Arkëtime

Arkëtimi i Faturave të Energjisë Elektrike OSHEE

Posta Shqiptare ofron shërbimin e arkëtimit të  faturave të OSHEE, i cili kryhet  nëpërmjet paraqitjes së librezës së OSHEE-së, faturës së energjisë elektrike ose numrin e kontratës dhe instancën përkatëse.

Në të gjitha zyrat postare të  Postës Shqiptare, qytetarët kanë mundësi të paguajnë faturat mujore të energjisë elektrike pavarësisht vendodhjes, detyrimin e prapambetur, si dhe mund të infomohen mbi vlerën dhe kamat-vonesat e gjeneruara nga OSHEE.

  • Komisioni i aplikuar për klientin është 0 lekë.

Arkëtimi i Faturave të Ujësjellës Kanalizime UK

Posta Shqiptare ofron shërbimin e arketimit të faturave të  Ujësjellësit për  qytetarët, nëpërmjet paraqitjes së librezës  së Ujësjellësit, faturës së konsumit të ujit ose numrit të kontratës dhe Bashkisë përkatëse.

Pranë zyrave postare të  Postës Shqiptare qytetarit i ofrohet edhe mundësia e pagesës së faturave për Ujësjellës të tjerë në rrethe, mundësi që e ofron vetëm Posta Shqiptare. Qytetari mund të informohet gjithashtu edhe për vlerën e detyrimit të tij për llogari të Ujësjellësit përkatës.

Aktualisht pranë Postës Shqiptare mund të paguani faturat e Ujësjellësit për:

  • UK Tiranë, Bilisht, Elbasan, Shkodër, Berat – Kuçovë, Gjirokastër, Gramsh, Kavajë, Korçë, Krujë, Laç, Lushnje, Mat, Përmet, Pogradec, Vlorë, Selenicë, Has, Sarandë, nga ku komisioni për klientin është 30 lekë.
  • UK Cërrik, ku komisioni për klientin është 20 lekë.
  • UK Durrës, Shijak, Divjakë, Tepelenë, Fier, Patos, Ballsh, Himarë, Memaliaj, ku komisioni i aplikuar për klientin është 0 lekë.


Arkëtimi i Faturave të Albtelecom

Posta Shqiptare ofron shërbimin e arkëtimit të faturave të Albtelecom për telefon fix dhe internet, mundësinë e  verifikimit të  detyrimit,  si dhe pagesat e muajve të mëparshëm.

  • Komisioni i aplikuar për klientin është 0 lekë.


Arkëtimi i Gjobave të Policisë Rrugore dhe Bashkisë Tiranë

Posta Shqiptare ofron shërbimin e arkëtimit të Gjobave të Policisë së Shtetit dhe Bashkisë Tiranë.  Në zyrat e  Postës Shqiptare, klienti mund të kryejë pagesat e gjobës, të marrë informacion për gjobat e policisë rrugore dhe të Bashkisë Tiranë, si dhe të verifikojë detyrimin e mjetit.

  • Komisioni i aplikuar për klientin është 50 lekë.

Arkëtime të detyrimit Doganor

Posta Shqiptare luan rolin e agjentit doganor për kryerjen e zhdoganimeve të objekteve ndërkombëtare, të cilat  janë objekt i procedurave doganore.

Pranë zyrave postare ose online në aplikacionin e-Posta ofrohet arkëtimi i detyrimit doganor për Blerje Online jashtë vendit.

  • Komisioni për detyrimin doganor për Blerje Online është 500 lekë.

Prane Postes Shqiptare kryhen arkëtimet e detyrimeve doganore (pagesa e TVSH, detyrime të tjera doganore) në zyrat  postare doganore kufitare.

Komisioni për detyrimin doganor është 0.5% e shumës së arkëtuar, min 500 lekë max 3,000 lekë.

Arkëtimi i vlerave monetare gjoba, akciza, parkim, për llogari të degëve Rajonale Doganore.

  • Komisioni për këto detyrime është 0.5% të vlerës min 100 lekë max 1,000 lekë.

Arkëtimet e Tatimeve

Pranë zyrave postare ose online në aplikacionin e-posta ofrohet shërbimi i arkëtimit  të detyrimeve të tatimpaguesve për llogari të Drejtorisë së Tatimeve. Për kryerjen e shërbimit në sportelet tona klienti duhet të jetë i pajisur me dy kopje të dokumentit të “Formulari i deklarimit të pagesës” të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në të cilin gjenden të dhënat dhe shuma e detyrimit tatimor i tatimpaguesit.

  • Komisioni i aplikuar për klientin është 150 lekë.

Arkëtim i Taksave Vendore të Bashkisë

Pranë Postës Shqiptare ofrohet shërbimi i  arkëtimit të Taksave Vendore për llogari të Bashkive. Për kryerjen e shërbimit klienti paraqitet në sportel me faturën për arkëtim të lëshuar nga Bashkia respektive, në të cilën gjendet detyrimi i klientit sipas kodeve.

  • Komisioni i aplikuar për klientin është 0.5% të vlerës min 100 lekë max 1,000 lekë.

Arkëtimi i Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë

Pranë zyrave të Postës Shqiptare ofrohet shërbimi i arkëtimit të Taksave Vendore  për llogari të Bashkisë Tiranë. Pranë sporteleve tona klienti mund të verifikojë gjendjen, shumën dhe të kryejë pagesën respektive.

  • Komisioni i aplikuar për klientin është 0.5% të vlerës min 100 lekë max 1,000 lekë.

Arkëtimi i Taksave Vendore të Bashkisë Vlorë

Pranë zyrave postare ofrohet shërbimi i arkëtimit të  Taksave Vendore për llogari të Bashkisë Vlorë. Për shuma deri në 20,000 lekë komisioni është 100 lekë dhe mbi 20,000 është 0.5% e shumës së arkëtuar.

Arketimi i detyrimeve të  Kopshte – Çerdheve

Pranë Postës Shqiptare ofrohet shërbimi i arkëtimit të detyrimit të qendrimit të fëmijëve në kopshte e çerdhe, për llogari të Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve.

  • Komisioni i aplikuar për klientin është 50 lekë.

Arkëtimi i  Tarifave Shkollore

Prane Postës Shqiptare ofrohet shërbimi i arkëtimit të faturave të tarifave të shkollimit dhe detyrimeve të tjera për llogari të Universiteteve.

  • Komisioni i aplikuar për klientin është 50 lekë për shuma deri në 5,000 lekë dhe 100 lekë për shuma  mbi 5,000 lekë.

Dëshmi Penaliteti

Pranë zyrave postare ofrohet shërbimi i aplikimit dhe arkëtimit të vlerave për pullën gjyqësore për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për Çertifikatat e Gjendjes Gjyqësore.

  • Komisioni i aplikuar per klientin është 50 lekë. 

Legalizimi i dokumentave në  Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme

Pranë zyrave postare ofrohet shërbimi i arkëtimit të vlerave për pullën konsullore për legalizim të dokumentave në zyrën Konsullore të  Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

  • Komisioni i aplikuar për klientin është 50 lekë.

Arkëtimi për aplikim në Arkivën e Shtetit

Pranë zyrave postare ofrohet shërbimi i arkëtimit për aplikimet  në  Drejtorië e Përgjithshme të Arkivës për aplikimet e dokumentave respektive për të dhëna Pronësie dhe Biografike.

  • Komisioni i aplikuar për klientin është 100 lekë.

Arkëtimi i faturave për llogari të Urdhri i Psikologut

Pranë zyrave postare ofrohet shërbimi i arkëtimit të faturave për llogari të Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë.

  • Komisioni i aplikuar për klientin është 50 lekë për shuma deri 5,000 lekë dhe 100 lekë për shuma  mbi 5,000 lekë.

Arkëtimi i Kontributit të Sigurimeve Shoqërore

Pranë zyrave të Postës Shqiptare ofrohet shërbimi i arkëtimit për kontributet vullnetare për Sigurimet Shoqërore nga  individë dhe  kontributi i bujkut privat për llogari të Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore.

  • Komisioni i aplikuar për klientin është 0,5% e shumës së arkëtuar, min 100 lekë max 1,000 lekë.

Arkëtimi i faturave të ZVRPP për shërbimet hipotekore

Pranë zyrave postare ofrohet shërbimi i arkëtimit të faturave për shërbimet Kadastrale  për të gjithë zyrat hipotekore.  Për përfitimin e këtij shërbimi klienti mund të paraqitet në çdo sportel me faturën për arkëtim dhe të kryejë  pagesën për llogari të ASHK-së përkatëse ose të një qyteti tjetër.

  • Komisioni i aplikuar për klientin është 100 lekë për arkëtime deri 20,000 lekë, 0.5% e shumës për arkëtime nga 20,000 -200,000 dhe 1,000 lekë për shuma mbi 200,000 lekë.

Arkëtimi i faturave të AKU-së

Pranë zyrave postare të Postës Shqiptare ofrohet shërbimi i arkëtimit të faturave për llogari të Agjensisë Kombëtare të Ushqimit.

  • Komisioni i aplikuar për klientin është 0 lekë.

 

 

Payment of OSHEE Electricity Bills


Albanian Post offers the service of collecting OSHEE electricity bills. This can be done by presenting your OSHEE booklet, electricity bill, or contract number and corresponding instance.

Customers can pay their monthly electricity bills, regardless of location, including any outstanding payments, and inquire about the bill amount and late fees generated by OSHEE.

The service fee for the customer is 0 ALL.


Payment of Water Utility Bills


Albanian Post also provides the service of collecting water utility bills by presenting your water utility booklet, water consumption bill, or contract number and relevant municipality.

Customers can pay their water utility bills for various regions through Albanian Post offices. Additionally, the service offers the unique ability to pay bills for other regional water companies. Customers can also get information about their water bill obligations.

Participating Regions: Tirana, Bilisht, Elbasan, Shkodër, Berat – Kuçovë, Gjirokastër, Gramsh, Kavajë, Korçë, Krujë, Laç, Lushnje, Mat, Përmet, Pogradec, Vlorë, Selenicë, Has, Sarandë (service fee: 30 ALL).
Cërrik Region: Service fee is 20 ALL.
Durrës, Shijak, Divjakë, Tepelenë, Fier, Patos, Ballsh, Himarë, Memaliaj: No service fee (0 ALL).

Payment of Albtelecom Bills


Albanian Post also offers the service of collecting Albtelecom bills for landline and internet services. Customers can verify their bills and pay past due amounts.

The service fee for the customer is 0 ALL.

 


Payment of Traffic Fines & Municipality Fines (Tirana)


Albanian Post allows customers to pay traffic fines and Tirana municipality fines. Customers can also check their fines and vehicle obligations at our offices.

The service fee for this payment is 50 ALL.


Customs Duties Payment


Albanian Post acts as a customs agent for the clearance of international parcels subject to customs procedures. Customers can pay customs duties for online purchases made abroad either at post offices or through the e-Posta online app.

Customs Duty Commission for Online Purchases: 500 ALL.
Other customs payments (VAT, duties): 0.5% of the amount, minimum 500 ALL, maximum 3,000 ALL.


Payment of Tax Obligations


At Albanian Post offices or through the e-Posta online app, customers can pay tax obligations for the General Tax Directorate. To complete the service, customers must present two copies of the "Payment Declaration Form" issued by the General Tax Directorate.

The service fee for the customer is 150 ALL.


Payment of Local Municipality Taxes


Albanian Post provides the service of collecting local municipality taxes. Customers can visit the office with their tax bill issued by the respective municipality.

The service fee is 0.5% of the amount, minimum 100 ALL, maximum 1,000 ALL.

Tirana Municipality Taxes: Customers can verify and pay their local taxes at our offices. The service fee is the same (0.5% of the amount).
Vlorë Municipality Taxes: For amounts up to 20,000 ALL, the fee is 100 ALL. For amounts over 20,000 ALL, the fee is 0.5% of the amount collected.


Payment of Kindergarten and Nursery Fees


Albanian Post offers the collection of kindergarten and nursery fees for the Children's Economic Development and Education Center.

The service fee for the customer is 50 ALL.


School Fees Payment


Albanian Post also offers the collection of school tuition fees and other obligations for universities.

Fee for amounts up to 5,000 ALL: 50 ALL.
Fee for amounts over 5,000 ALL: 100 ALL.


Judicial Certificate Payments


At Albanian Post offices, customers can apply and pay for judicial stamps for certificates of criminal records on behalf of the General Directorate of Prisons.

The service fee for the customer is 50 ALL.


Document Legalization Payments for the Ministry for Europe and Foreign Affairs


Albanian Post provides the service of collecting payments for consular stamps used in document legalization for the Ministry for Europe and Foreign Affairs.

The service fee for the customer is 50 ALL.


Payments for Applications to the State Archives


Albanian Post offers the service of collecting payments for applications to the General Directorate of Archives for property and biographical records.

The service fee for the customer is 100 ALL.


Payments for the Psychologist Order


Albanian Post provides the service of collecting payments for the Albanian Psychologist Order.

Service fee for amounts up to 5,000 ALL: 50 ALL.
Service fee for amounts over 5,000 ALL: 100 ALL.


Social Security Contributions Payment


Albanian Post collects voluntary social security contributions from individuals and private farmers on behalf of the Regional Social Security Directorates.

The service fee is 0.5% of the amount collected, minimum 100 ALL, maximum 1,000 ALL.


Mortgage Services Fee Payment (ZVRPP)


Albanian Post collects payments for cadastral services across all mortgage offices in Albania. Customers can visit any office with their payment bill and settle their obligation to the respective ASHK or another city.

Service fee for amounts up to 20,000 ALL: 100 ALL.
Service fee for amounts between 20,000 - 200,000 ALL: 0.5%.
Service fee for amounts over 200,000 ALL: 1,000 ALL.

Food Safety Agency Payments
Albanian Post offers the service of collecting payments for the National Food Authority.

The service fee for the customer is 0 ALL.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X