Shërbim Postar Ekspres i Jashtëm (EMS)

  • EMS (Express Mail Service)

Posta Shqiptare sh.a duke filluar nga viti 1990, ndërmjet shërbimeve postare universale ofron edhe shërbimin e shpejtë postar ndërkombëtar EMS (Express Mail Service). Sot EMS është një zgjidhje e sigurt e dërgimit të objekteve postare: dokumenta dhe mallra deri në 20 kg.

Pozicionin që EMS zë sot në treg ia dedikon pikërisht shërbimit që ofron, i cili është i dallueshëm për një shërbim special me epërsi evidente ndaj shërbimeve të tjera dhe ofron siguri, shpejtësi, besueshmëri dhe informacion. Duke i qëndruar besnike këtyre parametrave, me EMS dërgojmë për 2-5 ditë objektet në rreth 200 destinacione në të gjithë botën, duke përballuar denjësisht konkurrencën në treg, në raporte të drejta me konsumatorët.

Ky shërbim mbështetet nga një logjistikë dhe organizim i përsosur në rrjetin postar të shtirë në mbi 500 zyra postare në të gjithë vendin.

Ata që përfitojnë nga ky rrjet shërbimi janë aktorë të shoqërisë shqiptare dhe i përkasin të gjitha niveleve, duke filluar nga individët e thjeshtë e deri tek bizneset, organizatat, institucionet, etj.

Shërbimi EMS realizon grumbullimin, transportimin dhe shpërndarjen e korrespondencave, dokumentave dhe mallrave në destinacion, në afate shumë të shpejta. Që prej vitit 2000 Posta Shqiptare është anëtare me të drejta të plota e Kooperativës EMS, në të cilën aderojnë 140 administrata postare.

Të qenurit anëtare në këtë organizëm të UPU-së është për Postën Shqiptare një angazhim që kërkon përmbushjen e të gjitha standarteve të vendeve europiane e botërore, që do të thotë dorëzim në kohë i objekteve EMS, gjurmim dhe përgjigje korrekte ndaj klienteve.

Për t’u informuar për fatin e objektit të dërguar me shërbimin EMS Posta Shqiptare nëpërmjet shërbimit elektronik TRACK and TRACE ju siguron klientëve në çdo moment gjurmimin e objektit EMS.

Tashmë, me instalimin e aplikacionit online e-Posta ju njoftoheni në kohë reale në celularin tuaj për statusin aktual të objektit tuaj.

Në funksion të përshpejtimit të dorëzimit të objekteve EMS në duart e klientit, Posta Shqiptare ka atributin edhe të Agjentit Doganor, duke kryer nëpërmjet punonjësve të saj procedurat e zhdoganimit, duke shkurtuar kohën e përpunimit të objekteve në hyrje, duke i shërbyer individëve dhe kompanive që presin që këto objekte t’i vënë sa më shpejtë në funksion të biznesit të tyre apo përdorimit personal.

 

 


EMS (Express Mail Service)


Since 1990, Albanian Post sh.a. has been offering EMS (Express Mail Service) as part of its universal postal services. Today, EMS is a reliable solution for sending postal items, including documents and goods up to 20 kg internationally.

EMS stands out in the market due to its superior service, offering security, speed, reliability, and up-to-date tracking information. EMS delivers items to around 200 destinations worldwide in 2-5 days, maintaining a competitive edge through fair customer service and high-quality performance.

This service is supported by an extensive logistics network with over 500 post offices across the country. It benefits a wide range of users, from individuals to businesses, organizations, and institutions.

EMS ensures the collection, transportation, and delivery of correspondence, documents, and goods to their destination in a timely manner. Since 2000, Albanian Post has been a full member of the EMS Cooperative, a network of 140 postal administrations worldwide.

As a member of this UPU organization, Albanian Post is committed to meeting European and global standards, ensuring timely delivery of EMS items, accurate tracking, and reliable customer service.

To track your EMS shipment, the Albanian Post offers the electronic TRACK and TRACE service, providing real-time updates on your item's status.

With the online e-Posta app, customers now receive real-time notifications on their mobile phones about the current status of their shipment.

To expedite EMS deliveries, Albanian Post also serves as a Customs Agent, handling customs clearance procedures and shortening processing times. This service is especially beneficial for individuals and businesses looking to quickly utilize their shipments for personal or business purposes.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X