Ankimim/Reklamim

Për ndjekjen e rrugëtimit të një objekti postar dërguesi ka të drejtë të bëjë ankimim, brenda 3 muajve për shërbimin e brendshëm postar dhe brenda  6 muajve për shërbimin ndërkombëtar, nga data e postimit për mosmbërritje në destinacion të objektit.

Të gjithë klientët përdorues të shërbimeve postare kanë të drejtë të paraqesin ankimim menjëherë pas pranimit të objektit postar të regjstruar ose siguruar, jo më vonë se 30 ditë nga dita e pranimit të objektit postar të regjistruar.

Përgjigjet për ankimimet kthehen brenda 15 ditëve për dorëzimin e një objekti të brendshëm postar dhe brenda 2 muajve për dorëzimin e një objekti ndërkombëtar.  Ankimimet për objektet postare që dërgohen jashtë shtetit bëhen pa pagesë dhe klienti duhet të plotësojë formularin e ankimimit në zyrën postare ku ka kryer shërbimin.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X