POSTA SHQIPTARE SH.A
DREJTORIA E MARKETINGUT

Etjen Xhafaj

Administrator i Postës Shqiptare

Z. Etjen Xhafaj ka lindur në Vlorë, më 6 Prill 1982. Prej muajit tetor 2025, ai mban postin e Administratorit të Postës Shqiptare.
Përpara kësaj detyre, në vitin 2013 ka mbajtur postin si Drejtor Kabineti në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe më pas në Ministrinë e Financave.
Karriera e tij ka vijuar me detyrën e Zëvendësministrit në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në shtator të vitit 2021 z. Xhafaj mori mandatin e Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

Studimet e larta z. Xhafaj i ka përfunduar në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në “Schiller International University”, në Francë. Ndërsa studimet studimet Master i ka përfunduar në vitin 2016 në Administrim Publik në “Kennedy School of Government, Harvard University”, në SHBA.

Përsa i përket fushës akademike dhe profesionale, z. Xhafaj ka qenë i përfshirë në studime dhe publikime kërkimore, analiza dhe projekte zhvillimore për qasje të qëndrueshme urbane si edhe studime në fushën e komunikimit dhe medias.

Z. Xhafaj ka një eksperiencë të konsoliduar në administratën publike dhe proceset e reformimit institucional.

Me vizion modern dhe qasje të orientuar drejt shërbimit cilësor për qytetarët, z. Xhafaj synon të çojë përpara transformimin e Postës Shqiptare në një institucion transparent, efikas dhe inovativ.

Z. Xhafaj është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X