Informacioni për objektet që mund të mbartin detyrim doganor

Objektet dhe mallrat postare i nënshtrohen formaliteteve dhe kontrolleve të nevojshme doganore dhe mund të jenë objekt i tarifës doganore, tatimeve apo taksave të tjera që paguhen në import apo eksport apo mund të jenë objekt i përjashtimit nga këto pagesa sipas legjislacionit në fuqi.

Posta Shqiptare ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të lehtësuar procedurat e zhdoganimit.

Ekzistojnë disa raste kur objektet mund të bllokohen nga dogana në Shqipëri:

  • Pagesë detyrimesh doganore, kur vlera e mallit kalon vlerën (1000 euro)
  • Ju duhet të paguani detyrimin doganor, referuar dokumentit të nomenklaturës së kombinuar të mallrave
  • Në rast se objekti juaj është blerje online dhe vlera e deklaruar e tij e kalon shumën 22 euro, atëherë ju duhet të paguani detyrimin doganor në shumën 22.4% të vlerës së deklaruar.

Duke filluar nga data 16 Mars 2018, Posta Shqiptare sh.a kryen zhdoganimin paraprak të të gjitha objekteve postare të cilat mbërrijnë nga jashtë vendit dhe përmbajnë mallra me vlerë totale mbi 22 euro, si dhe dhurata me vlerë mbi 44 Euro (deri në vlerën totale të objektit prej 1000 Euro).

Ky parapagim i detyrimit doganor nga ana e Postës Shqiptare kryhet në sajë të një bashkëpunimi shumw të frytshëm me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në mënyrw që objekti postar i ardhur nga jashtë vendit të mos vonohet asnjë ditë pranë autoriteteve doganore të vendosura në ambientet e Postës Shqiptare, por të vijohet në zyrën postare në qendrën e qytetit ku është adresuar objekti postar.

Me mbërritjen e objektit postar në zyrën postare në qendër të qytetit, klienti do të lajmërohet me shkrim për t’u paraqitur për kryerjen e pagesës për detyrimin doganor përkatës dhe shërbimin financiar të përpilimit të deklaratave doganore dhe njëkohësisht me kryerjen e pagesës, do të tërheqë në çast objektin postar të mbërritur në emrin e tij.

Për qytetin e Tiranës, zyrat postare ku do të ofrohet ky shërbim janë:

  • Zyra Nr. 2 pranë Shkollës “ Kristaq Rama” në Komunën e Parisit.
  • Zyra Postare 5/1 pranë ish Stacionit të Trenit.
  • Zyra Postare 32 Rruga “Bardhyl” , përballë ALEAT.
  • Zyra Nr. 2 Rruga ''Dhimitër Shuteriqi’’, pranë shkollës ''Kristaq Rama'', kodi postar 1060
     
  • Zyra Postare Nr.5/1 Rruga ''Reshit Petrela'', Kompleksi Usluga, kodi postar 1057
  • Zyra postare Nr.6, Rr."Llazi Miho", Pallati Nr.130, kodi postar 1027
  • Zyra postare Nr.16 Lagja Qesarak, Rruga ‘’Muhamet Deliu’’ zona e Fresk-ut, kodi postar 1062
  • Zyra postare Nr.20, Rruga ‘’Ana Komnena’’, Ish fusha e aviacionit, godina 16 S1, kodi postar 1064
  • Zyra Postare Nr.32, Rruga Bardhyl , Pallati nr.9, kodi postar 1015
  • Zyra Postare Nr.34, Rruga ‘’Hodo Beg’’, pranë shkollës ‘’Ali Demi’’, kodi postar 1066
  • Zyra postare Vorë, pranë Bashkisë Vorë, kodi postar 1032
  • Zyra postare Institut, pranë Institutit Bujqësor, kodi postar 1029
     

Klientët do të duhet të paraqiten pranë zyrës se Doganës (Filiali i Postës Qendra Tranzite) vetëm për rastet e ndalimit të objekteve për kontroll doganor ose kur konstatohen mallra të ndaluara.

Me këtë shërbim të ri, Posta Shqiptare synon rritjen e cilësisë së shërbimeve postare dhe ofrimin e tyre sa më pranë klientëve të saj.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X