Politikat e Privatësisë
I nderuar vizitor,
Ju bëjmë me dije se, me qëllim për t’ju ofruar një shërbim sa më të mirë, të shpejtë dhe sipas kërkesave tuaja, Posta Shqiptare sh.a, ka krijuar disa forma aplikimi, ku disa nga fushat e faqes së Web-it të Postës Shqiptare si psh. Kërkesa online për Aplikim për Shërbime Postare, apo ankesat e klientëve kërkojnë nga përdoruesi që të plotësojë formën e aplikimit online duke vendosur në këtë mënyrë, edhe disa nga të dhënat e tij personale.
Të dhënat do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga Posta Shqiptare në përputhjë të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar. Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.
Posta Shqiptare sh.a thekson se dhënia e të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme dhe është në dëshirën e çdo subjekti për të dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar dhe për të vijuar me tej me aplikimin për qëllimin për të cilën ajo kërkohet (psh: aplikim për punë, aplikim për shërbime postare, aplikim i ankesës online).
Në këtë kuadër, Posta Shqiptare dëshiron të vërë në vëmendje të çdo përdoruesi pasi informacioni ka mbërritur në Web serverin e Postës, kjo e fundit implementon një sistem sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e metejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar. Në përdorim masat e duhura të sigurisë për të mbrojtur të dhënat nën kontrollin tonë kundër manipulimit, humbjes, shkatërrimit, aksesin e personave të paautorizuar dhe zbulimin e paautorizuar. Procedurat tona të sigurisë përmirësohen vazhdimisht duke vënë në funksionim teknologji të reja.
Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë duke deklaruar se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të gjithë informacionin e kërkuar. Gjithashtu, me plotësimin e aplikimit online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë për përdorim nga ana e Postës sipas deklaratës së privatësisë mbi të cilin klienti jep pëlqimin e tij në rastin e aplikimit apo për qëllimin për të cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale dhe/ose për njoftime promocionale me mjete të ndryshme komunikimi në rast se subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij online (rasti i aplikimeve online për shërbime postare).
Dëshirojme të qartësojme të gjithë subjektet e të dhënave, se informacioni i dhënë prej jush do të përpunohet nga ana jonë sipas qëllimit te përcaktuar, apo pëlqimit të klientit, apo përcaktimeve të legjislacionit shqiptar. Këto të dhëna nuk i transmetohen palëve të treta të paautorizuara pa pëlqimin e klientit, sipas kuadrit të legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale.
Në çdo moment, pasi përdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar në fushat specifike, këtij të fundit i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë Postës Shqiptare , të aksesojë këto të dhëna si dhe të kërkojë korrigjimin e tyre. Ruajtja, trajtimi dhe përpunimi i këtyre të dhënave bëhet në përputhje me ligjin nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. Politika jonë e privatësisë mund të ndryshojë në të ardhmen.
Megjithatë në asnjë rast nuk do të mund të kufizohen të drejtat e garantuara nga ligji nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.