Magazina Doganore
Posta Shqiptare si pjesë integrale e tregut të lirë synon diversifikimin e portofolit të shërbimeve së saj tregtare mbi mundësitë që paraqet tregu në lidhje me lehtësimin e qarkullimit të mallrave në tregtinë e jashtme. Një ndër to është dhe shërbimi i magazinës doganore në ambientin e ri të Filialit Qendra Tranzite.
Kjo lloj magazine ofron lehtësira të mëdha për bizneset duke mundësuar dislokimin e mallrave të ndryshëm që hyjnë apo dalin nga territori i Shqipërisë në një regjim të përkohshëm doganor. Realizimi i kësaj procedure është i parashikuar në Ligjin nr.102/2014 date 28.01.2018 “Kodi Doganore i Republikës së Shqipërisë”.
Disa nga avantazhet që ofron ky lloj magazinimi janë:
- Magazinim afatgjatë
Magazina Doganore është ambient i përshtatshme për ruajtjen e mallrave për një kohë afatgjatë, duke krijuar lehtësi në magazinime të një sasie të madhe të mallrave, si në volum, por dhe në vlerë monetare, deri kur të plotësohet kërkesa e tregut.
- Shtyerja e detyrimeve doganore
Në momentin e magazinimit të mallrave në ambientet e Magazinës Doganore krijohet mundësia e shtyrjes së pagesës së detyrimit doganor për një afat të pacaktuar deri në momentin e daljes së mallrave në qarkullim të lirë.
- Ruajtjen e mallrave të përcaktuara si të kufizuara.
Magazina Doganore krijon lehtësira për bizneset në importin dhe eksportin e mallrave të përcaktuara si të kufizuara (si objektet e trashëgimisë kulturore, piktura, medikamente etj.), pasi mundësojnë magazinimin e këtyre të fundit, deri në plotësimin e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm ligjor.
- Qëndrueshmëri e çmimeve
Magazina doganore shërben si një mjet për të mbajtur ekuilibrin e tregut, duke mundësuar mbajtjen e kërkesës dhe ofertës për mallrat e importuara nën kontroll. Ruajtja e balancave të kësaj marrëdhënieje krijon mundësi për qëndrueshmërinë e çmimeve për bizneset.
Për sa me sipër bazuar në udhëzimin Nr.07 datë 27.03.2019 të Drejtorisë se Përgjithshme te Doganës ,Posta Shqiptare SHA është pajisur me Autorizimin Nr.12034/1 mbi ushtrimin e aktivitetit të magazinës Doganore A44.
Godina në të cilën janë në dispozicion 700m² magazinë doganore e mbyllur ndodhet 3.4km nga Aeroporti Nënë Tereza, 200m nga Terminali i doganës së Tiranës, 15 km nga Qendra e Tiranës si dhe 1.3 km nga autostrada Tiranë – Durrës. Ky lloj pozicionimi strategjik gjeografik është një arsye në përthithjen e klientëve potencial të synuar, duke krijuar lehtësira dhe ulje të kostove në lidhje me transportin urban dhe interurban si dhe siguron efikasitet në procedurat doganore për këta të fundit.
Tarifat konkuruese në treg janë një komponent shumë i rëndësishëm, i cili e bën Magazinën tonë Doganore lehtësisht të aksesueshme për cilindo klient.
Gjithashtu Posta Shqiptare Sh.A., nëpërmjet sektorit të Agjentëve Doganore ka krijuar eksperiencën e nevojshme për kryerjen e të gjitha procedurave doganore, me kosto shumë më të ulët se konkurrentet e saj në këtë industri, për produktet të cilat importohen apo eksportohen nga territori shqiptar. Ky shërbim plotësues lehtëson klientët potencialë, duke u ulur kostot operacionale dhe mbyllur ciklin e procedurave pranë të njëjtit institucion.