Shërbime të Biznesit
- Kuponat ID, Pasaporta dhe Pasaporta të Përshpejtuara
Në Zyrat e Postës Shqiptare mundësohet shitja e kuponave për aplikimet për:
Karta të Identitetit ID, 1500 lekë.
Pasaporta, 7500 lekë.
Pasaporta të Përshpejtuara.18.000 lekë
Kupona per Leje Qendrimi 5,700 leke
- Rimbushje elektronike
Në zyrat e Postës Shqiptare ofrohet shërbimi i rimbushjeve elektronike dhe aktivizimit të ofertave bazuar në paketat që ofrojnë kompanitë celulare Vodafone dhe One.
- Pagesa e faturave Vodafone
Të gjithë klientët e Vodafone, të cilët kanë numra me kontratë ose paspagesë, mund të kryejnë arkëtimin e detyrimit mujor të faturave pranë zyrave të Posta Shqiptare.
Komisioni i aplikuar për klientin është 0 lekë.
- Abonime Tring
Pranë zyrave të Postës Shqiptare të gjithë klientët mund të kryejnë blerjen apo abonimet lidhur me produktet që ofron Kompania Tring TV.
- Rimbushje Digitalb
Të gjithë klientët mund të kryejnë pranë zyrave të Postës Shqiptare rimbushje dhe përfitim të paketave televizive të platformës Digitalb.
- Digicom
Pranë zyrave postare ofrohet shërbimi i pagesave të faturave të abonimeve të internetit për llogari të kompanisë Digicom.
Komisioni i aplikuar për klientin është 100 lekë.
- Shitje Shtypi
Pranë zyrave postare ofrohet shitja e shtypit të shkruar. Gjithashtu për Institucionet publike dhe jopublike Posta Shqiptare ofron mundësinë e abonimit periodik mbi shtypin e shkruar dhe online.
- Shitje Zarfi
Pranë zyrave të Postës Shqiptare ofrohet shitje e zarfave të përmasave të ndryshme.
- Dekodera Neutron
Pranë zyrave të Postës Shqiptare, mundësohet shitja e dekoderave Neutron DVB –T2, të cilët shërbëjnë për mundësimin e linjës televizive digitale analoge.
- Blerje Online
Të gjithë bizneset, të cilët kryejnë shitje të produkteve të ndryshme online, Posta Shqiptare mundëson shërbimin postar të transportit dhe të arkëtimit të vlerës së produktit ( cash on delivery ) nëpërmjet lidhjes së një kontrate midis paleve
- Pullat e Taksës
Pranë zyrave të Postës Shqiptare, mundësohet shitja e Pullave të Taksës, të cilat shërbejnë për tarifimin e shërbimit noterial.
- Librezat e Energjisë Elektrike dhe të Ujësjellësit
Pranë Postës Shqiptare ofrohet shitja e librezave të Energjisë Elektrike dhe të Ujësjelllësit, të cilët shërbejnë për abonentët e OSHEE –së dhe Ujësjellës Kanalizime.