Avantazhe dhe Përfitime për Klientin
Nëse zgjidhni Hibrid Mail ju do të mund të përfitoni një sërë lehtësirash si:
Reduktimi i madh në kosto.
Nëpërmjet Hybrid Mail bizneset mund të kursejnë deri në 60% të kostove të tyre aktuale; kosto e cila kursehet nga reduktimet në printime, postime, zarfe dhe stampime.
Efiçencë në kohë.
Ky sistem mundëson reduktimin jo vetëm të kohës së dërgimit, por edhe të kohës së proçesimit që do i nevojitet stafit për të finalizuar postimet. Kryerja e të gjitha proceseve vetëm me një klik: printim, zarfim,
Enkriptimi pikë-në-pikë.
Hybrid mail është i çertifikuar me ISO 27001 për menaxhimin e sigurisë së informacionit, që do të thotë që çdo dokument që na dërgohet në sistemin tonë i përmbahet këtij standardi.
Këto dhe benefite të tjera e bëjnë Hybrid Mail zgjidhjen optimale për menaxhimin dhe dërgimin e materialeve tuaja shkresore.