Flota Ekologjike "Shko Gjelbër"

Posta Shqiptare Sh.A. e ka Përgjegjësinë Sociale Korporative një nga shtyllat kryesore të misionit të saj, duke u fokusuar veçanërisht në mbrojtjen e mjedisit. Në përputhje me strategjitë e Unionit Postar të Përbotshëm (UPU) dhe Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së deri në vitin 2030, Posta Shqiptare ka ndërmarrë projektin “Shko Gjelbër me një flotë të modernizuar dhe ekologjike”.

Qëllimi i projektit është reduktimi i ndotjes mjedisore dhe i emetimeve të dioksidit të karbonit, përmirësimi i shëndetit publik dhe rritja e cilësisë së shërbimeve postare, përmes përdorimit të automjeteve ekologjike dhe 100% elektrike. Projekti synon gjithashtu rinovimin e 20% të flotës ekzistuese, duke ulur kostot e karburantit dhe mirëmbajtjes.

Projekti u miratua nga Fondi i Cilësisë së Shërbimeve pranë UPU-së me kodin QSFALB1803 dhe u implementua në katër filiale kryesore. Në kuadër të tij, flota e Postës Shqiptare u fuqizua me 12 furgonë ekologjikë (7 ekologjikë dhe 5 plotësisht elektrikë) si dhe 6 stacione karikimi, të shpërndara në filialet e Qendrës Tranzite, Tiranës, Durrësit dhe Vlorës.

Rezultatet tregojnë përmirësim të ndjeshëm të standardeve të shërbimit postar në cilësi, shpejtësi, siguri dhe besueshmëri, si dhe ulje të ndikimit negativ në mjedis, duke kontribuar në një komunitet më të shëndetshëm dhe më të qëndrueshëm.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X