Arkëtime
Arkëtimi i Faturave të Energjisë Elektrike OSHEE
Posta Shqiptare ofron shërbimin e arkëtimit të faturave të OSHEE, i cili kryhet nëpërmjet paraqitjes së librezës së OSHEE-së, faturës së energjisë elektrike ose numrin e kontratës dhe instancën përkatëse.
Në të gjitha zyrat postare të Postës Shqiptare, qytetarët kanë mundësi të paguajnë faturat mujore të energjisë elektrike pavarësisht vendodhjes, detyrimin e prapambetur, si dhe mund të infomohen mbi vlerën dhe kamat-vonesat e gjeneruara nga OSHEE.
- Komisioni i aplikuar për klientin është 0 lekë.
Arkëtimi i Faturave të Ujësjellës Kanalizime UK
Posta Shqiptare ofron shërbimin e arketimit të faturave të Ujësjellësit për qytetarët, nëpërmjet paraqitjes së librezës së Ujësjellësit, faturës së konsumit të ujit ose numrit të kontratës dhe Bashkisë përkatëse.
Pranë zyrave postare të Postës Shqiptare qytetarit i ofrohet edhe mundësia e pagesës së faturave për Ujësjellës të tjerë në rrethe, mundësi që e ofron vetëm Posta Shqiptare. Qytetari mund të informohet gjithashtu edhe për vlerën e detyrimit të tij për llogari të Ujësjellësit përkatës.
Aktualisht pranë Postës Shqiptare mund të paguani faturat e Ujësjellësit për:
- UK Tiranë, Bilisht, Elbasan, Shkodër, Berat – Kuçovë, Gjirokastër, Gramsh, Kavajë, Korçë, Krujë, Laç, Lushnje, Mat, Përmet, Pogradec, Vlorë, Selenicë, Has, Sarandë, nga ku komisioni për klientin është 30 lekë.
- UK Cërrik, ku komisioni për klientin është 20 lekë.
- UK Durrës, Shijak, Divjakë, Tepelenë, Fier, Patos, Ballsh, Himarë, Memaliaj, ku komisioni i aplikuar për klientin është 0 lekë.
Arkëtimi i Faturave të Albtelecom
Posta Shqiptare ofron shërbimin e arkëtimit të faturave të Albtelecom për telefon fix dhe internet, mundësinë e verifikimit të detyrimit, si dhe pagesat e muajve të mëparshëm.
- Komisioni i aplikuar për klientin është 0 lekë.
Arkëtimi i Gjobave të Policisë Rrugore dhe Bashkisë Tiranë
Posta Shqiptare ofron shërbimin e arkëtimit të Gjobave të Policisë së Shtetit dhe Bashkisë Tiranë. Në zyrat e Postës Shqiptare, klienti mund të kryejë pagesat e gjobës, të marrë informacion për gjobat e policisë rrugore dhe të Bashkisë Tiranë, si dhe të verifikojë detyrimin e mjetit.
- Komisioni i aplikuar për klientin është 50 lekë.
Arkëtime të detyrimit Doganor
Posta Shqiptare luan rolin e agjentit doganor për kryerjen e zhdoganimeve të objekteve ndërkombëtare, të cilat janë objekt i procedurave doganore.
Pranë zyrave postare ose online në aplikacionin e-Posta ofrohet arkëtimi i detyrimit doganor për Blerje Online jashtë vendit.
- Komisioni për detyrimin doganor për Blerje Online është 500 lekë.
Prane Postes Shqiptare kryhen arkëtimet e detyrimeve doganore (pagesa e TVSH, detyrime të tjera doganore) në zyrat postare doganore kufitare.
Komisioni për detyrimin doganor është 0.5% e shumës së arkëtuar, min 500 lekë max 3,000 lekë.
Arkëtimi i vlerave monetare gjoba, akciza, parkim, për llogari të degëve Rajonale Doganore.
- Komisioni për këto detyrime është 0.5% të vlerës min 100 lekë max 1,000 lekë.
Arkëtimet e Tatimeve
Pranë zyrave postare ose online në aplikacionin e-posta ofrohet shërbimi i arkëtimit të detyrimeve të tatimpaguesve për llogari të Drejtorisë së Tatimeve. Për kryerjen e shërbimit në sportelet tona klienti duhet të jetë i pajisur me dy kopje të dokumentit të “Formulari i deklarimit të pagesës” të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në të cilin gjenden të dhënat dhe shuma e detyrimit tatimor i tatimpaguesit.
- Komisioni i aplikuar për klientin është 150 lekë.
Arkëtim i Taksave Vendore të Bashkisë
Pranë Postës Shqiptare ofrohet shërbimi i arkëtimit të Taksave Vendore për llogari të Bashkive. Për kryerjen e shërbimit klienti paraqitet në sportel me faturën për arkëtim të lëshuar nga Bashkia respektive, në të cilën gjendet detyrimi i klientit sipas kodeve.
- Komisioni i aplikuar për klientin është 0.5% të vlerës min 100 lekë max 1,000 lekë.
Arkëtimi i Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë
Pranë zyrave të Postës Shqiptare ofrohet shërbimi i arkëtimit të Taksave Vendore për llogari të Bashkisë Tiranë. Pranë sporteleve tona klienti mund të verifikojë gjendjen, shumën dhe të kryejë pagesën respektive.
- Komisioni i aplikuar për klientin është 0.5% të vlerës min 100 lekë max 1,000 lekë.
Arkëtimi i Taksave Vendore të Bashkisë Vlorë
Pranë zyrave postare ofrohet shërbimi i arkëtimit të Taksave Vendore për llogari të Bashkisë Vlorë. Për shuma deri në 20,000 lekë komisioni është 100 lekë dhe mbi 20,000 është 0.5% e shumës së arkëtuar.
Arketimi i detyrimeve të Kopshte – Çerdheve
Pranë Postës Shqiptare ofrohet shërbimi i arkëtimit të detyrimit të qendrimit të fëmijëve në kopshte e çerdhe, për llogari të Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve.
- Komisioni i aplikuar për klientin është 50 lekë.
Arkëtimi i Tarifave Shkollore
Prane Postës Shqiptare ofrohet shërbimi i arkëtimit të faturave të tarifave të shkollimit dhe detyrimeve të tjera për llogari të Universiteteve.
- Komisioni i aplikuar për klientin është 50 lekë për shuma deri në 5,000 lekë dhe 100 lekë për shuma mbi 5,000 lekë.
Dëshmi Penaliteti
Pranë zyrave postare ofrohet shërbimi i aplikimit dhe arkëtimit të vlerave për pullën gjyqësore për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për Çertifikatat e Gjendjes Gjyqësore.
- Komisioni i aplikuar per klientin është 50 lekë.
Legalizimi i dokumentave në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme
Pranë zyrave postare ofrohet shërbimi i arkëtimit të vlerave për pullën konsullore për legalizim të dokumentave në zyrën Konsullore të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
- Komisioni i aplikuar për klientin është 50 lekë.
Arkëtimi për aplikim në Arkivën e Shtetit
Pranë zyrave postare ofrohet shërbimi i arkëtimit për aplikimet në Drejtorië e Përgjithshme të Arkivës për aplikimet e dokumentave respektive për të dhëna Pronësie dhe Biografike.
- Komisioni i aplikuar për klientin është 100 lekë.
Arkëtimi i faturave për llogari të Urdhri i Psikologut
Pranë zyrave postare ofrohet shërbimi i arkëtimit të faturave për llogari të Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë.
- Komisioni i aplikuar për klientin është 50 lekë për shuma deri 5,000 lekë dhe 100 lekë për shuma mbi 5,000 lekë.
Arkëtimi i Kontributit të Sigurimeve Shoqërore
Pranë zyrave të Postës Shqiptare ofrohet shërbimi i arkëtimit për kontributet vullnetare për Sigurimet Shoqërore nga individë dhe kontributi i bujkut privat për llogari të Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore.
- Komisioni i aplikuar për klientin është 0,5% e shumës së arkëtuar, min 100 lekë max 1,000 lekë.
Arkëtimi i faturave të ZVRPP për shërbimet hipotekore
Pranë zyrave postare ofrohet shërbimi i arkëtimit të faturave për shërbimet Kadastrale për të gjithë zyrat hipotekore. Për përfitimin e këtij shërbimi klienti mund të paraqitet në çdo sportel me faturën për arkëtim dhe të kryejë pagesën për llogari të ASHK-së përkatëse ose të një qyteti tjetër.
- Komisioni i aplikuar për klientin është 100 lekë për arkëtime deri 20,000 lekë, 0.5% e shumës për arkëtime nga 20,000 -200,000 dhe 1,000 lekë për shuma mbi 200,000 lekë.
Arkëtimi i faturave të AKU-së
Pranë zyrave postare të Postës Shqiptare ofrohet shërbimi i arkëtimit të faturave për llogari të Agjensisë Kombëtare të Ushqimit.
- Komisioni i aplikuar për klientin është 0 lekë.