Vizitoni Galerinë Tonë
“Pulla postare është simbol i identitetit, historisë, traditës dhe zhvillimit të një vendi”
Posta Shqiptare është korporata e parë shqiptare e krijuar më 5 dhjetor 1912, vetëm disa ditë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Ndërsa, pulla e parë postare shqiptare u emetua më 5 maj dhe me emetimin e saj u konsolidua shërbimi postar shqiptar.
Për rëndësinë dhe vlerën e paçmuar që mbart pulla shqiptare për historinë e Shqipërisë, për herë të parë Posta Shqiptare ka ngritur një hapësirë të dedikuar për ekspozimin e pullave postare të emetuara ndër vite dhe të objekteve të vjetra autentike të Postës Shqiptare.
Si një aset të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore shqiptare, këtë pasuri të veçantë kombëtare jemi zotuar që t’jua kalojmë gjeneratave të reja, të cilat i mirëpresim çdo ditë të shikojnë nga afër pullat dhe objektet e ekspozuara në ambientet tona.
Për të vizituar ambientet e galerisë tone, ju lutemi kryeni aplikimin duke plotësuar fushat më poshtë: