Prezantohet Drejtoresha e re e Filialit të Postës Shqiptare në Mat
Prezantohet Drejtoresha e re e Filialit të Postës Shqiptare në Mat
Në Filialin e Postës Shqiptare në Mat u prezantua drejtoresha e re, znj. Valbona Dulli, në një takim me pjesëmarrjen e stafit të filialit.
Gjatë prezantimit, Administratori i Postës Shqiptare, z. Etjen Xhafaj, theksoi rëndësinë e vijimit të punës me përkushtim, përgjegjësi dhe angazhim për realizimin e objektivave institucionale dhe përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Me këtë rast, Administratori shprehu gjithashtu mirënjohjen për ish-drejtorin, z. Artan Vani, për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së drejtimit të filialit.









