Projekte dhe Bashkëpunime Ndërkombëtare

  • ANËTARËSIMET

Posta Shqiptare si një operator i caktuar aderon dhe është pjesë e disa institucioneve ndërkombëtare. Ato janë :

  • UPU –  Unioni i Përbotshëm Postar

Themeluar në 1874, Unioni i Përbotshëm Postar (UPU), me selinë e tij në kryeqytetin zvicerian Bern, është organizata e dytë më e vjetër ndërkombëtare në të gjithë botën.

Posta Shqiptare është anëtare e UPU që prej 01.03.1922. UPU ka 192 vende anëtare.  Çdo vend anëtar i Kombeve të Bashkuara mund të bëhet anëtar i UPU.

  • PostEurop

PostEurop u formua në 1993 për të përfaqësuar interesin e operatorëve postarë kombëtarë ndaj qeverive ose autoriteteve rregullatore kombëtare përgjegjëse për politikat e sektorit postar.

Posta Shqiptare është një nga 26 anëtarët themelues të PostEurop. PostEurop u siguron Anëtarëve ndërlidhje, iniciativa të përbashkëta zhvillimore dhe mundësi për të ndarë praktikat më të mira. Ajo ka 52 anëtarë, operatorë të caktuar të vendeve të Evropës, që janë edhe anëtare të UPU.

  • Pumed

Bashkimi Postar për Mesdheun (PUMed) u krijua në Romë, më 15 Mars 2011 nga 14 Operatorë Postarë në të gjithë Rajonin Mesdhetar dhe vepron nën kujdesin e Unionit Postar Universal (UPU). Sot, PUMed numëron 23 anëtarë. Posta Shqiptare u bë anëtare  e PUMed në nëntor 2018.

  • Eurogiro

Eurogiro është një komunitet finanaciar. Anëtarët janë ofruesit e shërbimeve, postat, bankat dhe institucionet e pagesave. Zgjidhjet që ky komunitet ofron janë kryesisht në tregun e pagesave me vlerë të ulët nëpmjet qasjes në rrjetin elektronik. Posta Shqiptare është anëtare që prej vitit 2006.

  • PRIME 

Prime është nën varësinë e IPC dhe Posta Shqiptare eshte anëtare e tij. Ajo ka me Prime marrëveshje gjurmimi  të objekteve në 2016.

  • PROJEKTET

Posta Shqiptare aplikoi dhe fitoi me projektin “Shko Gjelbër me një flotë të  modernizuar dhe ekologjike”  në  Fondin e Cilësisë  se Shërbimit (QSF) pranë  Bashkimit  Postar Universal, projekt  i cili u miratua në mesin e vitit 2019 dhe tashmë flotws sw Postws Shqiptare I janë shtuar 12 automjete ekologjike.

  • TRAJNIMET

Trajnimet e ofruara nga institucionet e lartpërmendura janë seminaret e ndryshme që organizojnë ato gjatë vitit. Ato përfshijnë mbledhjet e grupeve të punës, forumet e ndryshme, takime rajonale, seminare të organizuara rajonalisht nga institucionet e lartpërmendura me burimet e tyre financiare dhe në disa raste me fonde të BE dhe donatorëve të tjerë.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X