Home > Media > njoftime

POSTA SHQIPTARE NJOFTON SHPËRNDARJEN E SHPËRBLIMIT TË PENSIONISTËVE PËR FUNDVITIN

Në këtë prag festash jemi të lumtur, t’ju vijmë sadopak në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë për të kaluar festa të gëzuara të cilët bonusin e shpërblimit të fundvitit ftohen ta tërheqin pranë zyrave tona.

Posta Shqiptare Sh.A., duke filluar nga dita e enjte (dje), datë 16 Dhjetor 2021, ka nisur shpërndarjen e shpërblimit të festave të fundvitit për pensionistët dhe kategoritë në nevojë.

Qeveria Shqiptare ka akorduar një fond prej afro 40 milion dollarësh si bonus për festat e këtij fundiviti nga ku përfitojnë rreth 668 mijë pensionistë dhe të gjitha kategoritë e individëve që trajtohen me ndihmë ekonomike apo pagesë të aftësisë së kufizuar.

Në të gjithë vendin, Zyrat Postare ku shpërndahen pensionet kanë nisur angazhimin e tyre maksimal, duke e organizuar aktivitetin e tyre të punës në oraret 07:30 - 17:00. Ato do të ofrojnë shërbim edhe ditën e shtunë (datë 18 Dhjetor) dhe në datën 27 Dhjetor (ditë pushimi), për të gjithë ata pensionistë që duan të tërheqin shpërblimin e përfituar.

Së bashku me Institutin e Sigurimeve Shoqërore (ISSH), për të evituar radhë dhe problematika në shpërndarjen e pensioneve është hartuar një grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen deri në fund të muajit dhjetor.

Ndaj i lutemi qytetarëve përfitues të respektojnë rigorozisht këtë grafik me qëllim të evitojmë bllokimin e punës në zyrat postare dhe masat anti-Covid, si pasoj e flukseve të panevojshme.

Ndërsa, për pensionistët të cilët e marrin pensionin me shërbimin në adresë, shpërblimi do t’ju shkojë në shtëpi së bashku me pagesën e muajit, ku brenda zarfit do të jetë vlera monetare e pensionit, shpërblimi i fundvitit dhe mandati i pagesës së shpërblimit.

Të gjithë pensionistët që nuk do të mund ta tërheqin këtë shpërblim deri në fund të muajit dhjetor, do të mund ta marrin atë bashkë me tërheqjen e pensionit në muajin janar e në vazhdim gjatë vitit 2022.

Posta Shqiptare i uron të gjithë pensionistëve të vendit Gëzuar Festat e Fundvitit!

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X