Home > Media > njoftime

NJOFTIM

“STRATEGJIA DHE ZHVILLIMI I FUSHATËS ONLINE NË RRJETET SOCIALE TË POSTA SHQIPTARE DHE APLIKACIONET GOOGLE SEO, SEM”

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1195 datë 05.08.2008 (pika ç) “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për transmetim nga operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar dhe për kontratat, për kohë transmetimi, nga organet e administratës shtetërore”, Posta Shqiptare sh.a. Ju fton të paraqisni ofertën tuaj realizimin e blerjes së shërbimit të parashikuar në programin ekonomik 2023 me objekt: “Strategjia dhe zhvillimi i fushatës online në rrjetet sociale të Posta Shqiptare dhe Aplikacionet Google SEO, SEM”.

Fondi Limit: 1,495.000 (një milion e katërqind e nëntëdhjetë e pesë mijë ) lekë pa T.V.SH.

Operatori duhet të plotësojë kriteret si më poshtë vijon;

Kriteret e përgjithshme për kualifikim:

Përcaktohen kriteret e kualifikimit si vijojnë:

Për të provuar kapacitetin ligjor, Kandidati duhet të dorëzojë:

1. Ofertuesi duhet të vërtetojë se:

a)  Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”.

b)   nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv)

c)   nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 76 të LPP,

ç) nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, për vepra që lidhen  me veprimtarinë profesionale.

d) ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi.

Edhe Ofertuesi i huaj duhet të deklarojë se i plotëson të gjitha kërkesat e renditura më sipër nëpërmjet paraqitjes së një vetëdeklarate me shkrim.

Nëse gjuha e përdorur në procedurë është gjuha shqipe, atëherë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të shoqërohen me një përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe.

Në rastet e bashkimit të operatorëve ekonomikë, çdo anëtar i grupit duhet të dorëzojë vetëdeklaratën e lartpërmendur.

Kriteret e Përgjithshme për Pranim, nuk duhet të ndryshohen nga autoritetet kontraktore. Këto kritere duhet të vërtetohen përmes dokumentave të lëshuar, jo më parë se tre muaj nga dita e hapjes së ofertës.

Në çdo rast, autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik si më sipër.

Veç kësaj, nëse oferta dorëzohet nga një bashkim operatorësh ekonomikë, duhet të dorëzohen:

a.     Marrëveshja e noterizuar sipas së cilës  bashkimi i operatorëve ekonomikë është krijuar zyrtarisht;

b.   Prokura e posaçme.

2. Kriteret e Veçanta të Kualifikimit

2.1 Operatori ekonomik duhet të dorëzojë:

a. Formulari i Ofertës;

b. Sigurimi i ofertës, në masën 2% e vlerës së përllogaritur të kontratës është 29,900 (njëzet e nëntë mijë e nëntë qind) lekë pa tvsh;

c. Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike;

ç. Deklaratë mbi Konfliktin e Interesit;

e.Vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.

2.2 Kushte specifike

2.2.1 Operatori Ekonomik ofertues duhet të vërtetoje që ka realizuar Shërbime të ngjashme të kryera gjatë tre viteve të fundit, me vlerë jo më pak se 30% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet.

Autoriteti kontraktor si dëshmi për përvojën e mëparshme kërkon vërtetime të lëshuara nga një ent publik ose faturave tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe shërbimet e realizuara. Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen vetëm fatura tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe shërbimet e realizuara.

2.2.2 Operatori Ekonomik duhet të paraqesë vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve që për periudhën Qershor – Gusht 2023, të ketë të siguruar jo më pak se 2 (dy) punonjës. Kompania duhet të ketë punonjës me formimin e duhur për menaxhimin e rrjeteve sociale, optimizimin e websiteve Seo/Sem, si dhe të kenë njohuri mbi grafik dizajn, ku të njohin një nga programet e dizenjimit Canva, Photoshop etj, vërtetuar me dokumentat përkatëse.

Shënim: Nuk është kusht për skualifikim nëse e njëjti punonjës disponon të dyja kualifikimet e mësipërme.

Kjo procedurë do të kryhet mbi bazën e VKM-së Nr.1195, datë 05/08/2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për transmetim nga operatorët radioteleveizive ose botim në median e shkruar dhe për kontrata, për kohë transmetimi, nga organet e Administratës Shtetërore”.

2.3  Kriteri i vlerësimit

Oferta me çmimin më të ulët do të shpallet fituese.

2.4 Afati i zbatimit të kontratës:

1.  Zbatimi i kontratës do të fillojë mbas miratimit të strategjisë së marketingut për zhvillimin e fushatës online në aplikacionet Google Ads, SEO, SEM  dhe në rrjetet sociale të Postës Shqiptare, në facebook dhe instagram.

Kohëzgjatja e fushatës  do të jetë 6 muaj, e ndarë me etapa sipas periudhës së fluksit të ofrimit të shërbimeve që do të promovohen.  Kohëzgjatja e secilës etapë do të përcaktohet pas nënshkrimit të kontratës.

2.Kompania do të hartojë paraprakisht strategjinë e promovimit duke evidentuar elementët e sipërkërkuara dhe realizimin e pritshmërive, si  dhe do ta paraqesë ditën e vlerësimit të operatorit fitues.

3. Kryerja e shërbimeve do të bëhet në përputhje me specifikimet teknike të dhëna në Dokumentat e Tenderit.

2.5 Afati përfundimtar për paraqitjen e ofertave do të jetë data 28/09/2023 ora 10:00.

Ofertat do të jenë të mbyllura në zarf, të vulosura dhe të dorëzohen nga përfaqësuesit e shoqërive zyrtarisht pranë Postës Shqiptare sh.a. brenda afatit të përcaktuar.

Ofertat e dorëzuara mbas orës 10:00 të datës 28/09/2023 do të refuzohen.

2.6 Ofertuesi duhet të dorëzojë ofertën e tij sipas Formularit të Ofertës, Deklaratë mbi përmbushjen e Specifikimeve Teknike, Deklaratë mbi konfliktin e interesit dhe Deklaratë mbi gjëndjen gjyqësore, mos dorëzimi i deklaratave të mësipërme përbën shkak për skualifikim.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X