Mallra të Ndaluara

Lista e mallrave të ndaluara, të rrezikshme dhe të kufizuara për vijimin e postës jashtë Shqiperisë.
Para se të vijoni objektet tuaja me postë, ju lutemi t’i referoheni listës së mallrave të rrezikshme, të ndaluara dhe të kufizuara, në përputhje me rregulloret ndërkombëtare postare dhe të transportit ajror.

Për garantimin e sigurisë së dërgesave, stafit dhe mjeteve të transportit, si dhe për respektimin e legjislacionit në fuqi, ju informojmë se disa artikuj dhe mallra nuk pranohen për tu vijuar, ndërsa të tjerë pranohen vetëm me kushte të veçanta.

 

Grupi 1: Mallra të ndaluara dhe të rrezikshme sipas UPU (Universal Postal Union)
Në përputhje me Artikullin 19 të Konventës së UPU, ndalohet pranimi në rrjetin postar i artikujve që:

· Paraqesin rrezik për shëndetin, sigurinë ose pronën (p.sh. eksplozivë, substanca djegëse, kimikate, gazra).

· Përmbajnë substanca narkotike ose substanca psikotropike të ndaluara.

· Përmbajnë materiale radioaktive, toksike ose infektive.

· Përmbajnë mallra të falsifikuara, pirateri ose sende të ndaluara për import nga vendi i destinacionit.

· Përmbajnë materiale në kundërshtim me ligjet dhe moralin publik.

· Përmbajnë kafshë të gjalla.

Objektet me vlerë që kanë kufizime strikte:

Monedha, kartëmonedha, çeqe të udhëtimit, letra me vlerë, ar, argjend, gurë të çmuar, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë të lartë.
 

Grupi 2: Kufizime dhe ndalime sipas linjave ajrore sipas IATA / ICAO
Për dërgesat që vijohen me transport ajror, aplikohen rregullat strikte të IATA (International Air Transport Association) dhe ICAO (International Civil Aviation Organization), sipas të cilave ndalohen:

· Bateritë e litiumit, power bank-et dhe pajisjet me bateri.

· Lëndë eksplozive (fishekzjarre, municione, kapsolla).

· Gazra të kompresuar, aerosole dhe spërkatës.

· Lëngje dhe substanca shumë të djegshme (bojëra, solventë, parfume me përmbajtje të lartë alkooli).

· Acide, substanca korrozive, oksiduese ose reaktive.

· Substanca toksike, pesticide dhe materiale biologjike të rrezikshme.

· Çdo artikull që mund të rrezikojë sigurinë e fluturimit.

Ju lutemi vini re
· Lista e mësipërme është e ndryshueshme pasi kufizime shtesë mund të aplikohen sipas vendit të destinacionit.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në respektimin e rregullave që garantojnë një shërbim postar të sigurt dhe të besueshëm për të gjithë.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X