Open Data
Të Dhënat e Hapura (Open Data)
Në kuadër të transparencës institucionale dhe përmbushjes së parimeve të qeverisjes së hapur, Posta Shqiptare sh.a. vë në dispozicion të publikut të dhëna zyrtare që pasqyrojnë veprimtarinë, strukturën dhe shërbimet e saj. Publikimi i këtyre të dhënave bëhet në përputhje me ligjin nr. 33/2022 “Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik”, si dhe në bashkëpunim me zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Në fokus të këtij procesi është zhvillimi i këtyre institucioneve të përgjegjshme dhe me integritet, duke nxitur kështu inovacionin, përmirësimin e vendimmarrjes, rritjen e transaparencës publike, llogaridhënies dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.
Qëllimi i publikimit të këtyre të dhënave është:
- Rritja e qarkullimit të lirë të informacionit;
- Përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies publike;
- Nxitja e përdorimit dhe inovacionit përmes analizave mbi shërbimet postare.
Në këtë seksion gjenden:
- Të dhëna mbi zyrat postare në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë;
- Oraret e shërbimit dhe zonat kadastrale që mbulohen nga Posta Shqiptare;
- Politikat dhe strategjitë institucionale;
- Raporte dhe statistika mbi veprimtarinë postare;
- Si dhe dokumente të tjera informuese në funksion të transparencës.
- Të gjitha të dhënat publikohen në formate të hapura dhe të ripërdorshme (CSV, XLSX, PDF), në përputhje me standardet e Platformës Kombëtare për të Dhënat e Hapura.