Këndi i Biznesit
Në kuadër të reformimit dhe digjitalizimit të saj, kompania Posta shqiptare Sh.a. ka investuar në modernizimin dhe përmirësimin e sistemeve për shërbimet që kryhen në sportelet e saj. Vëmendje të veçantë i është kushtuar lehtësimit të procedurave dhe plotësimit të nevojave e pritshmërive të biznesit, duke ofruar korrektësi, cilësi të lartë dhe tarifa konkuruese në treg.
Të gjithë qytetarët, individët dhe bizneset e regjistruar si tatim pagues mund të paguajnë detyrimet e tatim – taksave dhe pagesat utilitare (faturat e energjisë elektrike, ujit etj) pranë Zyrave Postare të Shërbimit Universal ose online nëpërmjet aplikacionit “E-posta”. Theksojmë se pranë çdo Filiali dhe Degë të Postës Shqiptare, në të gjithë Shqipërinë, kryhet shërbimi financiar i arkëtimit të detyrimeve tatimore për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve nga bizneset e vogla e të mëdha, si dhe profesionet e lira të cilët janë subjekt TVSH-je.
1. Shërbimet të cilat ofrohet nëpërmjet aplikacionit E-posta:
- Arkëtime të Tatimeve
- Energji Elektrike OSHEE
- Ujësjellës – Kanalizime
- Gjobat e Policisë Rrugore
- Gjobat e Policisë Bashkiake Tiranë
2. Shërbime të cilat ofrohen në sportel:
a) Shërbime Financiare
- Arkëtime të tatimeve
- Arkëtime të faturave të Energjisë Elektrike OSHEE
- Arkëtime të faturave te Ujësjellës – Kanalizime
- Arkëtime të faturave Albtelecom
- Arkëtime të Gjobave të Policisë Rrugore
- Arkëtime të Gjobave të Policisë Bashkiake Tiranë
- Arkëtime të detyrimeve Doganore nga Blerjet Online nga jashtë vendit
- Arkëtime të detyrimeve Doganore
- Arkëtime të Kontributit të Sigurimeve Shoqërore
- Arkëtime të faturave të detyrimeve Kadastrale për shërbimet hipotekore
- Arkëtime të taksave të Bashkive
- Arkëtime të faturave të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
- Arkëtime të faturave të kopshte/çerdhe
- Arkëtime të tarifave shkollore
- Arkëtime të faturave Digicom
b) Shërbime Bankare
- Transferta të parave brenda vendit (Cash to Cash)
- Transferta ndërkombëtare të parave (Eurogiro)
- AK-INVESTsh.a. (MoneyGram )
- Iute Credit ( Aplikime për kredi, Disbursim, Arkëtime të kësteve të kredisë )
- Raiffeisen Bank (Depozitim në llogari)
- Bono Thesari
c) Arkëtim këste kredie për llogari të bankave të Nivelit të dytë dhe institucioneve financiare
- ProCredit Bank Sh.a
- Banka Amerikane e Investimeve Sh.a.
- Fondi Besa Sh.a.
- Noa Sh.a.
- Micro Credit Risk
- OTP Bank
- Banka Credins
d) Shërbime nga marrëveshje me Bizneset
- Shitje e shtypit të shkruar
- Shitje të pullave të Taksës
- Shitje të kuponave për karta identiteti, pasaportë
- Blerjet online brenda vendit (ofrimi për subjektet e blerjeve online i shërbimit të transportit dhe arkëtimit të vlerave Cash të objektit në dorëzim).
- Rimbushje elektronike të telefonave celularë ( Vodafone, One, Eagle)
- Arkëtime të faturave të Vodafone
- Rimbushje elektronike Digitalb
e) Shërbime Postare Universale dhe jo Universale
- Shpërndarja e faturave telefonike
- Shpërndarja e faturave të energjisë elektrike
- Fatura uji, bashkie, operator privat
- Shërbimet ekspres i jashtëm EMS
- Shërbimi SEM
- Shërbim ekspres brenda qytetit EBQ
- Shërbim ekspres ndërmjet qyteteve ENQ