“E-Posta”, rruga e ndryshimit kalon fillimisht nga Posta Shqiptare
Jeta përshpejton hapat e saj gjithnjë e më tepër duke bërë që ne të jemi përherë në kërkim të kohës. Pikërisht për këtë, jo pak herë dështojmë për të qenë në vendin dhe momentin e duhur.
Këtij ritmi të jashtëzakonshëm i duhet dhënë një përgjigje po njëlloj në mënyrë që raporti i dëshirës për të bërë shumë gjëra me mundësitë, të jetë sa më i barabartë.
Edhe pse epoka digjitale dhe rrjetet shoqërore çdo ditë e më shumë tranformojnë qasjen e tyre, përsëri ato thellojnë rolin dominues në jetën tonë duke pasur ndikim në mjaft përvoja të drejtpërdrejta njerëzore.
Ashtu si në shumë sektorë, Posta Shqiptare ngelet flamurtare e punës për të krijuar ndryshime të qëndrueshme në jetën shoqërore.
Shërbimeve të saj i kishte ardhur koha për një transformim të thellë në mënyrë që qytetarët të rikthenin shpresën dhe besimin te ky autoritet i jashtëzakonshëm.
Kjo solli në jetë një evolim të ri nën emrin “e-Posta”.
Po çfarë është kjo përgjigje që Posta Shqiptare i ka dhënë zhvillimeve më të fundit të teknologjisë dhe inovacionit?
e-Posta është një portofol elektronik nëpërmjet të cilit klientët aksesojnë shërbimet e ofruara nga Posta Shqiptare pa qenë kurrëfare nevoja të paraqiten fizikisht në zyra postare.
Me komisionet më të ulëta në treg, ajo është e aksesueshme si një platformë digjitale mobile, nëpërmjet platformave Android dhe IOS, duke thjeshtuar në maksimum kryerjen e pagesave për shërbimet dhe produktet postare.
Tashmë nuk është nevoja për t’u paraqitur fizikisht në sportele, as për të mbajtur rrallë dhe as për të rrezikuar shëndetin. Për përdorimin e këtij aplikacioni është e mjaftueshme vetëm një paraqitje e shkurtër në zyrat postare për ta aktivizuar.
“e-Posta” mundëson akses të thjeshtë, komod dhe të shpejt jo vetëm për klientët ekzistues të Postës Shqiptare, por për të gjithë konsumatorët e tjerë të cilët kanë nevojë për shërbimet dhe produktet që ofrohen në sportelet postare.
Përmes kësaj platforme të re, synohet të tërhiqet një numër i madh klientësh të cilët janë më të prirur për të përdorur kanalet alternative digjitale.
Ky aplikacion i ri është një shërbim online që integron dhe lehtëson shërbimet postare dhe financiare përmes platformës e-Wallet, ku vizioni për të ardhmen është akoma edhe më i madh për të shtuar shërbimet.
Pse e-Posta? E thjeshtë:
- 0 komision për mirëmbajtje llogarie;
- 0 komision për pagesën e OSHEE;
- Kryerje e pagesave për shërbimet utilitare me komisionet më të ulëta në treg;
- Konfirmim në kohë reale i pagesave edhe me e-mail;
- Gjurmimi në kohë reale i pakove postare;
- Lokalizim i zyrave postare;
- Kontroll dhe verifikimi i historikut të veprimeve;
- I aksesueshëm 24 orë në 7 ditë të javës;
- I thjeshtë në vizualitet, funksionalitet dhe përdorim, dhe mbi të gjitha i sigurt.
Nëse epoka Digjitale po kërkonte një përgjigje, atëherë Posta Shqiptare përmes “e-Posta” duket se e ka këtë më së miri.
Koha për shpejtësi, thjeshtësi dhe siguri.
Provo tani Aplikacioni e-Posta: http://onelink.to/bhyra2