Pyetje/Përgjigje
Këto janë pyetjet më të shpeshta që klientët i drejtojnë Sektorit tonë të kujdesit ndaj Klientit.
- Si mund të gjurmoj objektin postar që pres të më vijë nga jashtë në Shqipëri?
Objektin tuaj mund ta gjurmoni online ne ëebsite e Postës Shqiptare, në rubrikën “Gjurmo Objektin” ose në aplikacionin ePosta, nëpërmjet barkodit të gjurmimit. Barkodi i gjurmimit është i përbërë nga 13 karaktere, 2 gërma që tregojnë llojin e shërbimit, 9 numra dhe 2 gërma në fund që tregojnë vendin e origjinës, sipas formatit RYXXXXXXXXXCN.
Në rast se marrësi nuk disponon barkod të objektit, ne rekomandojmë që të na vizitoni në sportelet tona ku shpërndahen objekte postare dhe të interesoheni me emer dhe mbiemër.
- Dëshmitë e penalitetit për dërgesë direkt në Ambasadën Amerikane, a vijohen direkt në ambasadë dhe sa kohë nevojitet?
Aplikimet për dëshmi penaliteti për Ambasadën Amerikane, i tërheq vetë Ambasada Amerikane pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve çdo javë, ditën e premte.
- Si veprohet për objektet postare që kanë vonesë në mbërritje dhe nuk ka përditësim të të dhënave në sistemin e gjurmimit?
Në këtë rast dërguesi duhet të paraqitet fizikisht pranë zyrës postare ku ka postuar objektin për të plotësuar formularin e reklamimit me të dhënat e sakta të marrësit, dërguesi, peshën e objektit, përmbajtjen e objektit, nr. e kontaktit kontakti, si dhe destinacionin.
Nëpërmjet reklamimit Posta Shqiptare nis procesin e hetimit për objektin duke i kërkuar informacion administratës së Postës së destinacionit.
- Përse objekti im është bllokuar nga Dogana Shqiptare, dhe si procedohet për pagesën e tarifës doganore?
Posta Shqiptare, për zhdoganimin e objekteve postare, operon bazuar në VKM 651 “Për Dispozitat e Kodit Doganor” datë 10.11.2017 dhe Udhëzimin nr.2 dt. 15.01.2018 të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Procesi i zhdoganimit kryhet në bazë të këtij Udhëzimi në Modulin e Assycuda, me anë të deklaratës së thjeshtuar.
Si bazë për Vlerën Doganore shërben deklarata doganore që në dokumentat e Postës njihet si formulari CN 22 dhe CN 23, duke i mbledhur me shpenzimet e transportit.
Në rastet kur nuk përshkruhen, i referohemi tabelës së çmimeve referuese në bazë të shkresës nr. 2951/1 dt. 21.03.2014, të miratuar nga Ministria e Transportit, si dhe shtesës së udhëzimit nr. 2 me nr. 5139/1 prot. datë 01.03.2019.
Me përdorimin e Modulit CDS( Custom Declaration System), nuk merret më vlera referuese, por vlera e transportit në sistem që tani vjen online ose vendoset tek pulla mbi pako.
Si shembull:
- Vlera doganore = vlera e blerjes + vlera e transportit.
Objekti mund të bllokohet nga dogana:
- Vlera e deklaruar e objektit e kalon shumën 22 euro, atëherë duhe të paguahet tarifë doganore në masën 22.4 -38% të vlerës së deklaruar.
- Për kontroll fizik.
Pas kryerjes së pagesës së tarifës doganore, objekti vijohet normalisht në zyrë postare për tërheqje.
Për çdo paqartësi, mos hezitoni të na kontaktoni në adresat tona të kontaktit.