Të gjithë qytetarëve që i’u ka skaduar karta e identitetit
Të gjithë qytetarëve që i’u ka skaduar karta e identitetit, ju rikujtojme se Posta Shqiptare ofron pranë të gjitha sporteleve të saj në rang vendi, shitjen e kuponave per aplikim per karta identiteti.
Për shkak të fluksit të lartë të aplikimeve në këtë periudhë të pazakont, Posta Shqiptare ka marrë të gjitha masat për pajisjen e Zyrave Postare me sasinë e nevojshme për kuponat përkatës.
Ju lutemi qytetarëve të kenë në vëmendje se në rastet kur në ndonjë zyrë postare konstatohet mungesë momentale e kuponave, të paraqiten pranë zyrës më të afërt postare.