Njohja e punonjësve të Filialit të Postës Tiranë me projektin GMS WORLD
Në datën 04.08.2022, në ambientet e Posta Shqiptare Sh.A., u zhvillua trajnimi nën drejtimin e znj.Ermira Shtylla, Përgjegjëse e Sektorit të Standardeve të Cilësisë së Shërbimit Universal Postar.
Tematikat e relatuara kishin në fokus njohjen e punonjësve të Filialit të Postës Tiranë me projektin GMS WORLD, procedurat dhe udhëzimet për realizimin e shkëmbimit të testeve të jashtme ndërmjet penalistëve të operatorëve postarë, të cilët do të shërbejnë për matjen e cilësisë së shërbimit universal postar ndërkombëtar dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj klientit.