Paketa e Shërbimeve e-commerce
Në ndihmë të Kompanive dhe Sipërmarrësve të vegjël që kanë zgjedhur të tregtojnë produktet e tyre në internet, Posta Shqiptare ofron paketën e produkteve dhe shërbimeve të krijuar enkas për menaxhimin efikas të tregtisë elektronike e-Commerce.
1. Shërbim ekspres.
- Tërheqje në adresë (Pick up) të objekteve postare nga korrierët tanë.
- Dorëzim brenda ditës të objekteve postare në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan.
- Dorëzim brenda 24 orëve të objekteve postare në qytetet e tjera.
- Dorëzim brenda 48 orëve të objekteve postare në zonat rurale.
- Dorëzim ditën e shtunë të objekteve postare.
2. Gjurmim objekti në kohë reale.
3. Mesazh njoftimi për mbërritjen e objektit në adresë.
4. Cash on delivery (kryerje e pagesës nga blerësi në momentin e dorëzimit të objektit).
5. Shlyerje të detyrimeve për llogari të Biznesit brenda një kohe të shkurtër.
6. Asistencë profesionale në plotësimin e deklaratave doganore të mallrave të destinuara për eksport.
7. Përdorim i platformës së Posta Shqiptare me qëllim reklamimin dhe shitjen e produkteve brenda dhe jashtë vendit.
8. Asistencë profesionale për ndërlidhjen e faqeve të internetit Posta Shqiptare-Biznes.
9. Mundësi magazinimi për sasi të mëdha mallrash.
10. Ambalazhim i objekteve postare.
11. Call center me numra telefoni dhe adresa e-mail të dedikuara për Bizneset.