Shërbim Postar Ekspres i Brendshëm

 

Shërbimi Postar Ekspres i Brendshëm ofron zgjidhje të shpejta, të sigurta dhe të besueshme për dërgesat tuaja brenda vendit. Me afate të shkurtra dorëzimi (deri në 2 orë brenda qytetit), gjurmim në kohë reale dhe kujdes maksimal për çdo pako, duke siguruar që dërgesat të mbërrijnë në destinacion në kohë dhe në përputhje me standarded e sigurisë.

Ky shërbim është ideal për individë dhe biznese që kërkojnë efikasitet, korrektësi dhe shërbim cilësor.

Falë rrjetit kombëtar postar dhe infrastrukturës teknike të Postës Shqiptare, sigurohet mbulim i plotë territorial, gjurmim i dërgesave dhe nivel i lartë besueshmërie për përdoruesit individualë dhe institucionalë.

 

SHËRBIME POSTARE EKSPRES PËR APLIKIME NË INSTITUCIONE SHTETËRORE

 

  • Legalizimi i dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Të gjithë dokumentet e lëshuara nga administrata shqiptare e të destinuara për t’u përdorur jashtë shtetit duhet të jenë të legalizuara.

Paraqitja e dokumenteve për legalizim në Shqipëri bëhet përmes shërbimit postar Ekspres, ofruar në sportelet e Postës Shqiptare, me tarifa të reduktuara.

Për më shumë informacion mbi procedurën legalizimit të dokumenteve të lëshuara nga administrate shqiptare për t’u përdorur jashtë vendit, aksesoni faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme:

https://punetejashtme.gov.al/legalizimi-dhe-apostilimi-i-dokumenteve/

 

  • Aplikime për pajisje me dokumenta pronësie (Hipoteka/Kadastra)

 

Posta Shqiptare, nëpërmjet shërbimi postar ekspres, u mundëson qytetarëve dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm për pajisje me dokumente pronësie pa qenë e nevojshme paraqitja fizike pranë sporteleve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

 

Dokumentacioni dorëzohet pranë zyrave postare dhe vijohet në mënyrë zyrtare, të sigurt dhe të gjurmueshme drejt strukturave përkatëse të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

 

Ky shërbim synon lehtësimin e procedurave administrative, uljen e kohës së pritjes dhe rritjen e aksesit të qytetarëve në shërbimet publike, duke garantuar korrektësi dhe transparencë gjatë gjithë procesit.

 

  • Aplikime për pajisje me dokumenta nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

 

Posta Shqiptare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, u ofron qytetarëve mundësinë për t’u pajisur me dokumente zyrtare nga Arkiva Shtetërore në një mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt.

Përmes këtij shërbimi, qytetarët mund të paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e nevojshëm pranë zyrave postare, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në institucionet arkivore. Dokumentet përpunohen dhe dërgohen në mënyrë zyrtare, duke garantuar transparencë, korrektësi dhe lehtësim të procedurave administrative për qytetarët.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X