Posta Shqiptare drejt krijimit të “Muzeut” të saj. Hapet për nxënësit dhe të rinjtë hapësira e dedikuar ekspozimit të filatelisë dhe historisë gati 110 vjeçare të Postës Shiptare.
5 Nëntor 2021 - Nxënësit e klasave të teta dhe të nënta të shkollës 9- vjeçare “Jeronim De Rada”, ishin këtë të premte vizitorët e parë të hapësirës të dedikuar të Postës Shqiptare për ekspozimin e objekteve të vjetëra postare, pullës dhe objekteve filatelike që nga periudha e ndërtimit të shtetit shqiptar, me shpalljen e Pavarësisë e deri në ditët e sotme.
Gjatë vizitës së tyre, nxënësit, u takuan edhe me Administratorin e Postës Shqiptare, z. Ervin Bushati, i cili duke i falenderuar për pjesmarrjen u shpreh se brezat e rinj tani kanë mundësi të njihen me një anë tjetër të historisë siç është pulla postare, filatelia dhe Posta Shqiptare.
“Ky është hapi ynë i parë drejt aspiratës për krijimin e “Muzeut të Postës Shqiptare” i cili mëton të shërbej si një hapësirë e dedikuar ndaj vlerave kulturore dhe historike që i shërben pasurimit dhe ruajtjes së identitetit dhe historisë gati 110 vjeçare shtetëformuse të vendit, ardhur përmes dëshmisë së pullës postare dhe filatelisë shqiptare”, - tha z. Bushati.
Nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada” shoqëroheshin nga mësuesja e tyre e historisë, znj. Jonida Vrapi, e cila u shpreh mjaft entuziaste për këtë vizitë. “Sot ishtë një ditë shumë interesante. Unë bashkë më nxënësit e mi vizituam ambientet e Postës Shqiptare, në të cilën është rezervuar një hapësirë shumë e këndshme mbi të gjithë historikun e Postës Shqiptare, por gjithashtu, më e rëndësishme, mbi pullën postare. Nxënësit u argëtuan dhe morën informacione që nuk i dinin deri tani,”- u shpreh mësuese Jonida.
Gjithashtu, edhe nxënësit ishin mjaft të lumtur për këtë vizitë të tyren në ambientet dedikuar ekspozimit të pullës shqiptare dhe filatelisë. “Vizita mu duk shumë interesante, sepse mora informacione që nuk i dija, pashë edhe dokumentarin e pullës postare dhe ishte shumë shumë interesant. Ishtë një vizitë nga e cila mbeta e mahnitur” , - u shpreh Kristel.
Ndërkaq, Luis, një tjetër nxënës u shpreh se “Dy ngjarje mu dukën shumë interesante, pulla postare dedikuar vizitës së Xhorxh Bush në Shqipëri, në 10 qershor 2007 dhe letra e falenderimit që ai i ka kushtuar Shqipërisë, sepse ishte vendi i parë ku ai kishte shkuar dhe i kishin dedikuar një pullë.”
Në këtë fazë të parë, hapësira e dedikuar ekspozimit të objekteve filatelike dhe postare do të jetë e hapur për nxënësit e shkollave, të rinjtë dhe organizatat e ndryshme apo individë të organizuar në grupe të vogla duke aplikuar pranë faqes së webit të Posta Shqiptare.
Posta Shqiptare është korporata më e vjetër e cila vitin e ardhshëm plotëson plot 110 vite përvojë në treg që prej krjimit të saj. Pulla postare në autenticitein e saj, i jep këtij institucioni edhe vlerën e një aseti kombëtar përmes historisë dhe trashëgimisë kulturore që sjell filatelia në aspektin e kontekstit, historik dhe social-kulturor për vendin.