Pagesa

Pagesa e Granteve të tërmetit

Pranë zyrave postare ofrohet pagesa periodike e fondeve të akorduara nga Bashkitë përkatëse për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, sipas shkallës së dëmit. Për tërheqjën e shumës klienti duhet të paraqitet në sportel me një mjet identifikimi.

  • Tërheqja e pagesës behët me komision 0 lekë përn klientin.

Pagesa e Bonus Strehimi / Ndihmë financiare nga tërmeti

Në zyrat postare ofrohet shpërdarja e pagesave periodike për individin përfitues të ndihmës financiare apo bonusi i  strehimit, të akorduara nga Bashkitë. Për tërheqjën e shumës klienti duhet të paraqitet në sportel me një mjet identifikimi.

  • Tërheqja e pagesës behët me komision 0 lekë përn klientin.

Pagesa e Pensionit

Pranë zyrave postare ofrohet shërbimi i pagesave të pensioneve dhe përfitimeve të tjera në zonat urbane dhe rurale, sipas fondeve të akorduara nga ISSH. Për tërheqjën e shumës klienti duhet të paraqitet në sportel me një mjet identifikimi.

  • Tërheqja e pagesës behët me komision 0 lekë përn klientin.

Shërbimi “Shpërndarja e Pensionit në adresë”

Posta Shqiptare ofron shërbimin e pagesave të pensioneve në adresë. Për përfitimin e këtij shërbimi pensionisti duhet të plotësojë pranë Zyrës Postare ku aktualisht tërheq pensionin formularin tip, me anën e të  cilit kërkon që pensioni t’ju shkojë në adresën e banimit.

  • Tarifa e aplikuar për këtë shërbim është 100 lekë.

Shërbimi  “Transferimi i Pensionit”

Posta Shqiptare ofron për të gjithë pensionistët shërbimin e transferimit të pensionit nga një zyrë postare në një tjetër.

Çdo pensionist ka mundësinë e transferimit të zyrës së pensionit brenda dhe jashtë qytetit, pavarësisht gjendjes civile. Për kryerjen e aplikimit pensionisti plotëson dhe nënshkruan formularin tip pranë zyrës së pagesës së pensionit.

  • Transferimi i pensionit ofrohet me komision 0 lekë për klientin.

Pagesa e Ndihmës Ekonomike / Paaftësia

Pranë Postës Shqiptare ofrohet shërbimi i pagesave të fondeve të akorduara nga Bashkitë/ Njësitë Administrative për përfituesit e Ndihmës Ekonomike, paaftësisë PAK. Për tërheqjën e shumës klienti duhet të paraqitet në sportel me një mjet identifikimi.

  • Tërheqja e pagesës behët me komision 0 lekë përn klientin.

Pagesa e fondeve për Transportin i nxënësve dhe mësuesve

Pranë zyrave të Postës Shqiptare ofrohet shërbimi i pagesave të fondeve të Drejtorive Arsimore për transportin e nxënësve dhe mësuesve. Për tërheqjën e shumës klienti duhet të paraqitet në sportel me një mjet identifikimi.

  • Tërheqja e pagesës behët me komision 0 lekë për klientin.

Pagesa e fondeve  për  Shërbimet Funerale

Pranë zyrave postare kryeht pagesa e shërbimeve funerale. Për tërheqjën e shumës klienti duhet të paraqitet në sportel me një mjet identifikimi. (a duhet dokument tjeter)

  • Tërheqja e pagesës behët me komision 0 lekë për klientin.

Pagesa  e fondeve të lejeve të lindjes

Pranë zyrave postare kryeht pagesa e lejeve të lindjes. (cfare dokumenti duhet)

  • Tërheqja e pagesës behët me komision 0 lekë për klientin.

Rimbursimi i Librit Shkollor

Pranë zyrave postare kryehet pagesat e fondeve të Drejtorive Arsimore për rimbursimet e librave shkollore.

  • Tërheqja e pagesës behët me komision 0 lekë për klientin.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X