Pensione

Pensionet

(Shërbimi i pagesave të pensioneve dhe përfitimeve të tjera për përfituesit në zonat urbane dhe rurale, sipas fondeve të akorduara nga ISSH. Pensioni i paguhet vetë pensionistit kundrejt paraqitjes së dokumentave personale të identifikimit (letërnjoftim elektronik apo pasaportë biometrike).
Për pensionistët që jetojnë jashtë shtetit në mungesë të dokumentave të vlefshëm identifikues (kartë identiteti apo pasaportë e skaduar) paraqesin në sportelet e postës çertifikatën personale të gjeneruar nga portali e-albania si dhe dokumentat identifikues të lëshuara nga shteti pritës (Leje qëndrimi, pasaportë, apo kartë identiteti e huaj).

  • Pensionet me prokurë

Shërbimi i pagesave të pensioneve bazohet në “Marrëveshjen e bashkëpunimit me Institutin e Sigurimeve Shoqërore Nr. 6092 Prot. të ISSH-së dhe Nr. 1425 Prot. të Posta Shqiptare, Datë 11.07.2023”

  • Kur pensionisti nuk ka mundësi të paraqitet vetë në Zyrën Postare për të tërhequr pensionin, ka të drejtë të autorizojë një person tjetër me prokurë/autorizim.
  • Personi i autorizuar me prokurë për tërheqjen e pensionit të të përfaqësuarit paraqet në zyrat postare këto dokumenta:

    • Prokurën e përfaqësimit e përpiluar me akt noterial e cila ka afat vlefshmërie 3 vite;
    • Dokument identifikimi (letërnjoftim elektronik ose pasaportë biometrike);
      Çertifikatë personale e pensionistit, e gjeneruar nga portali (e-albania), e cila rinovohet çdo 6 muaj dhe administrohet në dosjen e prokurës;
    • Deklaratë për konfirmimin e të qenit në jetë të pensionistit me qëllim vijimësinë e pagesës së pensionit, e cila rinovohet çdo 6 muaj dhe administrohet në dosjen e prokurës. Deklarata paraqitet në rastet kur prokura është e hartuar me akt noterial, sipas modelit bashkëlidhur kësaj marrëveshje;
  • Prokurat jashtë territorit shqiptar duhet të jenë të hartuara me akt noterial ose pranë strukturave ligjore të cilat kanë autoritetin e hartimit dhe vërtetimit të tyre. Legalizimi / Apostilimi është i detyrueshëm për të gjitha prokurat e lëshuara nga administrata e një shteti tjetër. Një prokurë që vjen nga jashtë Shqiperisë është e vlefshme ligjërisht kur:

Është e legalizuar me Vulën Apostile nga strukturat autoritare përkatëse për të kryer këtë veprim juridik, sipas shteteve.
Është e hartuar dhe e legalizuar nga Përfaqësitë Diplomatike Shqiptare Konsullore në shtetet e huaja, të cilat e bëjnë dokumentin njësoj të vlefshëm si një dokument i hartuar brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

  • Pensionet në Familje
  • Transferimi i Pensionit

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X