Ftesë për aplikim për marrjen pjesë në procedurën që do do të zhvillohet për lidhjen e kontratës kolektive
Në kuadër të nisjes së procedurave për nënshkrimin e kontratës kolektive të punonjësve, Posta Shqiptare fton Organizatat Sindikale të interesuara për aplikim të dërgojnë pranë Protokollit të Drejtorisë së Përgjithshme, dokumentat:
- Kërkesë me shkrim.
- Statutin e Sindikatës.
- Vendimin e Gjykatës lidhur me regjitrimin si person juridik të organizatës.
- Treguesit mbi përfaqësueshmërinë.
Dokumentat e kërkuara duhet t’i dërgoni pranë Zyrës së Protokollit në Drejtorinë e Përgjithshme brenda 14 ditëve, duke nisur nga dita e sotme.