekëshe)

Përmasat e pullës: 40 x 30 mm

Kompozimi i tabakut: 4 seri në tabak

Kompozimi i tabakut për shërbim postar: 32 pulla në tabak (70 lekëshe), 32 pulla në tabak (100 lekëshe)

Zarfe të ditës së parë: 500 copë

Çmimi i zarfit të ditës së parë me seri: 370 lekë

Sot, datë 10 Qershor 2016, Posta Shqiptare emeton pullën postare me tematikën ”Shqipëria në Euro 2016”. Kjo pullë vjen në një moment historik për futbollin shqiptar kur për herë të parë skuadra kombëtare shqiptare bëhet pjesë e këtij konkursi kaq të rëndësishëm europian. Ky moment unikal, sikurse për gjithë shqiptarët, nuk kishte si të mos ishte një frymëzim edhe për stafin e Postës Shqiptare, të cilët me shumë përkushtim arritën të prodhojnë këtë pullë në kohë rekord për ta nxjerrë në qarkullim për publikun në datën e caktuar. Pulla ”Shqipëria në Euro 2016” mbart një sërë elementesh kombëtare ku çdo shqiptar e gjen veten.

Kjo eshte nje dhuratë e bërë me shumë dashuri nga Posta Shqiptare për të gjithë publikun shqiptar, duke uruar dhe shpresuar në një sukses të kombëtares shqiptare në Francë 2016.

Minimize

Shenjtërimi i Nënë Terezës

 

  

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

POSTA SHQIPTARE SH.A

DREJTORIA E SHËRBIMIT POSTAR

SEKTORI I PULLËS DHE LETRAVE ME VLERË

  Adresa: Terminal Center, Kthesa e Kamzës,Kodi Postar 1029, Tel&Fax 042222315

   www.postashqiptare.al   


7 Qershor  2016,  Tiranë    

Kriteret e konkurimit për përgatitjen e bocetave të  emisionit shtesë të pullës postare   shqiptare që do të emetohet në 2016 me rastin e shejntërimit të Nënë Terezës 

Në zbatim të nenit Nr. 18 të VKM Nr. 1039 datë 16.12.2015 “Për Përcaktimin e   Procedurave Për Emetimin, Prodhimin, Përdorimin dhe Tregtimin e Pullës Postare Shqiptare", ju njohim me kriteret e pjesëmarrjes në konkursin për bocetat emisionit shtesë të pullës postare  shqiptare që do të emetohet në 2016 me rastin e shejntërimit të Nënë Terezës 

1.Kriteret duhen zbatuar në çdo pikë. 

2.Bocetet e emisionit do të përmbajnë bocetet e pullave dhe bllokut kur ka, bocetin e zarfit të ditës së parë dhe bocetin e vulës së ditës së parë. 

3.Bocetet duhet të jenë o në vertikale o në horizontale jo dy llojesh brenda një emisioni.

4.Tema dhe nën tema duhen shkruar në mënyrë të saktë mbi bocet në kompjuter siç ju është dhënë.

5.Vlerat e lekëve mbi pulla vendosini provizore për arsye kompozimi.

 

6. Fjala  SHQIPËRIA  duhet të jetë me shkronja të mëdha

7.Bocetet e punuara me dorë duhet të skanohen me resolucion të lartë rreth 1200 dpi në mënyrë që kur të punohen në kompjuter të paraqesin maksimalisht punimin me dorë. Bocetet e paraqitura me foto duhet gjithashtu të kenë resolucion të lartë fotot. 

8.Bocetet e punuara me dorë duhet të paraqiten së bashku me punimin e bocetit të punuar në kompjuter. 

9.Pullat duhet të punohen në kompjuter me programin vektorial Adobe Illustrator ose Corel Draw.

10. Në punimin e bocetit me kompjuter duhet respektuar saktësisht formati i pullës siç ju është dhënë dhe shkrimet( tema, nëntema, vlera në lekë dhe SHQIPËRIA) të jenë larg 2,5 mm brenda përmasave.

11. Bocetet per çdo pullë të emisionit duhet të printohen në format A4, si dhe në një A4 duhet printuar emisioni komplet me pullat, zarfin dhe vulën e ditës së parë në format real, Bocetet dhe printimet duhet të jenë pa emrin e autorit, modelet si më poshtë :

      A4 printim

12. Në rast se autori shënon emrin dhe mbiemrin mbi bocete të punuara me dorë dhe printime do ti jepen mbrapsht për ti korigjuar dhe riprintuar.

13. Emisioni  duhet të futet në zarf më vete ku të shkruhet vetëm tema jo emri i autorit

14. I gjithë materiali kompjuterik së bashku me fontet që janë përdorur për shkrimet do të futet në një CD që do të dorëzohet së bashku me bocetet origjinale dhe të printuara sic u tha më sipër, emri dhe mbiemri i saktë i autorit do të shënohen vetëm mbi CD. 

15. Në zbatim të pikës 2 të nenit Nr. 19 të VKM Nr. 1039 datë 16.12.2015 “Për Përcaktimin e Procedurave Për Emetimin, Prodhimin, Përdorimin dhe Tregtimin e Pullës Postare Shqiptare", konkuruesi duhet të paraqesë dhe deklaratën që punimi është origjinal dhe nuk shkel të drejtat e autorit.                                                                                                

16. Në zbatim të nenit Nr. 20 të VKM Nr. 1039 datë 16.12.2015 “Për Përcaktimin e Procedurave Për Emetimin, Prodhimin, Përdorimin dhe Tregtimin e Pullës Postare Shqiptare", punimet do të dorëzohen nga konkuruesi pranë protokollit në Drejtorinë e Përgjithshme të Postës Shqiptare ku do të rregjistrohen dhe do të hapen vetëm në prezencë të Komisionit Shtetëror të Pullës Postare Shqiptare.

17. Për çdo informacion tjetër të nevojshëm nga ana juaj kontaktoni me e-mailin  romir.llukaci@postashqiptare.al

18. Afati i dorëzimit të bocetave 07 korrik 2016 dhe është pa shtyrje.

19. Titulli “Shenjtërimi i Nënë Terezës”

20. Formati i pullës 31 x 43 ; formati i zarfit 180 x 100 mm ; formati i vulës diametër 30 mm.

Minimize

Perurohet Zyra e re postare Nr.2 tek Komuna e Parisit

 

Majlind Lazimi: Fokusi jonë, shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve

Si pasojë e fluksit të blerjeve online dhe numrit të madh të pakove dhe kolive, Posta Shqiptare ka përuruar një zyre të re, në “Komunën e Parisit” pranë shkollës “Kristaq Rama”, e cila do të jetë e dedikuar për shërbimet e kolipostës ( koli dhe paketa) si dhe shërbim postar dhe financiar.

Gjatë fjalës së tij në përurimin e zyrës së re, Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare tha se “Kjo zyrë e cila do ti shërbejë një popullate shumë të madhe me dhjetëra dhe mijëra banorë të zonës “ Komuna e Parisit”, nuk do të jetë thjeshtë për ato klientë të Postës Shqiptare që bëjnë blerje online, por do ti shërbejë në tërësi të gjithë popullatës edhe me shërbime të tjera, qofshin këto postare, por edhe financiare”.

Z. Lazimi bëri të ditur se është hapur edhe një zyrë e re postare në zonën e “Unazës së Re”, e cila gjithashtu është një zonë shumë e banuar, dhe nuk ka pasur prezencë të Postës Shqiptare. Ajo zyrë do të jetë universale, siç është edhe zyra aktuale, do të ketë disa shërbime, përfshirë edhe shërbimin e pensionistëve të cilët i përkasin asaj zone, të cilët për momentin pensionin e kanë marrë në zyrën më të afërt postare, e cila është ajo e Kombinatit.

Gjithashtu, dy kioska pensionesh janë zëvëndësuar me ambjente të reja në godina ekzistuese, duke krijuar kështu ambjente më të mëdhaja dhe më të përshtatshme për të shërbyer. Bëhet fjalë për zyrat e pensioneve tek “21 Dhjetori” dhe ajo pranë shkollës “Emin Duraku”.

Drejtori i Postës Shqiptare në fund të fjalës së tij tha se ‘Së shpëjti kemi në plan që të bëjmë edhe rikonstruksion të dhjëtë zyrave në Tiranë, si dhe 40 zyra në të gjithë Shqipërinë. Bëhet fjalë për zyra ku prej vitesh nuk ka pasur rikonstruksione. Fokusi jonë mbi të gjitha është shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve, por edhe një domosdshomëri për punonjësit tanë që të punojnë në kushte më të përshtatshme.”

Minimize

Posta Shqiptare dhe Shoqata e Koleksionistëve organizojnë ekspozitën filatelike ndërkombëtare “Balkanfila 2016”

 

Me datën 5 Maj, për herë të parë në Shqipëri u organizua “Balkanfila 2016”, ekspozita dhe konkursi filatelik me koleksione pullash nga i gjithë Ballkani, por edhe me pjesëmarrje nga Rusia, Ukraina e Moldavia. Ky event u organizua nga Shoqata e Koleksionisteve të Shqipërisë dhe Posta Shqiptare, nën kujdesin e veçante të Kryetarit të Kuvendit, Ilir META.

Balkanfila është një ekspozite filatelike ndërkombëtare e cila zhvillohet 1 herë në 4 vjet dhe për herë të parë u zhvillua në Shqipëri. Në këtë ekspozite, pjesëmarrësit kanë prezantuar  koleksionet e tyre me pulla filatelike që mbartin vlera të veçanta historike, artistike e kulturore.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe Drejtori i Postës Shqiptare, z. Majlind Lazimi, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, anëtarë të Këshillit të Ministrave si dhe personalitete të artit dhe kulturës.

Pjesë e Balkanfila 2016 ishte edhe Darka Gala gjatë të cilës u shpërndanë çmimet për pjesemarrësit në konkurs.

Balkanfila është jo vetëm një konkurs dhe ekspozitë filatelike ndërkombëtare, por ajo është një mundësi shumë e mirë që vende të ndryshme të njihen me kulturat e njeri-tjetrit dhe të krijojnë eksperienca të ndryshme. 

Minimize

Posta Shqiptare mbyll 2015 me 265 mln lekë fitim

 

Në analizën e performancës ekonomike për vitin 2015 të Postës Shqiptare, Drejtori i Postës, Majlind Lazimi theksoi se, viti që lam pas ka qenë i suksesshëm për këtë institucion, ku fitimi është regjistruar në rreth 265 milionë lekë, ose tre herë më shumë nga çfarë ishte programuar.

Aktiviteti kryesor i Postës Shqiptare janë shërbimet postare, të cilat për vitin 2015 kanë sjellë 55% të të ardhurave të kompanisë duke shënuar edhe një rritje prej 5% krahasuar me vitin 2014. Shërbimi ekspres (posta e shpejtë) është gjithashtu një shërbim në rritje, i cili ka kaluar pritshmëritë me një realizim prej 131.4%, çka premton për hapësira të reja për këtë shërbim, i cili në krahasim me operatorët privatë ofrohet kundrejt një çmimi mjaft konkurues.

As këtë vit nuk kanë ngelur mbrapa edhe shërbimet financiare-bankare të cilat kanë sjellë 42.2% të të ardhurave të Postës Shqiptare gjatë 2015.

Një arritje e rëndësishme e Postës Shqiptare për vitin 2015 ishte edhe rritja e pagave të punonjësve me 10%, pas shumë vitesh që nuk kishin pësuar rritje. Ky ndryshim ka rritur performancën e punonjësve dhe ka pasur ndikimin e tij në treguesit pozitivë ekonomikë.

Për vitin 2016 Posta Shqiptare e ka vendosur fokusin tek investimet në infrastrukturën e godinave dhe në teknologjinë e informacionit. Shuma e vënë në dispozicion për investime në rikonstruksionet e zyrave është 142.3 mln lekë dhe shumë shpejt do filloje rikonstruksioni i 50 zyrave postare në Tiranë dhe në rrethe. Ndërkohë ka filluar edhe investimi në teknologjinë e informacionit për informatizimin e sistemeve manaxhuese të burimeve njerëzore e financiare të kompanisë, çka do të ulë kostot dhe do të mundësojë një manaxhim më eficent në kohë reale.

Krijimi i PostBankës vazhdon të ngelet në vizionin e Postës Shqiptare si një investim dhe transformim i nevojshëm për përshtatjen e kësaj kompanie publike në një ambjent inovativ e konkurues e cila do t’i shërbejë jo vetëm Postes Shqiptare por edhe shoqërisë shqiptare në tërësi, duke pasur parasysh hezitimin e shumë qytetarëve për të përdorur bankën si mjet financiar në përditshmërinë e tyre për shkak të kostove të larta.

Projekti tjetër i  rëndësishëm që tashmë është në fazën e studimit të fizibilitetit dhe hartimit të biznesplanit është “sistemi i pagesave përmes celularit”, i cili është një instrument i rëndësishëm edhe në luftën kundër informalitetit në ekonomi. Ky është një projekt në sinkron të plotë me projektin e PostBankës sepse ka si qëllim kryesor përfshirjen financiare të të gjithë qytarëve në çdo cep të Shqipërisë duke u lehtesëuar mjaftueshëm pagesat për shërbimet utilitare, përmes vetëm një sms-je.

Minimize

Postës Shqiptare i dorëzohet autorizimi i përgjithshëm i shërbimeve postare

Në mbështetje të Neni 19 të Ligjit nr.46/2015, “Për Shërbimet Postare në Republikën e Shqipërisë”, dhe  Rregullores nr.38 datë 19.11.2015 për “Autorizimin e Përgjithshëm për Ofrimin e Shërbimeve Postare”,  në ambientet e AKEP u organizua një takim të Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare  z. Majlind Lazimi me Këshillin Drejtues dhe drejtues përgjegjës të  shërbimeve postare në AKEP.

Në takim u diskutua për problematikat dhe sfidat që ka Posat Shqiptare dhe tregu postar  në vënd. U theksua domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit midis AKEP-it dhe Postës Shqiptare për t’iu përgjigjur detyrimeve rregullatore që dalin nga ligji dhe rregulloreve të miratuara nga AKEP.

Lëshimi i Autorizimit të Përgjithshëm është i rëndësishëm për të vendosur në baza të plota ligjore në përputhje me detyrimet rregullatore  marrdhëniet rregullator-operator. U theksua domosdoshmëria e zbatimit të kushteve dhe detyrimeve që ka Posta Shqiptare  për cilësinë dhe rritjen e gamës së shërbimeve.

Nga ana e tij z. Piro Xhixho shprehu angazhimin e AKEP dhe stafit të tij në mbështetje të zbatimit të kuadrit rregullator dhe sigurimit të rregullave për një konkurencë të ndershme dhe të standarteve që kërkohen nga ligji dhe detyrimet nga Organizata Botërore e Postave “UPU”.


Minimize

Lazimi: Pensionet do të vazhdojnë të jenë në Postë, gati propozimi për Postbankën në vitin 2016

Pensionet do të vazhdojnë të jenë në Postë, gati propozimi për Postbankën në vitin 2016

Posta Shqiptare zhvilloi një takim me partnerë dhe operatorë të sistemit financiar për të diskutuar rreth rolit të Postës Shqiptare në sistemin financiar. Fokusi i këtij takimi ishte ofrimi i shërbimeve financiare nëpërmjet Postës Shqiptare si një institucion financiar jo-bankë dhe një agjent serioz për palët e tjera të cilat e ofrojnë apo do ta ofrojnë shërbimin e tyre nëpërmjet zyrave postare.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, z. Majlind Lazimi bëri një vlerësim të përgjithshëm të situatës financiare të Postës e cila në dy vitet e fundit duket mjaft pozitive, si edhe foli për vizionin dhe të ardhmen e Postës Shqiptare.  “Jemi një institucion ndër më të vjetrit në Shqipëri, me një përvojë 103 vjeçare si kompani, por nga ana tjetër me një ambicie për të diversifikuar portofolin e shërbimeve tona, dhe tashmë kemi një objektiv shumë të qartë që, përveç atyre shërbimeve të cilat janë klasike në sportelet tona, ne kemi dashur në mënyrë shumë agresive të rrisim prezencën tonë edhe në shërbime të cilat i vijnë më afër qytetarit, i vijnë më afër klientëve tanë, të cilët nëse mund të llogariten ne vlerë absolute i kalojnë 1 milion klientë në vit, duke përfshirë pjesën dërrmuese të cilët janë pensioniste, mbi 550 mijë, apo edhe klientë të tjerë të cilët bëjnë 70 shërbime të ndryshme, qofshin këto postare, apo financiare dhe bankare” – tha Lazimi.

Në lidhje me projektet për të ardhmen, Drejtori i Postës tha se pagesat nëpërmjet celularit në bashkëpunim me USAID dhe Postbanka janë projekte konkrete të cilat pritet të realizohen shumë shpejt. “Është e rëndësishme që në të gjithë këto iniciativa, patjetër të kemi mbështetjen institucionale të qeverisë, por jo vetëm, edhe të partnerëve tanë institucional, që këto iniciativa të bëhen realitet” – tha Lazimi.

Se fundmi, Drtejtori i Postës Shqiptare nuk la pa përmendur edhe çështjen e pensionistëve të cilët e marrin pensionin në Postë, duke thënë se mediatizimi i fundit i kësaj çeshtjeje nga ana e MMRS-së për t’i marrë ato në banka ka qenë një keqinformim për këtë kategori qytetarësh. “Dua të konfirmoj që ky shërbim do të vazhdojë të behët nga Posta Shqiptare, dhe jo vetëm per 550 mijë pensioniste, por ndoshta edhe me shume pensionistë mund të zgjedhin Postën shqiptare për të bërë këtë shërbim në të ardhmen. Ne kemi burimet njerezore dhe e ofrojme edhe në shtëpi këtë shërbim” – perfundoi Lazimi.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga USAID, Konfindustria, bankat, kompanitë e sigurimeve dhe institucioneve të tjera financiare

Minimize

POSTA SHQIPTARE THELLON BASHKEPUNIMIN ME DEUTCHE POST-DHL GRUP


Lazimi vizite pune ne Bon te Gjermanise

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Z. Majlind Lazimi zhvilloi sot një vizitë pune në zyrat qendrore të Postës Gjermane në Bon-Gjermani, ku u takua me anëtare të Bordit Drejtues të Deutsche Post DHL Group.

Qëlllimi i vizitës ishte thellimi i bashkëpunimit dypalesh me Postën Gjermane dhe rritja e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët në shërbimin postar dhe financiar.

Gjatë takimeve, z. Lazimi  prezantoi nismat dhe projektet e ndërmarra nga Posta Shqiptare mbi dixhitalizimin e shërbimeve postare dhe financiare, zhvillimin e një platforme të re gjithëpërfshirëse për mbështetjen e zhvillimit të tregtisë elektronike (e-commerce), projektit të pagesave nepërmjet telefonit (mobile paymemts platform) si një instrument i rëndësishëm në përfshirjen financiare të të gjithë qytetarëve, dhe projekti për krijimin e Postbank-es, etj.

Gjatë takimit palët ranë dakort për rritjen e bashkëpunimit në fusha konkrete me interes të perbashkët si; e-commerce, shërbim ekspres postar, logjistike, IT, etj. Drejtuesit gjermane treguan gatishmëri maksimale në ofrimin e asistencës dhe ekspertizës bashkëkohore në shërbimin postar dhe financiar, duke ju referuar eksperiencave më të mira dhe sukseseve të modelit të biznesit të Postës Gjermane. Kjo vizitë do të pasohet me takime në nivel teknik për të diskutuar më tej hapat konkretë të këtij bashkepunimi.


Minimize

70-VJETORI I OKB-SË, POSTA SHQIPTARE EMETON PULLËN E POSAÇME

              

Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Posta Shqiptare, në kuadër të kësaj ngjarje, emeton një pullë postare të posaçme, e cila do të dalë në qarkullim me datë 24 tetor 2015.

Emisioni i kësaj pullë përbëhet nga një seri me një pamje, një tabak të përbërë prej nëntë pullash, si dhe nga zarfi i ditës së parë.

Dizanji i bocetit është realizuar nga autori Spiro Vllahu dhe ka një vlerë prej 180 lekësh. Tirazhi i kësaj pulle postare është 105000 pulla si dhe 300 copë FDC ( Zarfi i ditës së parë).

Posta Shqiptare ka eskluzivitetin e emetimit dhe prodhimit të pullës postare shqiptare. Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, deklaroi se Posta Shqiptare shpreh kënaqësinë e emetimit të kësaj pulle me rastin e e 70-vjetorit të themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe shprehu gatishmërinë që në të ardhmen nëpërmjet pullës postare shqiptare të pasqyrohen ngjarje të tjera të rëndësishme historike, kulturore, sportive, etj, të vendit tonë dhe ato ndërkombëtare.

Organizata e Kombeve të Bashkuara

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) është organizata më e madhe në botë, e cila u  themelua pas Luftës së Dytë Botërore, në 24 tetor 1945 me iniciativën e shteteve fituese të Luftës së Dytë Botërore (ShBA, Kina, Anglia, B. Sovjetik dhe Franca), me qëllim kryesor forcimin e bashkëpunimit midis shteteve, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Ajo përbëhet nga 193 shtete.

Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Kombet e Bashkuara kanë luajtur një rol të madh në uljen e tensioneve në një botë të polarizuar. Pas rënies së Murit të Berlinit, OKB-ja

ka mundur të ruajë autoritetin e vet, pavarësisht ndryshimeve të mëdha në rendin botëror.   Pranimi i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara më 14 dhjetor 1955, përbën  padyshim një nga ngjarjet e shënuara në historinë e vendit. Menjëherë pas anëtarësimit, Shqipëria mori pjesë në mënyrë aktive në punimet e organeve dhe agjencive të specializuara të OKB-së.  Shqipëria mban misione të përhershme diplomatike pranë selisë të OKB-së në Nju Jork dhe zyrave të OKB-së në Gjenevë dhe në Vjenë. Gjatë aktivitetit të saj në Kombet e Bashkuara, Shqipëria u ka kushtuar rëndësi të veçantë çështjeve që lidhen me ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe sigurisë, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut,  zbutjen e problemeve ekonomiko- sociale,  të mbrojtjes së mjedisit etj.

Shqipëria u zgjodh anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut për periudhën 2015-2017 dhe kandidon për anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB për periudhën 2022-2023 si dhe për Zëvendëspresident i Asamblesë së Përgjithshme të OKB për Sesionin e 75-të të saj.

Minimize

Ndeshja historike Shqipëri-Serbi, Posta Shqiptare emeton pullën për 85 vjetorin e FSHF

  

Ndeshja historike Shqipëri-Serbi, Posta Shqiptare emeton pullën për 85 vjetorin e FSHF

Këtë vit mbushen plot 85 vjet nga krijimi i Federatës Shqiptare të Futbollit në vitin 1930, kur Mbreti Zog firmoste dekretin për themelimin e Federatës Sportive, pjesë e parë e të cilës u bë FSHF, e cila në po atë vit organizoi edhe kampionatin e parë kombëtar të futbollit. Historia e Federatës Shqiptare të Futbollit vazhdon në vitin 1932 me anëtarësimin e saj në FIFA, ku i jepej e drejta për organizime të futbollit botëror dhe ku pas kësaj date janë organizuar dhe luajtur shumë ndeshje futbolli në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Në vitin 1945 krijohet Ekipi Kombëtar Shqiptar, i cili një vit më vonë luan dhe fiton Lojërat Ballkanike.

Shqipëria është një nga anëtaret themeluese të UEFA-s duke u bërë pjesë që në fillimet e saj në 1954. Pjesëmarrja e parë zyrtare e Ekipit Kombëtar Shqiptar ishte në eliminatoret e Europianit 1964, ndërsa në 1965 merr pjesë për herë të parë në eliminatoret e Kampionatit Botëror të Anglisë. Deri në vitet 1980, pjesëmarrja e kombëtares shqiptare nuk ka qenë e rregullt në eliminatoret e Europianit apo Botërorit, por vetëm prej ’82 e në vazhdim, Shqipëria ka arritur të jetë pjesëmarrëse e rregullt në eliminatore.

Në vitin 1992 FSHF nis të funksionojë si një shoqatë e pavarur e bazuar në statutin e saj, mbledh Asamblenë, zgjedh Komitetin Ekzekutiv dhe Presidentin. Nga kjo periudhë dhe deri në ditët e sotme, FSHF është shndërruar në një institucion modern, ndërtuar sipas parimeve të FIFA-s, UEFA-s dhe organizmave të tjera të rëndesishme sportive.

E veçanta e pullës së emetuar në kujtim të këtij përvjetori është se ajo përkon pikërisht me ditën e zhvillimit të ndeshjes historike Shqipëri-Serbi në datën 8 tetor 2015 në Elbasan Arena, ku dy ekipet luajnë për tu kualifikuar në Euro 2016. Ashtu sikurse të gjithë shqiptarët anembanë botës edhe Posta Shqiptare nëpërmjet kësaj pulle simbolike, uron ta shohë ekipin tonë kombëtar të kualifikuar në Kampionatin Europian.

Minimize

Tashmë transfertat e parave të MoneyGram edhe në Postën Shqiptare


      

Nga sot, 28 Prill 2015, në Postën Shqiptare do të bëhen edhe transfertat e parave me MoneyGram.

Drejtori i Përgjithshëm i Postës, z. Majlind Lazimi firmosi sot marrëveshjen për ofrimin e këtij shërbimi në prani të Zv. Presidentit Ekzekutiv të MoneyGram Global, z. Alex Hoffman dhe Drejtorit të Përgjithshëm të AK-Invest z. Ilir Adili. Ky i fundit është përfaqësuesi zyrtar i MoneyGram në Shqipëri.

Shërbimi i transfertave të parave do të ofrohet fillimisht në 20 zyra postare dhe ne vazhdim do të arrijë në 80 zyra postare në rrethe të ndryshme të vendit. Ky shërbim i ri do të jetë një vlerë e shtuar për klientët e Postës Shqiptare, të cilët përveç  shërbimeve të shumta që kryejnë në Postë, do të mund të kryejnë edhe transfertat e parave me MoneyGram.

“Ky është një moment transformimi për Postën Shqiptare, ku besimi i partnerëve dhe klientëve tanë po rritet gjithnjë e më shumë dhe këtë e vërteton edhe kjo marrëveshje e sotme” – u shpreh z. Lazimi.

Ndërsa z. Hoffman tha se me rrjetin e zgjeruar të zyrave postare, klientëve u jepen më shumë mundësi zgjedhjeje per të kryer transfertat e tyre të parave.

Ky është një tjetër hap me rëndësi i Postës Shqiptare drejt vizionit për t’u kthyer në një one-stop shop per qytetarët shqiptarë. 

Minimize

Rregullat e përgatitjes së bocetave për emisionet e pullave postare që do të emetohen gjatë vitit 2016

Sektori i pullës dhe letrave me vlerë

Rregullat e përgatitjes së bocetave për emisionet e pullave postare që do të emetohen 

gjatë vitit 2016                

                                         

1. Bocetet duhet të jenë krijime personale autentike si të krijuara me kompjuter ashtu dhe të punuara në mënyrë manuale, në rast se këto bocete nuk do të jenë krijime autentike personale të konkurentit dhe do të verifikohet që janë të kopjuara do të eliminohen nga konkurimi.

2. Bocetet e  emisionit do të përmbajnë bocetet e pullave, bocetin e zarfit të ditës së parë dhe bocetin e vulës së ditës së parë.

3. Bocetet duhet të jenë o në vertikale o në horizontale jo dy llojesh brenda një emisioni.

4. Tema dhe nën tema duhen shkruar në mënyrë të saktë mbi bocet në kompjuter siç ju është dhënë.

5. Në rast se bocetet e emisionit nuk janë si më sipër do të kthehen mbrapsht.

6. Në rast se boceti është i paraqitur me foto duhet të jetë foto e autorit që paraqet bocetet e emisionit, në rast se është e huazuar nga tjetër autor pa leje do të eliminohet nga konkurimi. Gjithashtu duhet qe fotot te kene resolucion shume te mire per shtyp ndryshe do te kthehen mbrasht.

7. Autori i boceteve të paraqitura duhet të sjellë së bashku me bocetet deklaratën e firmosur që në rast abuzimi me të drejtat e autorit, ai mban përgjegjësi.


8. Bocetet e punuara me dorë duhet të paraqiten së bashku me punimin e bocetit në kompjuter.

9. Bocetet e punuara me dorë duhet të skanohen me resolucion të lartë në mënyrë rreth 1200 dpi që kur të punohen në kompjuter të paraqesin maksimalisht punimin me dorë.

10. Pullat duhet të punohen në kompjuter me programet vektorial Adobe Illustrator ose Corel Draë.

11. Në punimin me kompjuter duhet respektuar saktësisht formati i pullës sic ju është dhënë si më poshtë.

12. Në një A4 duhet printuar emisioni komplet me pullat, zarfin dhe vulën e ditës së parë në format real.

13. I gjithë materiali kompjuterik së bashku me fontet që janë përdorur për shkrimet do të futet në një CD që do të dorëzohet së bashku me bocetet origjinale dhe të printuara sic u tha më sipër.

14. Bocetet dhe printimet duhet të jenë pa emrin e autorit, emri dhe mbiemri i saktë i autorit do të shënohen vetëm mbi CD.

15. Në rast se autori shënon emrin dhe mbiemrin mbi bocete dhe printime do ti jepen mbrapsht për ti korigjuar. 

16.  Çdo emision duhet të futet në zarf më vete.

17. Afati i dorëzimit të bocetave është 8 qershor  2015 pa shtyrje.

18. Temat janë si më poshtë vlerat e lekëve mbi pulla vendosini provizore për arsye kompozimi.


1. “100- vjetori i Shpalljes së Republikës Autonome të Korçës”

2 pamje  formati  31 x 43 mm   

2. “Balkanphila Shqipëri, 2016”

1 pamje  formati  34 x 44 mm 

3. “Figura te shquara kombëtare”

Jusuf Vrioni, Kolë Jakova, Ndre Mjeda

3 pamje  formati  34 x 44 mm 

4. “Figura të shquara botërore”

400-vjetori i vdekjes së shkrimtarit  Miguel de Cervantes 

1 pamje formati 30 x 40 mm  1 bllok  60 x 80 mm

5. “UEFA EURO 2016” 

2 pamje  formati  30 x 40 mm 

6. “Shqipëria anëtare e KDNJ-së” 

1 pamje  formati  34 x 44 mm 

7. “100-vjetori i Komisia Letrare Shqipe” 

1 pamje  formati  40 x 40 mm

8. “Flora shqiptare”

Solenantë e Shqipërisë 
             Solenanthus albanicus Degen & Baldacci

Lulekambanë balukengjashme
       Campanula comosiformis (Hayek & Janch.) Frajman & Schneew.

Tulipan i Kosovës
            Tulipa kosovarica Kit Tan, Shuka & Krasniqi

3 pamje  formati  30 x 40 mm

9. “Artizanati kombëtar shqiptar, Punimet në gur”

4 pamje formati 40 x 40 mm  1 bllok  70 x 90 mm

10. “Lojrat Olimpike Verore, Brazil  2016” për këtë emision jemi në komunikim me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, sapo të kemi arritur një marrëveshje do t’ju njoftojmë.

Zarfi per te gjithe emisionet do jete formati  180x 100 mm

Vula mund te jete o katrore , o e rrumbullaket o drejtekendeshe por jo me e madhe se 32 mm diameter o brinje.

Për çdo informacion tjetër kontaktoni në numrin cel: 068 80 52 542  e-mail romir.llukaci@postashqiptare.al

Minimize

Rimbushja elektronike per gjithë kompanitë telefonike

Minimize

Rregullat e përgatitjes së bocetit për emisionin shtesë që do të emetohet gjatë vitit 2015

     Sektori i  pullës dhe letrave me vlerë

 

Rregullat e përgatitjes së bocetit për emisionin shtesë që do të emetohet

gjatë vitit 2015

 

1. Boceti duhet të jetë krijim personale autentik si i krijuar me kompjuter ashtu dhe i punuara në mënyrë manuale, në rast se ky bocet nuk do të jetë krijim autentik personal i konkurentit dhe do të verifikohet që është i kopjuar do të eliminohet nga konkurimi.

2. Bocetet e  emisionit do të përmbajnë bocetet e pullave, bocetin e zarfit të ditës së parë dhe bocetin e vulës së ditës së parë.

3. Bocetet duhet të jenë o në vertikale o në horizontale jo dy llojesh brenda një emisioni.

4. Tema dhe nën tema duhen shkruar në mënyrë të saktë mbi bocet në kompjuter siç ju është dhënë.

5. Në rast se bocetet e emisionit nuk janë si më sipër do të kthehen mbrapsht.

6. Në rast se boceti është i paraqitur me foto duhet të jetë foto e autorit që paraqet bocetet e emisionit, në rast se është e huazuar nga tjetër  autor pa leje do të eliminohet nga konkurimi. Gjithashtu duhet qe fotot te kene resolucion shume te mire per shtyp ndryshe do te kthehen mbrasht.

7. Autori i boceteve të paraqitura duhet të sjellë së bashku me bocetet deklaratën e firmosur që në rast abuzimi me të drejtat e autorit, ai mban përgjegjësi. 

8. Bocetet e punuara me dorë duhet të paraqiten së bashku me punimin e bocetit në kompjuter.

9. Bocetet e punuara me dorë duhet të skanohen me resolucion të lartë në mënyrë rreth 1200 dpi që kur të punohen në kompjuter të paraqesin maksimalisht punimin me dorë.

10. Pullat duhet të punohen në kompjuter me programet vektorial Adobe Illustrator ose Corel Draë.

11. Në punimin me kompjuter duhet respektuar saktësisht formati i pullës sic ju është dhënë si më poshtë.

12. Në një A4 duhet printuar emisioni komplet me pullat, zarfin dhe vulën e ditës së parë në format real.

13. I gjithë materiali kompjuterik së bashku me fontet që janë përdorur për shkrimet do të futet në një CD që do të dorëzohet së bashku me bocetet origjinale dhe të printuara sic u tha më sipër.

14. Bocetet dhe printimet duhet të jenë pa emrin e autorit, emri dhe mbiemri I saktë i autorit do të shënohen vetëm mbi CD.

15. Në rast se autori shënon emrin dhe mbiemrin mbi bocete dhe printime do ti jepen mbrapsht për ti korigjuar.

16.  Çdo emision duhet të futet në zarf më vete.

17.  Afati i dorëzimit të bocetave është 30 janar  2015 pa shtyrje.

18. Tema është  si më poshtë vlera në  lekë mbi pullë vendoseni provizore për arsye kompozimi.

70-vjetori i OKB-së

 

1 pamje  formati  34 x 44 mm ose 44 x 34 mm 

 

Logo e 70-vjetorit duhet te jetë me sfond te bardhe rreth e qark e pa prekur nga pjesa tjetër e kompozimi

 

Madhesia Minimale

Gjeresia = 3,175 cm

Gjatesia =propocionale e gjeresise

Fronti I ‘ Strong UN.Better World’ nuk duhet te jete me e vogel se 9.6 pt

  

Zarfi per te gjithe emisionet do jete formati  180x 100 mm

Vula mund te jete o katrore , o e rrumbullaket o drejtekendeshe por jo me e madhe se 32 mm diameter o brinje.

Për çdo informacion tjetër kontaktoni në numrin 067 60 86 053

 

Sektori i pullës dhe letrave me vlere

Minimize

Kupona të rinj për dokumentat biometrike më 1 Janar 2015.

Minimize

Posta Shqiptare emeton pullën postare me tematikë “70 vjetori i Çlirimit të vendit”

    

Në kuadër të festimeve për 70-vjetorin e çlirimit të atdheut, Posta Shqiptare do të emetojë një emision me pulla postare me tematikë  “70 vjetori i Çlirimit të vendit”, e cila do të dalë në qarkullim me datë 29 nëntor 2014.

Emisioni i kësaj pulle përbëhet nga 1 seri me 1 pamje, një tabak të përbërë prej nëntë pullash si dhe nga Zarfi i Ditës së Parë (FDC).

Dizajni i bocetit është realizuar nga piktori Petraq Papa dhe ka një vlerë prej 40 lekësh. Tirazhi për filatelinë është 5000 seri, ndërsa për shërbimin postar është10.000 pulla si dhe 200 FDC (zarfi i ditës së parë).

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, u shpreh se për Postën Shqiptare është gjithmonë kënaqësi që të kontribuojë sado pak në të tilla ditë të shënuara, duke qenë se Posta Shqiptare ka eskluzivitetin e emetimit dhe prodhimit të pullës postare shqiptare. “Këtë vit, në këtë përvjetor mjaft të rëndësishëm të çlirimit të Shqipërisë, Posta Shqiptare sjell këtë pullë ekskluzive, duke shprehur gatishmërinë që pulla të shërbejë vazhdimisht si simbol i pasqyrmit të ngjarjeve me rëndësi historike, kulturore dhe sportive brenda apo jashtë vendit”- u shpreh z.Lazimi
.

Minimize

Fushata publicitare në median elektronike e të shkruar të Postes Shqiptare për vitin 2014

FTESE PER NEGOCIATE

Ne zbatim te Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr. 1195 date 05.08.2008 “Per blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkeprodhimin e programeve a te reklamave per transmetim nga operatoret radiotelevizive ose botim ne median e shkruar dhe per kontratat, per kohe transmetimi, nga organet e administrates shteterore”, Posta Shqiptare sh.a. Ju fton te paraqisni oferten tuaj per realizimin e blerjes se sherbimit : “Fushata publicitare në median elektronike e të shkruar të Postes Shqiptare për vitin 2014”.

2. Fondi limit i vene ne dispozicion nga te ardhurat e Posta Shqiptare sh.a. eshte 22 841 329 (njezet e dy miljon e teteqind e dyzet e nje mije e treqind e njezet e nente)  leke, pa TVSH.

3. Data perfundimtare e paraqitjes se ofertave nga Operatoret Ekonomik eshte data 14.10.2014 ora 12.00.

4. Jeni lutur qe brenda dates se sipercituar te paraqiteni prane Postes Shqiptare per te terhequr te gjithe dokumentacionin e nevojshem, per pjesemarrje.

5. Ofertuesit ose perfaqesuesit e tyre jane te ftuar te ndjekin hapjen e ofertave.

Minimize

Posta Shqiptare emeton pullën postare me tematikë “Papa Françesku në Shqipëri – 21 shtator 2014”

    

Me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, Posta Shqiptare në kuadrin e festimeve në nder të kësaj ngjarje të rëndësishme emeton një pullë postare të posaçme, me sasi të limituar, e cila do të do të dalë në qarkullim më datë 21 Shtator 2014.

Boceti i kësaj pulle mbas përzgjedhjes nga Komisioni Shtetëror i pullës postare shqiptare, është miratuar dhe nga Selia e Shenjtë e Vatikanit në Romë.

Emisoni i kësaj pullë përbëhet nga 1 seri me 1 pamje, një tabak të përbërë prej nëntë pullash si dhe nga Zarfi i Ditës së Parë (FDC).

Dizajni i bocetit është realizuar nga autori Petraq Papa dhe ka një vlerë prej 100 lekë. Tirazhi për filatelinë është 3800 seri, ndërsa për shërbimim postar është 5.000 copë si dhe 200 FDC. Posta Shqiptare ka eskluzivitetin e emetimit dhe prodhimit të pullës postare shqiptare. Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, z. Majlind Lazimi deklaroi se Posta Shqiptare shpreh kënaqësinë e emetimit të kësaj pulle kaq të rëndësishme dhe shprehu gatishmërinë që në të ardhmen “nëpërmjet pullës postare shqiptare të pasqyrohen ngjarje të tjera të rëndësishme historike, kulturore, sportive, etj, të vendit tonë dhe ato ndërkombëtare”.

Papa Françesku është Papa i dytë që do të shkelë në trojet shqiptare, pas një Shenjti, Papa Gjon Palit II, më 25 prill 1993, dhe ky është shtegtimi i parë që Papa Françesku bën në një vend europian dhe ballkanik. Ndërmjet sa e sa vendeve që e kanë ftuar e vijojnë ta ftojnë, Papa Françesku zgjodhi pikërisht Shqipërinë, sepse, siç e ka theksuar, është ndër më të vuajturat, larë me gjak martirësh, që dhanë jetën për fe, për liri, për demokraci dhe për bashkëjetesë shembullore në paqe.
Minimize

“100-vjetori i Policisë Shqiptare” në pullë postare

 

100-vjetori i Policisë Shqiptare
Emisioni përbëhet nga 1 seri me 2 pamje
Vlerat e serisë: 10 lekë dhe 250 lekë
Përmasat e pullës: 30 x 40 mm
Kompozimi i tabakut: 4 seri në tabak
Zarfi i ditës së parë: 490 lekë
Data e emetimit: 18.10.2013
Tirazhi filatelik:  4800 seri
Tirazhi shërbim postar: 100000 pulla (10-lekëshe)
FDC: 200 copë
Autor: Gentjan Gjikopulli

Në kuadrin e emetimeve të reja të pullave nga Posta Shqiptare sh.a, ditën e premte më datë 18 Tetor 2013,doli në qarkullim dhe pulla më  e re shqiptare ,me tematikë “100-vjetori i Policisë Shqiptare”. Ky emision pulle është pjesë e programit të emetimit të pullave për vitin 2013.

Historiku I tematikës : 100-vjetori i Policisë Shqiptare
Pak javë pasi ishte shpallur shteti shqiptar nga Kuvendi i Vlorës, më 13 janar 1913 Qeveria e Ismail Qemalit vendosi krijimin e Forcave të Rendit. Nga fillimet e shtetit shqiptar e deri në fund të vitit 1944 organi kryesor i ruajtjes së rendit ka qenë xhandarmëria. Krahas saj ka funksionuar jo rregullisht edhe policia, e cila më tepër kishte detyra administrative dhe gjurmuese. Më 3 qershor 1913 u vu në zbatim rregullorja e Qeverisë së Vlorës mbi formimin e Milicisë Shqiptare.

Sipas kushtetutës së parë të vendit, në Forcat e Armatosura bënin pjesë Xhandarmëria dhe Milicia. Kjo e fundit ishte një “forcë ushtarake vendëse territoriale dhe sedentare” dhe në kohë paqeje mbështeste veprimet e xhandarmërisë.

Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore u formua një forcë xhandarmërie. Pas Kongresit të Lushnjës u bë riorganizimi i forcave të rendit. Xhandarmëria ishte një fuqi e armatosur që siguronte qetësinë e brendshme të shtetit dhe zbatimin e ligjeve e urdhrave të qeverisë dhe komandohej nga një komandant i përgjithshëm. Për çështje ushtarake si dhe për gradime, disiplinë, gjykime, faje ushtarake, xhandarmëria varej nga Ministria e Luftës, ndërsa për çështje administrative e qetësie nga MPB-ja dhe për çështje drejtësie nga MD-ja.

Policia nuk ka funksionuar në të njëjtin nivel me xhandarmërinë. Në fillimet e saj policia kishte detyra administrative (ndalimi i fajeve, marrja e masave parandaluese etj.), të drejtësisë, civile dhe politike. Pas pushtimit fashist të 7 prillit 1939, Arma e Gjindarmërisë Mbretërore u shkri dhe kaloi në përbërje të Armës së Karabinierisë.

Fundi i vitit 1944 do të zhdukte përfundimisht armën e xhandarmërisë në Shqipëri. Në tetor 1944 u formua Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit. Pas vendosjes së plotë të regjimit komunist, më 30 gusht 1945 Kryesia e KANÇ-it nxori “ligjin” mbi formimin e Policisë Popullore në çdo prefekturë dhe nënprefekturë. Pas rënies së regjimit komunist, më 8 qershor 1991 Kuvendi Popullor miratoi ligjin nr.7492 për depolitizimin e forcave të policisë. Një vit më vonë policisë iu hoq simboli komunist i yllit të kuq me pesë cepa dhe iu rikthyen simbolet kombëtare.

Më 30 korrik 1991 Kuvendi Popullor miratoi ligjin nr.7504 “Mbi policinë e rendit”. Sipas këtij ligji “Policia e rendit është organ ekzekutiv i armatosur, pjesë përbërëse e Ministrisë së Rendit Publik, në strukturën e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, veprimtari që bazohet “në Kushtetutë e në legjislacionin e Republikës së Shqipërisë dhe i përmbahet parimit të ligjshmërisë, të humanizmit e të objektivitetit”.

Me vendim të Këshillit të Ministrave më datë 29 dhjetor 1992, data 13 janar 1913 u caktua Dita e Krijimit të Forcave të Ruajtjes së Rendit. Pas vitit 1992 policia iu nënshtrua një reformimi të thellë.

       

Faqja e pare|Rreth Nesh|STANDARTET E CILËSISË|Kontaktoni|Programi i Trasparencës|NJOFTIME |
Copyright 2017 Posta Shqiptare

social

Na ndiqni në