Shërbim Postar Ekspres i Brendshëm

 

Posta Shqiptare sh.a, krahas shërbimit postar universal, ofron edhe shërbimin e shpejtë postar, brenda qytetit dhe ndërqytetas.

Nëpërmjet këtij shërbimi objekti juaj do të shpërndahet në një afat kohor më të reduktuar, brenda 2  orëve në qyetet dhe brenda 24 orëve ndër qytete, kundrejt një tarife të përcaktuar.

Ky shërbim përdoret për dërgimin e objekteve në institucione të caktuara në Shipëri dhe për dërgim tek klienti individ.

Shërbimi Ekspres që ofrohet brenda vendit në institucione:

  • Legalizim të dokumentave në Ministrinë për Europën dhe Punët e  Jashtme.
  • Pajisje e shtetasve me dokumenta të ndryshme pronësie.
  • Pajisje e shtetasve me çertifikatë të gjendjes gjyqësore.
  • Pajisja e shtetasve me dokumenta  të ndryshme për të dhëna pronësie dhe biografike, të lëshuara nga Arkivi Qendror i Shtetit.
  • Objekte me vlerë të deklaruar.
  • Telegrame me sms.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X