Çfarë ështe Hibrid Mail?

Hibrid Mail është projekti më i ri, i cili ju vjen në ndihmë kompanive të mesme dhe të mëdha, insitucioneve dhe organizatave të tjera për menaxhimin efikas të materialeve shkresore.

Nëpërmjet Hibrid Mail ne i ofrojmë klientit një zgjidhje të thjeshtë, të sigurt dhe të besueshme duke kombinuar postën e thjeshtë me atë elektronike, për dërgimin e letrave, deklaratave, faturave dhe të postës direkte.

Infrastruktura e Hibrid Mail është e konceptuar në mënyrë të tillë që ofron për klientin dizejnimin e dokumentit, personalizimin dhe ruajtjen e tij në format të lexueshëm për pajisjen e printimit. Veç kësaj nëpërmjet pajisjes inteligjente realizohet edhe procesi i zarfimit, perforimit dhe më pas postierët tanë e shpërndajnë dokumentin në adresë të klientëve tuaj.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X