Përgjegjësia Sociale e Korporatës (CSR)

Posta Shqiptare e konsideron Përgjegjësinë Sociale të Korporatës (CSR) një dimension kyç të qeverisjes moderne dhe të përgjegjësisë së zgjeruar sociale. Ky angazhim pasqyrohet në hartimin e strategjisë së përgjegjësisë sociale, zbatimin e programeve ndërkombëtare si "Paketa e Gjelbër" e Unionit Postar Universal (UPU) për uljen e emetimeve të gazrave, si dhe në fokusin te burimet njerëzore, komuniteti, mjedisi dhe etika korporative.

Në këtë kuadër, korporata ka ndërmarrë një sërë nismash ndërgjegjësuese, edukative dhe mjedisore, ka promovuar vlera të etikës, rëndësisë së shëndetit dhe diversitetit në mjedisin e punës dhe ka kontribuar në projekte të tranzicionit të gjelbër, duke orientuar institucionin drejt objektivave klimatike, një flote ekologjike dhe përdorimit të materialeve të qëndrueshme.

Këto iniciativa, të shoqëruara me fushata të strukturuara komunikimi, kanë ndihmuar në rritjen e reputacionit të korporatës dhe në krijimin e një narrative të qartë mbi Postën Shqiptare si një institucion të përgjegjshëm dhe inovativ, me mision për t’i shërbyer publikut me cilësi dhe devotshmëri.

Projekte të Posta Shqiptare:

Posta Shqiptare është një institucion aktiv dhe inovativ, i angazhuar në projekte të rëndësishme që përmirësojnë shërbimet dhe mbrojnë mjedisin. Këto projekte, shpesh të mbështetura nga partnerë ndërkombëtarë si Unioni Postar Universal (UPU), fokusohen në modernizimin e flotës me mjete elektrike, përmirësimin e sistemeve teknologjike për gjurmimin e dërgesave dhe rritjen e sigurisë e cilësisë së shërbimeve, si dhe në matjen dhe uljen e gjurmës së karbonit, duke kontribuar në një të ardhme më të gjelbër. Posta Shqiptare ka marrë edhe certifikimin “Gold+” për standardet S58 dhe S59, çka dëshmon maturi operacionale, konfirmon angazhimin ndaj cilësisë dhe sigurisë në shërbimet postare, rrit besueshmërinë tek partnerët ndërkombëtarë, autoritetet rregullatore dhe klientët, dhe përforcon pozicionin e saj si operator që zbaton standarde të avancuara globale. Këto iniciativa tregojnë përkushtimin e Postës Shqiptare për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme, duke qenë njëkohësisht një aktor i përgjegjshëm social dhe mjedisor.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X