Intership

Posta Shqiptare ofron për studentët mundësinë e kryerjes së praktikave mësimore dhe intership pranë departamenteve të ndryshme të institucionit tonë.

Me programin e praktikës studentët pranë Postës Shqiptare  kanë mundësi të mësojnë sesi funksionon praktikisht një kompani e madhe shërbimesh, fuqinë e saj në treg, llojet e produkteve që ofron, infrastrukturën dhe sistemet teknologjike që përdor etj.

Kryerja e intershipit pranë insitucionit tonë u mundëson studentëve të pajisen me njohuri praktike duke u krijuar përvojë reale në përputhje me kërkesat e përditshme profesionale të profilit të tyre akademik. Për rrjedhojë qasja dhe integrimi në tregun e punës do jetë një derë e hapur suksesi për ta dhe karrierën e tyre profesionale.

Programi i praktikës bazohet në marrëveshjet që Posta Shqiptare ka me Univesitetet e degëve të ndryshme në vend dhe  ofrohet për një periudhë kohore nga 1-3 muaj.

Studentët të cilët përmbushin kriteret mund të aplikojnë përmes kordinatorëve të praktikave të tyre universitare ose individualisht.

Pas shqyrtimit të të gjitha aplikimeve, kandidatët që do të përzgjidhen për programin e praktikës do njoftohen nga stafi i Postës Shqiptare, përgjegjës për ndjekjen e procedurave përkatëse të këtij lloji.

Çdo praktikanti i caktohet një mentor, i cili e udhëzon, e mbikqyr, ndan njohuritë dhe eksperiencën e tij me ta. Në përfundim të praktikës, studentëve i’u bëhet vlerësimi i performancës dhe pajisen me një vërtetim nga Institucioni.

Bazuar në vlerësimin e performancës së praktikantëve, krijohet një grup me praktikantët potencial për rekrutim, për tu përfshirë me tej në proceset e rekrutimit për pozicionet vakante që mund të ketë në Postën Shqiptare.

Në rast aplikimi përmes universitetit, lista e studentëve dhe rezultateve të tyre dorëzohet nëpërmjet kordinatorëve të praktikës.

Në rast aplikimi individual per programin studentët duhet të dërgojnë në adresën zyrtare të postës elektronike të Postës Shqiptare [email protected]  dokumentat e mëposhtëme:

  • Curriculum Vitae;
  • Lista e notave;
  • Referenca nga një lektor/profesor i Universitetit.

Eja në Postën Shqiptare! Të ndajmë së bashku eksperiencën, projektet dhe interesat e përbashkëta kualifikuese. 

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X