Home > Media > njoftime

Njoftim marrje ambienti me qera zyra postare 27

Njoftim

 

Filiali i Postës sh.a Tiranë kërkon të marrë me qira një ambient të përshtatshëm, për zyrë postare, në zonën e “Rrugës së Durrësit” , Tiranë, ku të mund të ushtrojë veprimtarinë e tij, për të ofruar një shërbim sa më efikas për klientët e saj.

Kushtet kryesore për ambientin që kërkohet të merren me qira janë:

§  Sipërfaqja e ambientit të jetë 25-75 m2,

§  Ambienti të jetë në rrugën kryesore (për një reklamim sa më të dukshëm), në katin e parë, duhet të ketë akses në rrugët kryesore urbane, interurbane si dhe të ketë akses transporti publik,

§  Ambienti duhet të jetë me ndriçim, aspirim, kondicionim,survejim 24 orësh me kamera si dhe të ketë parkim për klientët dhe blindet e vlerave monetare,

§  Banaqe, mobilime si dhe materiale e pajisje të tjera që do të nevojiten, do të vendosen nga qiradhënësi sipas standarteve për funksionimin e një zyre postare në përputhje me kërkesat e qiramarrësit.

§  Ambienti të ketë akses për persona me aftësi ndryshe.

§  Kriteri i cili do të vlerësojë ofertën e paraqitur do të jetë çmimi më i ulët për m2 në përshtatje dhe me kriteret e tjera te kërkuara,

§  Personi që posedon pronësinë e këtij ambienti të jetë i pajisur me dokumentacion të rregullt si: Çertifikatë pronësie apo çdo dokumentacion tjetër që vërteton pronësinë e tij mbi ambientin, objekt qiraje, kontratë OSSHE dhe UKT.

Të interesuarit të paraqiten brënda datës 12.12.2023 në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse pranë Filialit të Postës sh.a Tiranë në adresën: Rruga " Rreshit Çollaku" ose të kontaktojnë në numrin e celularit +355682041305.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X