Administratorja e Postës Shqiptare, Anisa Kaltanji shpërndan çertifikata mirënjohje për praktikantët
Ditën e sotme në ambientet e Posta Shqiptare Sh.A u mbajt aktiviteti në praninë e Administratores, znj.Anisa Kaltanji, e cila shpërndau çertifitatat e mirënjohjes për studentë të cilët zhvilluan praktikën e tyre të punës pranë këtij institucioni.
Në fjalën e saj administratorja e Postës Shqiptare, znj.Kaltanji, falenderoi studentët të cilët ushtruan praktikën dhe që tashmë janë gati për tregun e punës:
‘Faleminderit të gjithë ju që zgjodhet institucionin e Postës Shqiptare për të kryer praktikën e punës. Uroj që kjo të jetë një pikënisje për karrierën tuaj të mëtejshme. Suksese për të gjithë ju.’- theksoi në fjalën e saj administratorja e Postës Shqiptare.
Në total ishin 15 praktikantë të cilët për tre muaj me rradhë u pozicionuan në filialet e Postës Shqiptare dhe që sot janë gati për tregun e punës.
Posta Shqiptare Sh.A aplikon këtë praktikë me studentët që prej vitit 2019.