Shërbim Postar Universal
Shërbim Postar Universal
Çdo shtetas gëzon të drejtën e përdorimit të shërbimit universal postar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në gjashtë ditë të javës, me çmime të përballueshme dhe cilësi në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Shërbimi universal përfshin shërbimet e mëposhtme postare në trafikun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar:
a) pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e objekteve postare deri në 2 kilogram, b) pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e pakove postare deri në 10 kilogram; c) pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e objekteve postare të regjistruara dhe të siguruara;
d) pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e objekteve për personat e verbër dhe pjesërisht të verbër (cekogrameve) sipas Udhëzimit Nr. 4038, datë 4.9.2015 të Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike (i ndryshuar),
e) pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e pakove deri në 20 kilogram të pranuara në një vend anëtar të BE-së.
Objektet postare brenda fushës së shërbimit universal postar:
- Letër
Konsiderohet letër çdo komunikim i shkruar që përbën një korrespondencë zyrtare ose personale, e mbyllur në zarf. Mbi zarf nga ana e përparme e tij, në pjesën e sipërme, majtas vendoset adresa e dërguesit, ndërsa në pjesën e poshtme dhjathtas shkruhet adresa e marrësit.
Adresa e marrësit dhe e dërguesit duhet të jetë e plotë dhe e saktë, e lexueshme. Letrat pranohen me peshë deri në 2 kg, për brenda dhe jashtë vendit.
- Paketë e vogël
Quhet paketë e vogël çdo objekt që përmban mallra të ndryshëm, i destinuar për brenda dhe jashtë vendit, të natyrës: nga individi për individin, nga biznesi tek klienti/biznesi, etj,
Përmasat maksimale të paketës së vogël janë: shuma e gjatësisë, gjerësisë dhe thellësisë nuk duhet të kalojë 900 mm, ndërsa dimensioni më i madh i vetëm nuk duhet të tejkalojë 600 mm, me një tolerancë prej 2 mm. Pesha maksimale e lejuar është deri në 2 kg.
Ambalazhi i paketës duhet të jetë i përshtatshëm me formën dhe përmbajtjen e saj, në mënyrë që të garantojë transport të sigurt dhe të parandalojë dëmtimin e përmbajtjes së paketës apo të objekteve të tjera gjatë transportit.
- Kolipostë
Kolipostë konsiderohet çdo objekt postar që përmban mallra të ndryshme i destinuar për dërgesa brenda ose jashtë vendit, të natyrës nga individi te individi, nga biznesi te klienti, ose nga biznesi te biznesi.
Përmasat e kolipostës nuk mund të tejkalojnë:1.5 metra për asnjë dimension të vetëm, ose 3 metra gjithsej, të llogaritura si shuma e gjatësisë dhe perimetrit më të madh; Pesha maksimale e lejuar është deri në 20 kg.
- Cekogramet
Cekogramet janë korrespondenca për të verbërit, të cilat ofrohen pa pagesë, sipas legjislacionit të fuqi për statusin e të verbërve,udhëzimit Nr.4038 datë 04/09/2015 të Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike (i ndryshuar) dhe rregullave të UPU-së.
Kufiri maksimal i peshës për këtë kategori objektesh, si për brenda ashtu dhe për jashtë vendit është 7 kg.