Kujdesi ndaj Klientit
Të nderuar klientë,
Ju informojmë se përpunimi i të dhënave tuaja personale do të bëhet nga ana e Postës Shqiptare sh.a, në përputhje me ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar me ligjin Nr.48/2012, i ndryshuar me ligjin Nr.120/2014 “Për Mbrojtjen e të dhënave Personale”, duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtën e ruajtjes së jetës private.
Secili prej jush ka të drejtë që në përputhje me nenin 12, “E drejta për akses”, të ligjit Nr. 9887 datë 10.03.2008, i ndryshuar, të ketë akses në të dhënat e tij personale nëpërmjet një kërkese me shkrim drejtuar Shoqërisë Posta Shqiptare sh.a.
Bazuar në kërkesat e nenit 19 “Detyrimi për korrigjim ose fshirje”, të ligjit Nr. 9887 datë 10.03.2008, i ndryshuar, Posta Shqiptare gjen rastin t’ju informojë se, në çdo moment që ju do të haseni me një informacion jo korrekt apo të pavërtetë lidhur me të dhënat tuaja personale, mund të kërkoni korrigjimin ose fshirjen e tyre.